Nga Artan Xh. DUKA
Problemi sot nuk është ky apo ai individ i përfolur për abuzim e karshillëk politik ndaj qytetarit por deformimi me “ligj” e kartona në Kuvënd i sistemit demokratik prej BeRamës e taborrit pas që pjell e mban këtë soj e lejon të kullosin pa teklif ky takëm.
Kanë kopsitur me ligj përçudnimin e standartit demokratik, pronën, votën, deri edhe Kushtetutën që nuk ngjan më me atë që kaloi dikur në referendum.
Ndaj edhe protesta, përtej emrave që na poftisën tranzicionin gjëmëmadh, duhet të merret me futjen e sistemit në binar ku thëmbra e Akilit ishte dhe mbetet sistemi zgjedhor me votën si “ADN” e demokracisë e që duhet vulosur në referendum sepse partitë janë në konflikt interesi me të.
Nuk është puna të ndërrojmë fytyrat e prapë ai avaz, as të lëmē të ngopurin se vjen i pangopuri e prapë nduk nga pjata e popullit. Thjesht vërdallosemi si shoqëri nëse nga politika ikën i nginjuri e vjen të dëndet i riu.
Duhet që të mos na ulet i paftuari në tryezë (deputet liste) e të na ngulet e të mos shqitet dot por të shporret kollaj kur zgjat dorën tek “pjata” e qytetarit. Kjo realizohet vetëm përmes votës mazhoritare ndaj së cilës politika e vjetër tromakset si djalli nga temjani por që çuditërisht as “revolucionarēt” në shesh e as partitë e reja nuk e zënë në gojë duke ngritur plot hamëndje për qëllimet e tyre sot.
Proporcionali kombëtar që përrallisin ata është i njëjti avaz listash e deputetësh në hava që “përfaqësojnë” këdo e askënd njëkohësisht. Do të ishte loja e rradhēs.
Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik
Së pari, protesta duhet të kërkojë rikthimin e sistemit mazhoritar sepse e keqja mori hov e kot sidomos pas vitit 2008 kur ndryshoi sistemi zgjedhor. Mazhoritari nuk është i përsosur por i jep qytetarit gurin e arrën në dorë dhe Kuvëndi rikthehet në identitet sepse aty janë vetëm të zgjedhurit direkt nga qytetari, përfshi edhe të pavarurit, veçanërisht tani kur “marka” e partive nuk vlen e hipnotizon më si dikur. Mbetet i vetmi sistem “ndalu beg se ka hendek” që ua gjen anën kokoroçëve, mëndjemadhësisë e kultit të individit aq i rëndomtë mes nesh.
Së dyti, sistemi mazhoritar duhet të jetë me dy raunde dhe plotësim proporcional kombëtar si dikur. Me dy raunde që të ruhet sa më shumë kohezioni shoqëror dmth që votuesit edhe të bashkojnë votën për të mirën e përbashkët dhe me plotësim proporcional për të lënë vënd për të renë në politikë.
Së treti, kandidatët duhet të kandidojnë atje ku banojnë dmth Rama në Surrel e Berisha pas Kryeministrisë etj, sepse vetëm kështu deputetët do të mendohen gjatë para se të marrin kot. Deputeti nuk ka përse të marrë kredi të butë për shtëpi në Tiranë apo mbështetje qiraje etj por thjesht bileta falas sa herë të ketë punë në Kuvënd sepse kohën më të gjatë ai duhet t’a kalojë me votuesit.
Së katërti, partitë të mos mbështeten më nga buxheti i shtetit. Janë entitete vullnetare e nëse duan para nga taksapaguesi duhet edhe të pranojnë disa kushte ku më kryesori është kufizimi i mandateve partiake. Partitë duhet të bazohen tek kuotat e të shtrijnë këmbët sa kanë jorganin dhe e njëjta gjë vlen edhe për të pavarurit. Po kështu me ligj, duhet të ndalen të gjitha format e sponzorizimeve që koha ka treguar se e kanë bishtin mbrapa dhe përkthehen në klientelizëm dhe favore në kurriz të taksapaguesit.
Së pesti, marketingu politik duhet të kufizohet vetëm në bashkëbisedimet në salla të mbyllura e debatet në media. Mitingjet ekzaltuese deri në shfaqje gala me financime që ngrënë hamëndje, vetëm çorodisin e cënojnë mirëkuptimin e kohezionin mbarëqytetar. Zgjedhja politike nuk duhet të bazohet në tifozllëk e delir por argument e kokë të ftohtë. Qytetari nuk ia ka borxh politikës t’a tërbojë, gënjejë, trillojë, përçajë etj, aq më tepër me paratë e tij se kësaj i thonë “po të paguaj të më gënjesh”!
