Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masat e sigurisë ndaj punonjësve të OSHEE, Policia jep detaje për operacionin, zbardhet skema
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Masat e sigurisë ndaj punonjësve të OSHEE, Policia jep detaje për operacionin, zbardhet skema
KronikeLajmi i fundit

Masat e sigurisë ndaj punonjësve të OSHEE, Policia jep detaje për operacionin, zbardhet skema

Published: March 19, 2025
Shpërndaje

Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin për zbatimin e 16 masave të sigurisë, ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të OSHEE, të cilët akuzohen për shpërdorim të detyrës.

Ndaj 4 punonjësve është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, 6 me “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj 6 të tjerëve “detyrim për paraqitje”.

Një ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është shpallur në kërkim.

- Publicitet -

Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit dhe ish-punonjësit e OSHEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OSHEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, mbi kallëzimin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë, finalizohet operacioni policor i koduar “Kilovati”.

Ekzekutohen masa sigurie, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 16 shtetas:

✅“Arrest në burg”, për 4 shtetas dhe “Arrest në shtëpi”, për 6 shtetas, punonjës dhe ish-punonjës të OShEE, Gjirokastër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë, si dhe siguronin dhe instalonin matës të energjisë elektrike, pa i regjistruar;

✅“Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë, të cilët vidhnin energji elektrike, nëpërmjet këtyre matësve.

Shpallet në kërkim 1 ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen në banesën e njërit prej të arrestuarve: 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre. Gjithashtu, janë sekuestruar sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.

Gjatë operacionit “Kilovati”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ekzekutoi masën e sigurisë:

  • “Arrest në burg”, për shtetasit:

-S. K., 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;

-R. Gj., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;

-R. B., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;

-I. B., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.

  • ”Arrest në shtëpi”, për shtetasit:

-Xh. B., 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;

-E. Xh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;

-R. S., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;

-S. R., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;

-S. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;

-T. B., 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.

  • Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

Në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar, u gjetën sendet e sekuestruara me cilësinë e provës materiale dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vigjilenca says:
    March 20, 2025 at 4:55 am

    OSHEE ka 34vite që të keqen e ka pasur që në krye, më pas e keqja kalon më poshtë. Konkretisht unë kam pasur një kinkaleri me qira dhe kur vinte faturistja (ndër vite) kërkonte para dhe më thoshte se ke marrë energji dhe nuk e ke kaluar në sahat dhe kur ajo insistonte në shumë raste dhe jam grindur dhe i thoshnja merr elektriçistin e ndërmarrjes për ta kontrolluar. Në një rast i mora me rradhë institucionet në qytetin tim dhe kur një punonjës kryesor i administratës më ktheu këtë përgjigje:”Ky problem ndodh edhe në familjen time”mendova këtë punë e paska marrë lumi.
    Prandaj shikoni gjithnjë ku çalon puna, dihet se i pari nuk është i përshtatshëm, pra i papërgjegjshëm në kryerjen e detyrës.
    Peshku qelbet nga koka.
    p

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA i jep Shqipërisë automjete të blinduara për misionin në Gaza
  • “Më fshinë videot nga telefoni”, truprojat e Ramës përplasen me Arjan Konomin në Vuno, gazetari përfundon në komisariat
  • Pas protestave masive, Aleksandar Vuçiç njofton datat e zgjedhjeve të parakohshme
  • Incidenti me dronin me eksploziv në Rumani, BE paralajmëron për “luftë hibride”
  • Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Komentet e Fundit

  1. Guri on Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  2. info analitike on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. Detari on Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  4. info analitike on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  5. demo on Paqja me Iranin s’do të zgjasë nëse s’u sjell përfitime iranianëve të zakonshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?