Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mban vendin e dytë në Ballkan, sa të punësuar numëron Shqipëria në platformat online
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Mban vendin e dytë në Ballkan, sa të punësuar numëron Shqipëria në platformat online
EkonomiKryesore

Mban vendin e dytë në Ballkan, sa të punësuar numëron Shqipëria në platformat online

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Tregu i punës online po zgjerohet me shpejtësi kudo në botë dhe pjesë e tij tashmë është edhe Rajoni i Ballkanit dhe Shqipëria. Një raport rajonal i “Gigmetar” tregoi se në tetor të vitit të kaluar, mbi 6200 shqiptarë ishin të punësuar online.

Shqipëria u rendit e dyta pas Maqedonisë së Veriut, në 8 vende të Rajonit për numrin e punonjësve online në raport me popullsinë. Studimi mori në konsideratë numrin e personave që punojnë në distancë në 3 platformat, Upwork, Freelancer dhe Guru.

Numrin më të lartë të punonjësve online në raport me popullsinë e saj e kishte Maqedonia e Veriut me 331 punonjës për 100,000 banorë, Shqipëria me 222,2 të punësuar për 100,000 banorë, Mali i Zi me 208.3, Serbia me 207.7, Bosnja me 143.1, Kroacia me 97.8, Bullgaria me 80.1 dhe Rumania me 58.5.

- Publicitet -

Matjet e tetorit tregojnë se Shqipëria shënoi rritjen më të madhe të punësimit në këto platforma me 2022, ndërsa në të kundërt Bosnja shënoi rënie të numrit të punonjësve online gjatë vitit 2022. Në dekadën e fundit, bota, përjetoi një rritje të paprecedentë të tregjet dixhitale të punës.

Ndryshimet shkatërruese të shkaktuara nga rritja e teknologjive të informacionit dhe komunikimit gjeneruan risi në shkallë të gjerë dhe stimuluan ndryshime thelbësore në tregun e punës dhe kualifikimet e punonjësve, megjithëse sipas Bankës Botërore është një “ revolucion” i qetë. Mirëpo tregu digjital i punës po shfaq sfida të shumta në një mjedis pune të sapokrijuar të dobët ose përgjithësisht të parregulluar.

Më tej, ka pasur një polarizim gjithnjë e më të theksuar ndërmjet vendeve e zhvilluara dhe të pazhvilluara, të tilla si shpërndarja e pabarabartë e mundësive për punë dixhitale ndërmjet qendrave urbane dhe zonave rurale dhe shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave.

Por aspektet pozitive i dominojnë zhvillimet në tregun dixhital të punës. Në matjen e fundit që i takon fundit të vitit të kaluar tregu i punës në distancë Freelancer, Upwork dhe Guru ne Rajon u rrit me më shumë se një të katërtën (26.4%). Platforma Upwork ruajti pozicionin e saj dominues si punëdhënëse në distancë midis tre platformave dixhitale më të njohura në rajon, por me një rënie relativisht të ndjeshme të pjesës së saj të tregut 5.5 pikë për qind me 2022.

Megjithatë, rënia e peshës së Upwork nuk është rezultat i një rënieje të numrit të punonjësve, por prej faktit se në dy platformat e tjera numri i punonjësve u rrit në një masë më të madhe. Platformat e punësimit online u bënë popullore në Ballkan sidomos gjatë pandemisë Covid-19. Ata po krijojnë mundësi të reja pune dhe po bëhen të preferuara falë punësimit të lehtë, që nuk kërkon diploma, por njohuri praktike, duke ofruar fleksibilitet të punës në vendndodhje dhe oraret.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?