Së gjashti, duhet që me ligj të kufizohen mandatet në Kuvënd e qeveri. Nuk ka të rënë nga qielli që të plaken karrikeve duke dekurajuar kështu edhe hyrjen e marrjen me politikë nga ana e të rinjve. Postet të mos jenë më “llotari” jete por objektiva të arritshëm për këdo që ka ambicjen për të patur gjërat në dorë e bërë mirë për shoqërinë.
Së shtati, votat të numërohen nga administrata e punonjësit publikë. Partitë duhet të rrijnë larg. U ka dalë syri e nami dhe paragjykohen në ato që bëjnë sepse janë në konflikt interesi ndaj edhe sikur proçesi të jetë korrekt, boll të pranishme partitë që gjërat të shihen gjithnjë me dyshim dhe kjo cënon besimin qytetar tek sistemi.
Së teti, me ligj deputeti të mos ketë më imunitet përveçse asaj që i nxjerr goja në atë sallë. Rasti Balluku dëshmoi se pavarësisht retorikave e fasadave, politikanët korracojnë vetveten sa herë u troket drejtësia në derë ndaj me ligj, ata nuk duhet të kenë më “derë”.
Së nënti, votimet në Kuvënd duhet të jenë të fshehta që askush të mos guxojë të kandisë apo kërcënojë kënd në emër të interesit partiak në kurriz të interesit qytetar. Qëndrimin e tij deputeti ndërkohë duhet t’a shprehë me fjalë dhe sesa nga kryetari i partisë, ai duhet të ndruhet nga mbresa që lë tek votuesi. Dhe nëse deputeti, qoftë ky i thjeshtë apo vetë kryeministri, e shkel me të dyja këmbët e shpërfill interesin e votuesit, me ligj duhet të parashikohet edhe mundësia e peticionit në zonë dhe nëse mbi 50% e votuesve nuk e duan më, atëhere duhet të përsëriten zgjedhjet në atë zonë.
Së dhjeti, politika duhet të shndërrohet në mision duke tërhequr qytetarë idealistë që kanë zotësi e përvojë në punët e mira për shoqërinë pa dallim. Për këtë gjë, deputeti e shtetari duhet të mos ketë më privilegje si deri më sot – rrogat e larta, pensionet, strehimi, shërbime falas etj. Nën shëmbullin e rilindasve, deputeti duhet të japë e jo marrë prej qytetarit dhe në të gjithë aktivitetin e tij duhet të udhëhiqet nga parime morale dhe kauza e së mirës së vëndit.
Politikani që merr përsipër të flasë e qeverisë në emër të qytetarit duhet të motivohet jo nga interesi material por shpërblimi moral, emri i mirë që lë pas dhe përmbushja e jetës në shërbim të kombit.
Nëse deputeti e shtetari jetojnë si gjithë të tjerët, pa statuse e privilegje të veçanta, kjo do të ishte edhe një mekanizëm vet-pastrimi në politikë. Shejtan-budallenjt, të djallëzuarit, megalomanët, “firmatot” etj karikatura të karakterit njerëzor vetvetiu nuk do t’i hynin asaj pune dhe politika do të ishte më e pastër pa ta nëpërkëmbë. Meqë bëjnë edhe sikur janë besimtarë në perëndi (mos vallë ndjehen mëkatarë!), të imitojnë sadopak edhe të shënjtët për të cilët bëjnë sikur përgjërohen e na i citojnë se ata vërtet kishin mision kujdesin ndaj tjetrit në hall e nuk niseshin për pasuri e privilegje!
Protesta që i vë “kapak” protestave
Demokracia nuk është e përsosur dhe as nuk presim të jetë e tillë. Ndaj edhe naiviteti spontan apo dhe i qëllimshëm (për interesa okulte), nuk pi ujë në politikë dhe protesta nuk duhet të bjerë në këtë hulli. Protesta të mos merret më me emrat por sistemin që i pjell ata.
