Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 820 viktima nga tërmeti shkatërrimtar në Marok
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbi 820 viktima nga tërmeti shkatërrimtar në Marok
AktualitetBoteUncategorized

Mbi 820 viktima nga tërmeti shkatërrimtar në Marok

Published: September 9, 2023
Shpërndaje

Bilanci negativ pas tërmetit shkatërrimtar në Marok vijon edhe rritet. BBC raporton se të paktën 820 persona kanë humbur jetën, ndërsa 672 kanë mbetur të lënduar. 205 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8, shumë persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të prishura. Autoritetet kanë apeluar të gjithë njerëzit që të mos shkojnë në banesat e tyre dhe për këtë arsye shumica e tyre e kaluan natën në qiell të hapur.

Marrakeshi, qyteti më i madh më pranë epiqendrës së tërmetit i ngjan një gërmadhe me shtëpi të shembura. Një pjesë e rëndësishme e këtij qyteti është nën mbrojtjen e UNESCO-s pasi ka ndërtesa që datojnë prej shekullit të 12-të.

- Publicitet -

Ministri i Brendshëm, Abdelouafi Lafit tha se shumica e viktimave mendohet se janë në zonat rurale në Malet Atlas. Atje ka raportime për familje të mbetura nën gërmadha, por është e vështirë arritja e forcave të kërkim-shpëtimit të cilët janë në luftë me kohën.

Liderë botërorë kanë reaguar menjëherë pas këtij lajmi tragjik. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është i “shkatërruar” nga lajmi dhe ofroi ndihmën e vendit të tij. Edhe Presidenti rus, Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet. Erdogan ofroi ndihmën e Turqisë.

Ky konsiderohet si tërmeti më i fuqishëm në 123 vitet e fundit në Marok.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së, takimi zhvillohet sot në “Vilën e Kuqe”
  • Presidenca zbardh mbledhjen e Sigurisë: Drejtësia të bëjë punën e vet
  • Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë
  • Kinemaja shqiptare, kjo kufomë pa varr
  • Raportuesi për Shqipërinë në PE: Nuk është çështja që të hapen kapitujt, duhen mbyllur

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Raportuesi për Shqipërinë në PE: Nuk është çështja që të hapen kapitujt, duhen mbyllur
  2. = on Një ditë kulturore e jashtëzakonshme në Gjirokastër
  3. = on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. Patriot on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  5. Gita on Nga një SMS te llogaria e zbrazur bankare: Përhapje masive e “peshkimit” digjital në Shqipëri, si kuptohet dhe si të mbrohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?