Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shoqatat e transportit urban në protestë, nesër në mëngjes kyçen autobusët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shoqatat e transportit urban në protestë, nesër në mëngjes kyçen autobusët
AktualitetKronike

Shoqatat e transportit urban në protestë, nesër në mëngjes kyçen autobusët

Published: November 25, 2026
Shpërndaje

Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një ndryshim të përkohshëm të orarit të shërbimit për ditën e nesërme. Më 26 nëntor, autobusët në të gjitha qytetet e vendit do të nisin qarkullimin në orën 08:00, në vend të orës 05:30, siç ndodh zakonisht.

Njoftimi është bërë nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku nesër është parashikuar të votohet Paketa Fiskale dhe Projektbuxheti i Shtetit për vitin 2027.

Përmes një deklarate, operatorët bëjnë të ditur se ky qëndrim lidhet me kërkesat e tyre për të shmangur rritjen e çmimit të biletave dhe për të mos kaluar te qytetarët kostot shtesë fiskale.

- Publicitet -

Operatorët u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin në konsideratë shqetësimet dhe kërkesat e tyre, me qëllim ruajtjen e çmimit aktual të biletës dhe garantimin e vijimësisë së shërbimit të transportit publik.

Deklarata e plotë:

Në prag të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, më 26 nëntor 2026, ku është parashikuar votimi i Paketes Fiskale dhe Projektbuxhetit të Shtetit për vitin 2027, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban përsërisin kërkesat e tyre për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe e garantimin e një shërbimi publik të përballueshëm.

Rritja e propozuar e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, sjell rritjen të çmimit të biletës për qytetarët, në transportin publik.

Për këtë arsye, njoftojmë se nesër, ditën e enjte, më 26 nëntor 2026, shërbimi i transportit publik, në të gjitha qytetet e vendit, do të nisë funksionimin në orën 08:00. Deri në këtë orë, shërbimi nuk do të ofrohet.

Qëllimi ynë është të shmangim rritjen e çmimit të biletës dhe transferimin e barrës shtesë fiskale te qytetarët. Transporti publik është një nevojë e përditshme për aksesin në punë, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera thelbësore.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimin e krijuar dhe u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin në konsideratë kërkesat tona, në funksion të ruajtjes së çmimit të biletës dhe vijimësisë së shërbimit publik.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • (no title)
  • Shoqatat e transportit urban në protestë, nesër në mëngjes kyçen autobusët
  • “Askush s’është mbi ligjin”, Rama flet nga Brukseli për Ballukun
  • Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?
  • VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?

Komentet e Fundit

  1. ANA on Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?
  2. demo on Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?
  3. SKRAPI i Berishes on Çfarë ka patur parasysh dje në SPAK ambasadori amerikan kur foli për manipulimin e tenderave dhe pabarazinë përpara ligjit?
  4. Sahati on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?
  5. fery on VIDEO: “Të derdhen në sheshe në 28 maj”… Apo në 28 nëntor?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?