Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masakra me tokat shtet, Dumani: Kambanë alarmi për të gjitha institucionet, jo vetëm për SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Masakra me tokat shtet, Dumani: Kambanë alarmi për të gjitha institucionet, jo vetëm për SPAK
KronikeLajmi i fundit

Masakra me tokat shtet, Dumani: Kambanë alarmi për të gjitha institucionet, jo vetëm për SPAK

Published: October 27, 2025
Shpërndaje

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij në Kuvend, ka ngritur alarmin për skemat e falsifikimit të pronave në disa qytete të vendit, duke e cilësuar çështjen e pronave si një ndër më problematiket në vend.

Dumani theksoi se kjo temë është në fokus të SPAK-ut dhe solli si shembull rastin e Lezhës, ku mijëra metra katrorë tokë të përfituara përmes falsifikimeve janë rikthyer në pronësi të shtetit me vendim gjykate.

Ai shtoi se hetimet kanë zbuluar raste të ngjashme edhe në Durrës, ku janë sekuestruar rreth 600 mijë metra katrorë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara, duke e cilësuar këtë si një “skemë të mirëorganizuar të falsifikimit të dokumenteve”.

- Publicitet -

“Çështja e pronave është një çështje shumë e ndjeshme dhe shumë problematike. E kemi evidentuar në hetimet tona. Është në fokusin e SPAK-ut. Unë sjell rastin e Lezhës. Nuk e di sa mijëra metra katrorë tokë u provua se ishin marrë përmes falsifikimit dhe këto mijëra metra katrorë tonë, u vendos me vendim gjykate t’i kalojnë shtetit.

Një çështje tjetër që duhet të na alarmojë të gjithë, megjithëse është në fazën e hetimit paraprak, hetimet kanë treguar për falsifikimin masiv të mijëra e mijëra metrave katrorë tokë në një zonë shumë të preferuar të Durrësit dhe vetëm në atë procedim penal SPAK ka arritur të sekuestrojë, patjetër, nuk mund ta parashikoj si do shkojë gjykimi deri në fund, rreth 600 mijë metra katrorë tokë e përfituar vetëm përmes dokumenteve të falsifikuara. Një skemë e mirëorganizuar e falsifikimit të dokumenteve”, tha Dumani.

Sipas kreut të SPAK-ut, raste të tilla janë evidentuar edhe në Vlorë dhe në qytete të tjera, ku rritja e vlerës së pronave ka nxitur abuzime të shumta. Ai bëri apel që të gjitha institucionet shtetërore të marrin përgjegjësitë e tyre për të parandaluar abuzimet me pronat publike.

“E njëjta gjë, kemi hetuar raste në Vlorë dhe në disa qytete të tjera, ku prona sidomos vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe të vlerës së saj. Ka vëmendjen e SPAK-ut. Është kambanë alarmi për të gjitha institucionet shtetërore, jo vetëm për SPAK.

Sepse në SPAK kemi ndjekjen penale, por përpara kësaj të gjitha institucionet duhet të ndjekin detyrën e tyre. Të marrë fund njëherë e mirë abuzimi me pronat shtetërore”, theksoi Dumani.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • PRONARI LEGJITIM says:
    October 27, 2025 at 10:35 pm

    Z. Dumani ! Ju keni shume te drejte ne konstatimin tuaj se tjetersimi i pronave ” eshte edhe ceshtje e administrates shteterore “. Ne fakt, kjo ceshtje i perket, nga fillimi deri ne fund administrates shteterore, e cila eshte fund e krye e korruptuar. Po te mos kishin qene ( dhe te mos jene ) te korruptuara zyrat ( drejtuesit ) e ASHK-se ne Lezhe, Durres etj., pronat e tjetersuara me dokumente false nuk do te ishin regjistruar ne emrat e grabitesve. Nga ana tjeter, eshte e pafalshme qe prokuroret tuaj i cojne tjetersuesit ne gjyq dhe, ne fund, kerkojne nga 2-3 vjet burg per ta, thjesht per perdorim te dokumenteve te falsifikuara ose shperdorim detyre, kur ne fakt ne te gjitha rastet kemi te bejme me grup kriminal qe ka bashkepunuar ( me goje dhe me veprime ) per tjetersimin ( pervetesimin ) e prones shteterore apo private. Prandaj SPAK duhet te hetoje ( pergjoje, fotografoje etj. ) rastet si grupe te organizuara kriminale dhe t’i denoje per pervetesim pronash ne vlera dhjetera milion euro dhe jo vetem per falsifikime e shperdorime. Falsifikimet dhe shperdorimet kane sherbyer si mjete per pervetesimin, dhe jo si qellim. Kaq e korruptuar edhe administrata e ASHK ( ne qender dhe neper bashki ) saqe kane bashkepunuar dhe bashkepunojne me elementet kriminale ne tjetersimin dhe regjistrimin e pronave te vjedhura dhe, nga ana tjeter, nuk iu regjistrojne pronat pronareve te ligjshem, qe i kane fituar me vendime gjyqesore te formes se prere.

    Reply
  • demo says:
    October 27, 2025 at 10:56 pm

    Pas 34 vjetesh grabitje,shitje,blerje,tjetersim TOKA, dokumenta,SINORE,,Sot duhet Ushtria me vete te marresh Tokat e tua,

    Reply
  • Arratisur says:
    October 28, 2025 at 2:27 am

    shteti nuk ka Institucione shteterore o duman. Ato jane etiketa per leter. Biles as shtet ska.

    Reply
  • Gramatika says:
    October 28, 2025 at 2:30 am

    …të gjitha institicionet!… Kthehuni në shkollë!
    Në median shqiptare ka ndodhur nje fenomem i çuditshëm gjuhësor, që gradualisht po merr formën e legjitimitetit, si kudo në çfo fushë të jetës!
    Institucioni nuk “institucionia”, o gjazetar! Nuk dimi granatikën e klasës së 7-të! Ku keni studjuar, o të bekuar, që njollosni Gjuhën Shqipe, që është Gjuhë Perëndie!
    Thuhet dhe shkruhet: i gjithë institucioni – të gjithë institucionet; dokumenti i falsifikuar-dokumentet e falsifikuar; qytet tjetër – qytete të tjerë; një institucion shtetëror – të gjithë institucionet shtetërorë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE
  • The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  • Kryeministri “sociolog”

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?