Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky’: Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky’: Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas
KronikeLajmi i fundit

Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky’: Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas

Published: September 2, 2024
Shpërndaje

Sipas bisedave në ‘Sky’, aktualisht prova për hetimet e dosjes së Spak-ut në lidhje me  masakrën e Bradasheshit, ku mbetën tre të vrarë, mes tyre Endrit Alibejt, i njohur ndryshe “Tarzani”, banda e Franc Çopjas mbante në vemendje çdo lajm të medias.

Sipas dosjes së SPAK, në një rast, bëhet fjalë që një ushtar i Çopjas, implikon një gazetar, emri i të cilit nuk dihet, por në lidhje të ngushtë me bandat kriminale, se kerkonte 120 mijë Euro, për porositë që do ti jepte vetë Franci, në lidhje me mospublikimin e disa emrave që kishin lidhje me vrasjen

Zbërthimi i bisedave nga SkyECC në dosjen e grupit Çopja, ka nxjerre në pah edhe mënyrën se si vepronte ky grup për të fshehur apo devijuar ngjarje kriminale të kryera prej tyre.

- Publicitet -

Ata orientonin gazetarë të kronikës së zezë, në lidhje me bandat,  për mënyren se si duhet të flisnin dhe për emrat që duhet të përmendnin në daljet e tyre publike, duke afruar edhe shuma të konsiderueshme parash.

Nga një bisede e bërë në platformën SkyECC mes Franc Copjes dhe një personi tjeter, i cili nuk ështe identifikuar ende, ky i fundit informon Franc Çopjen se është takuar me personin e trete ( gazetar) dhe se i ka kërkuar 120.000 euro.

Në dosje thuhet se gazetari, emri i të cilit nuk përmendet, por që del se ka njohje me anëtarët e grupit kriminal, e ka pyetur, se cilët persona nuk duhet të përmendë, për ngjarjen e ndodhur në dhjetor të 2018, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dyranaj, ngjarja e cila sipas prokurorisë është porositur dhe organizuar nga vëllezërit Çopja. 

Dhe Franc Çopja i ka kthyer përgjigje që për këtë ngjarje nuk duhet të përmenden Hajdar Bakon, Talo Çelën dhe Altin Ndocin, persona këto që janë te rreshtuar me grupin kundër Endrit Alibejt, i njohur ndryshe si Tarzani.

‘Më datë 23.07.2020, përdoruesi i kodit X që është i paidentifikuar, informon Franc Çopjan, se është takuar me personin (e tretë) që është gazetari, i ka kërkuar shumën prej 120.000 Euro si dhe e ka pyetur se cilët persona nuk duhet të përmendi. Franc Çopja.. i ka shkruar mikut të tij, se gazetari nuk duhet më të flasë për Darin (Hajdar Bako), Kelin (Mikel Qosen) Talon (Talo Çela) dhe Altinin (Altin Ndoci), të gjithë personat që janë me grupin kundër Tarzanit (Endrit Alibej).’

Në dosje pasqyrohet edhe një moment  ku personat e përfshirë ne vrasjen e trefishtë ne Bradashesh  shkëmbejnë  mesazhe mes tyre në lidhje me urdhër-arrestet që mund të dalin për ngjarjen e 2018, ku mbeti  i vrarë  Endrit Alibej ose siç e njohin ata me nofkën “Tarzani”.

Sipas hetimit, ata kanë identifikuar, edhe një tjetër gazetar i cili ka bërë një lajm në lidhje me urdhër arrestet, po sipas bisedave ky lajm nuk ishte i saktë, por i servirur nga grupi kundërshtar. Biseda është bere dy vjet pas ngjarjes, ne vitin 2020, ku Hajdar Bako alias Çopja komunikon me Talo Çelen në lidhje me lajmin e dalë ne media

 “Më datë 08.10.2020, shtetasi Hajdar Bako  bisedon me shtetasin Talo Çela , ku nga natyra e mesazheve që ai (Hajdar Bako) i dërgon shtetasit Talo Çela, kuptohet se flitet për një lajm të publikuar sipas të cilit ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste.

Gjithashtu flasin edhe për median ku është publikuar si dhe gazetarin i cili mund të ketë shkruar këto lajme. Referuar mesazheve që shtetasi Hajdar Bako i dërgon shtetasit Talo Çela, kuptohet se Talo Çela i’a ka dërguar Hajdar Bakos lajmin e publikuar ku flitet për grupin e tyre.

Në vijim të komunikimit ndërmjet tyre shtetasi Hajdar Bako shprehet se, e ka parë lajmin, nuk ka urdhër arreste. Hajdar Bako i thotë Talo Çelës se është interesuar nëse ka diçka të vërtetë dhe i kanë thënë se është lajm kot. Hajdar Bako shprehet se ku dolën provat pas 3 vjetësh?! Sipas Hajdar Bakos, ky lajm nuk është te faqja e policisë dhe se lajmin mund ta ketë dhënë grupi tjetër rival”

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përshkallëzohet protesta, gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar
  • Protesta “trazon” qeverinë? Rama i pakënaqur me ministrat, priten lëvizje në kabinet
  • Çmimet nuk ndalen: Apartamentet në Tiranë arrijnë nivelin më të lartë ndonjëherë
  • Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ
  • FOTOT: Pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë

Komentet e Fundit

  1. Humoristi on Protesta “trazon” qeverinë? Rama i pakënaqur me ministrat, priten lëvizje në kabinet
  2. Ethem Lalaj on VIDEO: Tensione para Kuvendit, protestuesit shkulin gardhin metalik, hedhin vezë drejt Policisë
  3. nastradini on Publikohet VIDEO tronditëse e aksidentit tek TEG-u: Betonierja me shpejtësi skëterrë merr përpara Audin, bie nga mbikalimi
  4. Pjer on Si u bëmë brenda një dekade vendi me koston më të lartë të jetesës në Ballkan
  5. Bruno on Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?