Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masakroi bashkëshorten me thikë në Athinë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Masakroi bashkëshorten me thikë në Athinë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari
AktualitetKronike

Masakroi bashkëshorten me thikë në Athinë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari

Published: July 8, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Apelit në Greqi ka konfirmuar burgimin e përjetshëm për 44-vjeçarin Florand Shehu i cili në korrik të vitit 2021 vrau me gjakftohtësi bashkëshorten e tij 31-vjeçare, Anisa, në banesën e tyre në zonën e Dafinës në Athinë.

Shqiptari u shpall fajtor unanimisht për akuzat e vrasjes me paramendim në gjendje të qetë shpirtërore, si dhe për mbajtje dhe përdorim armësh, pa iu njohur asnjë rrethanë lehtësuese nga trupi gjykues.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik 2021, kur autori e goditi gruan me një thikë 28 cm në zonën e qafës, duke i shkaktuar vdekjen.

- Publicitet -

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, nuk kishte shenja rezistence, çka tregon se viktima mund të ketë qenë shtrirë në shtrat dhe e papërgatitur për sulmin.

Çifti kishte një djalë të vogël dhe jetonte në lagjen Haravgi të Dafinës, ku autori kishte një biznes të vogël, një fast-food në sheshin kryesor të zonës.

Sipas deklarimeve të fqinjëve për mediat greke, marrëdhënia mes çiftit ishte konfliktuale, me debate të vazhdueshme dhe xhelozi të theksuar nga ana e burrit.

Shpesh dëgjoheshin thirrje për ndihmë nga apartamenti i tyre.

Avokati i familjes së viktimës, Ioannis Glykas, u shpreh se gjatë seancës gjyqësore, i akuzuari tentoi të justifikonte veprën, duke ngritur pretendime të pabazuara për një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortes, të cilat nuk u provuan kurrë dhe u refuzuan nga gjykata.

“Sjellja e tij u konsiderua krejtësisht e papranueshme dhe gjykata nuk i njohu asnjë rrethanë lehtësuese”, deklaroi avokati.

Në përfundim të deklaratës, Glykas shtoi: “Ky vendim nuk e rikthen dot jetën e humbur, por përbën një mesazh të qartë drejtësie dhe besimi në shtetin ligjor.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  • Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin
  • Mbi 50 mijë viktima, vera e vitit 2026 më vdekjeprurësja
  • Policia bën një hap pas për bllokimin e telefonave dhe trajtimin e të miturve në protestë
  • VIDEO: Rama nxjerr sërish tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  2. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  3. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  4. !!? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  5. Gazetari on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?