Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Katastrofa në Nepal, Instituti Gjeologjik i SHBA: Nuk ishte tërmet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Katastrofa në Nepal, Instituti Gjeologjik i SHBA: Nuk ishte tërmet
AktualitetBote

Katastrofa në Nepal, Instituti Gjeologjik i SHBA: Nuk ishte tërmet

Published: August 27, 2026
Shpërndaje

Mbi 200 të vdekur e rreth 1300 të zhdukur është deri tani bilanci i përmbytjeve katastrofike në Nepal, ndërsa viktima raportohen edhe në Kinën fqinjë.

Pati pështjellim lidhur me arsyen e fatkeqësisë, por të dhënat e fundit tregojnë se mumnd të ketë qenë shembja e një akullnaje në zonat e larta malore që shkaktoi një rrëshqitje masive toke dhe më pas vërshimin e furishëm ku uji u bashkua me baltë e shkëmbinj.

Sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), ngjarja u regjistrua fillimisht si një tërmet me magnitudë 4,4, por analizat e mëtejshme të valëve sizmike treguan se energjia sizmike ishte krijuar nga një rrëshqitje dheu dhe jo nga një tërmet tektonik. Mes të zhdukurve janë edhe më shumë se 300 turistë, përfshirë vizitorë nga Gjermania, SHBA-ja e Spanja.

Edhe disa shtetas të Koresë së Jugut, të cilët punonin në një hidrocentral në atë zonë, rezultojnë të zhdukur, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Ministrinë e Punëve të Jashtme në Seul. Sipas autoriteteve, nga katastrofa janë shkatërruar fshatra të tëra, ndërsa janë dëmtuar rrugë, ura dhe centrale elektrike.

- Publicitet -

Disa autostrada dhe rrugë kryesore janë bllokuar. Videot ku shihej sesi masa të mëdha uji rrëmbenin shtëpi të tëra, si dhe ndërtesa të zhytura në baltë, u përhapën me shpejtësi në internet. Sipas shkencëtarëve, rajoni i Himalajeve, ku bën pjesë edhe Nepali, po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës. Si pasojë, reshjet e shiut në këtë zonë po bëhen më të shpeshta dhe akullnajat po shkrihen gjithnjë e më shpejt.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fitorja e parë e një demokrati në Teksas që nga 1988: Si dështoi basti amerikan i Berishës dhe Mediut me Prokurorin Ken Paxton
  • Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027
  • Vrasje misterioze në Bulqizë, u tha se e sulmoi ariu, 62-vjeçari me plumb në kraharor
  • Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA
  • PSG shënon katër gola në 17 minuta, Barcelona feston në Camp Nou

Komentet e Fundit

  1. Po mër, po... on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. nastradini on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. Ethem Lalaj on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. XYZ on Trump humbet rëndë
  5. Detari on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?