Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen “Gërdeci”.
Të pranishëm në sallë janë vetë i pandehuri bashkë me dy avokatët e tii, Henrik Ligori dhe Ardian Visha.
Gjithashtu janë edhe 5 ekspertët Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif Cela, Mondi Hoxha që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia.
Po ashtu dhe dy prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja.
Në sallën e gjyqit ka pasur debate mes avokatit të Mediut, Ardian Visha për marrjen në pyetje të ekspertit me gjyqtaren Irena Gjoka.
Visha është shprehur se nuk e ndalojnë dot për procedurën, që t’i drejtojë pyetje ekspertit të thirrur në gjyq.
Në një moment debati është zhvilluar edhe mes prokurorit të SPAK, Arben Kraja dhe avokatit Ardian Visha.
Ky i fundit i kërkoi prokurorit që të mos bëjë ngritje provokuese.
Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen “Gërdeci”, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.
Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.
Debati i plotë:
Avokati Ardian Visha: Ne kemi një ndarje në pyetjet tona. Keni ndonjë titull akademik në profesionin qe keni?
Eksperti: Jo nuk kemi.
Visha: Çfarë akti keni, si jeni certifikuar?
Eksperti: Në vitin 2008 jam certifikuar.
Visha: Si jeni përzgjedhur si ekspert nga prokuroria në vitin 2008? Kush jua komunikoi qe jeni ekspert i çështjes?
Eksperti: Nuk jam ekspert i licensuar.
Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?
Irena Gjoka-ekspertit: Nuk do përgjigjesh.
Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për te pyetur se kush e përzgjodhi.
Debat mes Vishës dhe Arben Krajës: Ti mos bëj ngritje provokuese fare.
Visha: Jeni ekspert i licencuar?
Eksperti: Jo.
Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.
Visha: Po prokurori?
Gjoka: Ulu, dhe njëherë fole do dalësh jashtë.
Visha: Me gjithë dashurën e madhe për ju dhe respektin, nuk ju lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu.
Visha: Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne. Kush ju ka thënë qe do jeni ekspert në këtë çështje?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Visha: Ku punonit ju në kohën kur u caktuat ekspert?
Eksperti: në ministrinë e financave.
Visha: SA kohë keni punuar për te bëre aktin?
Eksperti: Nuk e mbaj mend, disa muaj.
Visha: Sa herë jeni mbledhur gjatë kësaj periudhe:
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Eksperti: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 17 vjet.
Visha: Ka mundësi të mos ndërhyrje asnjë njeri? Kush e ka shkuar aktin?
Eksperti: Të gjithë bashkë.
Visha: Si e ndaji punën?
Eksperti: Te gjithë bashkë.
Visha: Kush e ka shkuar?
Eksperti: Të pestë bashkë.
Visha: Për pjesën ushtarake çfarë keni shkruar ju?
Eksperti: Unë nuk merrem me pjesën ushtarake.
Visha: Mbi materialet që ju ka vënë në dispozion prokuroria, çfarë volumi kishte materiali?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Bëj kujdes me pyetjet që bën.
Visha: A mund ti bëni ju pyetjet? Ne të rrejmë kot. Ku i lexonit materialet, në çfarë ambienti, në çfarë selie?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
j.l./ dita

Hiqet mo si eksperte te jurispondences!? Pyetja naive,se ku eshte pergjesia financjare e ministrit,as kryetaret e shumte komunavw nuk e kane bere kete pyetje naiveve!?Zoti minuster i mban tana pergjesite jurudike,ne cdo vend qe ka shtet.Prokurot ,mbrojtesit e ligjit ,nuk e pranojne justifimin se gabiva ,se nuk e kam njohur lihjin!Do te meteshin oa pune!
Fatmir Mediu kujton se eshte akoma ne pozicionin ti bej presion Gjykates, Prokurorise, eksperteve.
Kane marre nje avikat arrogant, qe me kujtohet mbronte kriminelin Rraja ne Fushe Kruje, dhe i bente presion Live ne TV deshmitarit qe i kishin thyer kafken Rrajat.
Fatmir Mediu , nga deshmite e atyre qe punonin ne Gerdec, shkonte aty cdo te premte mbasdite me Shkelzen Berishen.
I lumte asaj nenes Durda, e cila eshte betuar mbi gjakun e djalit se do marri drejtesi.
Krimineli kryesor ne ate vrasje masive eshte Shkelzen Berisha, Fatmir Mediu, dhe e bija e Fahri Balliut.
Te me kuptoni jo se kam ndonje simpati per kete ky duhet te ishte ne burg me kohe, bashke me ata qe ishin mbrapa (Zeni e Co). Cfare do qe te kete bere ky, pasojat jane jete njerzish.
Por disa pyetje te avokatit me duken normale. Dhenia e kerdencialeve te ekspertit eshte e rendesishme. Ne baze te kualifikimit te tije do te jete dhe vleresimi i gjykatesit per nivelin e ekspertizes. Dhe merr nga dhite e bej zabite nuk ka.
E dyta nuk me duket e drejte te behet raporti ne grup. Nese je ekspert i nje fushe bej raport/ekspertize per fushen qe je kualifikuar. Mendoj qe per cdo ceshtje te vecante te kishe ekspertize te vecante.
E treta ky avokati do nje gjykates amerikan, qe te keshillon nje here, dy here, te therret tek tavolina, dhe te thote o beji pyetjet qe kane lidhje me ceshtjen ose thirra policin dhe do flesh nja dy dite ne biruce. Por sic duket qenka mode pune dhe themi ne perse shtyhen gjyqet me vite.
VO:
-Gërdeci u krijua me VKM me firmën e KM S.Berisha.I cili ka deklaruar në TV KLAN..Unë e vendosa Gërdecin,askush nuk mund të dilte mbi mua KM..!
• Deri tanimë Sb nuk është thirrur në drejtësi.
• Ministri F.Mediu ka nxjer vendime Ministri në zbatim të VKM.
-Pse nuk thirret ish SH SHT.PËRGJITHDHËN LUAN HOXHA ikur nga frika e Sb në Amerikë me OK të Ambasadës Amerikane.?
-Pse nuk i huqet imuniteti DEPUTETIT F.MEDIUT..kjo do të thot se seancat (15) bëhen për të kaluar radhën.
-Po Zeni,sekseri,Bumçi M.drejtësisë që dha OK VKM GËRDECIT..!?
-Me këtë drejtësi të TREDHUR NGA SB nuk do ket drejtësi për GËRDECIN,21 JANARIN,ÇEZ-DIA,KL.PARTIZANI,LOBIMET RUSE të PD,PL..etj.
-DREJTËSIA VDIQ RROFTË MBRETI NË KATIN E 8-të.