Të pretendosh se politika ka nevojë e zgjidhja vjen thjesht e vetëm përmes emrave të rinj e partive të reja në Kuvënd, pa prekur në rrënjë sistemin që polli babëzinë, është të quash arritje uljen e “moshës mesatare” të politikanit të korruptuar(!) sepse sa kohë edhe ai i “riu” mbetet i “pavarur” nga vullneti i votuesit (ligji aktual zgjedhor) ai me shumë gjasa do të marrë kot dhe do të vihet në shërbim të partisë, interesave personale, klientelizmit si të tjerët para tij dhe votuesi e interesi i tij do të mbeten pas liste. Pse prova do të bëjmë me popullin në shesh e do të shpikim “rrotën” në demokraci me patetizma të llojit “një herë në 500 vjet”!
Protesta duhet të propozojë e ngulmojë për një sistem zgjedhor që në mos garanton, nxit dukshëm integritet e moral politik e qeverisës si kusht për rizgjedhje më pas. Njerëzit nuk janë të përsosur, politikanë nuk kanë pse bëjnë dallim ndaj njëlloj sikur kemi ligje për shoqërinë që kontrollojnë sjelljen e marrëdhëniet mes nesh, duhet të kemi ligje edhe për politikën që e mbajnë në “kapistall” atë.
Nuk bëjmë përjashtim sepse edhe në perëndim politika abuzon por ndryshe nga ne, atje kur konstatohet apo kapet gafil nga media e pavarur, ose dorëhiqet, ose i troket drejtësia në derë, ose e largon partia ose qytetari me votë.
Protesta do të bëjë histori nëse i vë “kapak” edhe historisë së protestave në vend që kanë provokuar rrëmujë e kaos pafund e rëndom janë keqpërdorur nga partitë. Në një demokraci normale ku politika kontrollohet nga vota e drejtësia, protestës duhet t’i “harrohet” emri!
Protesta duhet të bëjë kujdes e të mos bëjë të fortin kur flet në emër të popullit se populli është shumë më tepër se një bulevard ndryshe bën prepotentin e bie në pozitat e BeRamës që abuzon e llap se përfaqēson popullin kur ndërkohë dihet si është “tredhur” vota në vënd.
Ndaj që qytetari të mos dalë e tororiset në shesh nga “zapatat” e ditës që klithin për revolucion sepse politika abuzive e bën tërkuzë e nuk shkulet nga karrikja, le të sigurohemi që kemi një sistem zgjedhor merite si ai mazhoritar që ua mat kokën me pe politikanëve çdo katër vjet. SPAK e bota të bëjnë të tyren, qytetari të vetën!
Me mazhoritarin si kryefjalë, protesta ka shansin të bëjë histori.
DITA

Te drejte ke ne disa pika,si psh per ate Maxhoritarion qe i perplas ne gare kandidatet dhe jo ne lista te fshehta..Por tek procesi numurimit nuk ke te drejte.Po i numuroi Administrata votat,i numuron shejtani,se Administrata jane patronazhistet e punesuar nga Partia e Pushtetit.
Po, eshte njelloj si ti lesh Rames te numeroje votat.
Votat duhet te numerohen me komisione te perbashketa publike. Administrata, jashte..!!
Nuk eshte NJERi per tu Q…!
‘Idjotin nuk e qasnin ne fshat ai KERKONTE per grua vajzen e Priftit..!’
Ne kemi ngelur, si asnjehere ne histori pa’ SHTET e perendim…intelektuHALET PERRALLIS. Per sistem elektorale e demokraci….nderkohe qe 500 MIJE XHIHADISTE ndjekin kalifin SALI,Neroni qe dogji ish Shqiperi!
Te gjitha ligjet te kalojne per referendum. Te gjitha ligjet e keqia duhen anulluar gjithashtu dhe ppp e moterqirave dhe po vazhduat perseri me parti, ju hongert epshtejni kumbaro piçkela gramoz evgjit cigarja
Shume e drejte. Ligjet me REferendum. Sidomos ligjet per pensionet, moshen e pensioneve, Ligjet per Territorin, Shtetin, dhe Parqet Publike, Pronat Publike.
Asnje cm toke nuk duhet te jepet e te merret pa referendum, per asnje lloj projekti, te huaj dhe vendas.
Shiko ca bejne me Ligjin e Ri per Tokat Bujqesore, te huajt e marrin token pa u sqaruar Pronesia, ndersa shqiptaret duhet te presin sa te mbarojne ceshtjet e pronesive….!!!
E kuptoni cfare ka bere dhe po ben ky maskara?
Javen e pare mosha mesatare e protestes 20 vjec, te dyten 30 vjec, tani 50, me falangat e pd te nxitura nga dyshja ramberisha do shkoje 70 e lart…. e vodhen protesten por dhe revolucionaret hallve e ftohte se pa korrigjuar 2008 qe nuk e zene me goje, me sa duket jane vete per ndonje kocke
Po të ishte se struktura (aspak e posaçme) antikorrupsion por edhe prokuroria, gjykatat dhe gjithë cubat e çartun të e ruajtjes së rendit do kishin bërë me kohë “të vetat” (nuk besoj se me “të vetat” autori nënkupton rrushfetin, kleptokracinë, shpërdorimin e postit, apo dhe më keq akoma), korrupsioni nuk do lulëzonte e nuk do merrte hov kaq të frikshëm, sa sot të na shfaqen si “përfaqësues populli” në kuvend një tufë zhvatësish të fondeve publike, alabakë, keqbërës e intrigantë të paskrupullt të veshur me imunitet.
Anullimi i marrëveshjes në terrin e natës midis dy pardesybardhëve ramizalistë dhe rikthimi i sistemit maxhoritar ka qëne dhe mbetet kusht themelor për ti prerë tentakulat kësaj demokrature neo-bolshevike. Krahas saj, kush tjetër themelor është jo reformimi dhe as deformimi, por themelimi i shtetit të së drejtës ligjore dhe emërimi në poste drejtuese ligjzbatuesish i një ajke të re profesionistësh, qofshin këta dhe me përvojë shumëvjeçare nga diaspora.
Fakti që as njëra dhe as tjetra nuk përmenden si pika kyçe nga protestuesit lë të kuptohet se organizatorët nuk kanë pjekurinë e mjaftueshme politike për të sjellë, në rast suksesi me daljen në protesta, ndryshime në këtë sistem as mish as peshk. Sistem ky i destinuar për t’i shërbyer vetëm “katër klaneve” që përmendi xhambazadori, dhe jo i qytetarëve tanë miopë, të cilët kanë 45+36 vite resht që i votojnë, pa patur mundësi t’i zgjedhin.
Po të ishte se struktura (aspak e posaçme) antikorrupsion por edhe prokuroria, gjykatat dhe gjithë cubat e çartun të e ruajtjes së rendit do kishin bërë me kohë “të vetat” (nuk besoj se me “të vetat” autori nënkupton rrushfetin, kleptokracinë, shpërdorimin e postit, apo dhe më keq akoma), korrupsioni nuk do lulëzonte e nuk do merrte hov kaq të frikshëm, sa sot të na shfaqen si “përfaqësues populli” në kuvend një tufë zhvatësish të fondeve publike, alabakë, keqbërës e intrigantë të paskrupullt të veshur me imunitet.
Anullimi i marrëveshjes në terrin e natës midis dy pardesybardhëve ramizalistë dhe rikthimi i sistemit maxhoritar ka qëne dhe mbetet kusht themelor për ti prerë tentakulat kësaj demokrature neo-bolshevike. Krahas saj, kusht tjetër themelor është jo reformimi dhe as deformimi, por themelimi i shtetit të së drejtës ligjore dhe emërimi në poste drejtuese ligjzbatuesish i një ajke të re profesionistësh, qofshin këta dhe me përvojë shumëvjeçare nga diaspora.
Fakti që as njëra dhe as tjetra nuk përmenden si pika kyçe nga protestuesit lë të kuptohet se organizatorët nuk kanë pjekurinë e mjaftueshme politike për të sjellë, në rast suksesi me daljen në protesta, ndryshime në këtë sistem as mish as peshk. Sistem ky i destinuar për t’i shërbyer vetëm “katër klaneve” që përmendi xhambazadori, dhe jo qytetarëve tanë miopë, të cilët kanë 45+36 vite resht që i votojnë, pa patur mundësi t’i zgjedhin.
Po shkruaj për artikullin e z.Tarifa(sepse e keni futur në bunker)
Jeni shumë kontradiktor
I thoni Presidentit se je pa kompetenca dhe i kërkon të flasë sikur i ka kompetencat.
Tregon se je i paguar mirë për të sulmuar atë që të thotë pronarja e gazetës.
Po cvlerësohesh Dita ditës.
Shko me pushime.
Tung
O lab gjys opinge nga Llakatundi që ma mban veten gjoja për vlonjat. Nuk është gazeta vendi ku të kanë adresuar gabimisht rilindjotët me zyle. Shko prap të vjelësh tranguj. Merr me vete po deshe dhe afendikoin që të ushqen me sufllaqe të gatuara me miell të skaduar serb.