Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbishkrimi i Sonjës së Epërme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Mbishkrimi i Sonjës së Epërme
Kulture

Mbishkrimi i Sonjës së Epërme

Published: March 10, 2023
Shpërndaje

Ramazan Kica

 

Në fshatin Sonja e Epërme (Gorno Sonje), rreth 4 km., në jugperëndim të Shkupit u zbulua një stelë e vendosur në një çezmë të braktisur, nga Nikola Vuliq i cili e publikoi (të shoqëruar me foto) në vitin 1931.

- Publicitet -

Në vitet në vazhdim Borka Dragojević-Josifovska bëri zbulimin e plotë të shkrimit (pjesa që ka shpëtuar nga dëmtimi).

Mbishkrimi i pllakës është:

P O S Í S M E S

T Y L V F · F L ·

D E L V S M V

C A T I · F · D O M

A L B A N O P ·

I P S A D E L V S

Shtojmë që dhe Borka në këtë formë e ka publikuar shkrimin, në vitin 1982. Sqarojmë që grafema “i” është me theks (kapuç) nga sipër, që tregon se theksi bie mbi të.

Këtë shkrim studiuesja Borka, duke ndarë fjalët e ka plotësuar:

“POSIS MESTYLU F[ILIUS] FL[AVIA] DELVS MVCATI F[ILIA] DOM[O] ALBANOP[OLI] IPSA DELVS”.

Me rreshtin e fundit “I P S A D E L V S” nuk do të merremi sepse është pjesë e kuptimit të rreshtave që mungojnë.

Përveç grafemave kemi dhe 5 pika (flasim për pika të vendosura në mesin e nivelit vertikal të grafemës; pra jo në nivelin fundor të saj).

Duhet të sqarojmë që pikat (e vendosura në mesin e nivelit vertikal të grafemës) në shkrimin e stelës nuk kanë atë domethënie që kanë sot.

Pika (në mes të nivelit vertikal të grafemave) tregon që grafema para saj është akronim (ajo fjalë ka të shkruar vetëm shkronjën e parë e fjalës). Pra është vendosur vetëm grafema e parë e fjalës, dhe pika presupozon të gjitha grafemat e munguara. Normalisht që pas shkurtimit (pikës) vjen dhe mbarimi i fjalës, për të filluar fjala tjetër (pra kuptojmë që kemi hapësirë mes fjalëve).

Konkretisht:

  1. Pika e parë (mes grafemave F F) do të thotë që grafema F para saj tregon që ajo “ka kuptimin e një fjale të shkurtuar” (që studiuesit e kanë konsideruar “F[ILIUS]”).
  2. Pika e dytë (mes grafemave L dhe D) tregon që FL (para saj) është shkurtim i një fjale (që studiuesit e kanë konsideruar “FL[AVIA]”).

Këtu duhet të sqarojmë që shkruesi i stelës për fjalën “FL[AVIA]” nuk ka shkruar vetëm grafemën e parë F, sepse do vinin dy grafema të njëjta (pas njëra tjetrës), ku njëra tregonte “F[ILIUS]” (bijë), dhe tjetra “FL[AVIA]” (emër njeriu), ndaj ai gjeti pikërisht këtë zgjidhje; pra grafemës F (të dytë) i shtoi dhe grafemën L (FL·).

  1. Pikën e tretë (mes grafemave I dhe F) studiuesit nuk e kanë përfillur. Në fakt kanë tentuar t’i japin një shpjegim që është “më e vogël, në formë trekëndëshi etj”. Ky veprim nuk më duket i saktë.

Nisur nga rregulli i dy të tjerave para saj, kjo pikë tregon që grafema I (para saj) është shkurtim i një fjale.

Mendoj që kjo grafemë duhet plotësuar I[LUSTRI] (fisnik, bujar, i shquar, i përmendur, i përndritur etj).

  1. Pika e katërt (mes grafemave F dhe D) tregon që F (para saj) është shkurtim i një fjale (që studiuesit e kanë konsideruar “F[ILIA]”).
  2. Pikën e pestë (mes grafemave P dhe I) studiuesit nuk e kanë trajtuar saktë. Nisur nga rregulli i të tjerave më lart, kjo pikë tregon që grafema P (para saj) është shkurtim i një fjale.

Pra fjala “Albanop” që studiuesit e kanë plotësuar ALBANOPOLI, në fakt duhet ndarë, sepse aty logjikshëm kemi dy fjalë. Fjala e parë është e plotë, “ALBANO”. Ndërsa grafema P (para pikës) tregon që ajo tregon një fjalë të shkurtuar, P[OLI].

Gjithashtu duhet të sqarojmë që fjala DOM (DOM[O]) ka mbetur jo e plotë nga mungesa e vendit, dhe meqenëse në të mungon vetëm një grafemë shkruesi e ka anashkaluar çështjen e saj, duke mos e shkruar grafemën O në rreshtin tjetër. Madje, po për mungesë vendi grafemën O (të parën), e ka dubluar në harkun e grafemës D; e cila dhe mund të japë idenë e dy O-ve.

Kështu materiali i plotësuar do ishte:

“POSIS MESTYLU F[ILIUS] FL[AVIA] DELUS MUCAT I[LUSTRI] F[ILIA] DOM[O] ALBANO P[OLI]”.

Shkrimi pa ngarkesat rënduese do ishte:

Posis Mestylu filius Flavia Delus Mucat ilustri filia domo Albano poli.

E cila do përkthehej në shqip:

“Posis Mestylu i biri i Flavia Delus e bija e fisnikut Mucat prej qytetit Alban”.

Normalisht këto fjalë kërkojnë shenjat e pikësimit (presjet), gjë që paraqet mjaft vështirësi. Nisur nga shenjat e pikësimit që specialistët i kanë vënë në përkthimin në anglisht (sipas variantit të Borka-s), do t’i vendosnim dhe ne, në këtë mënyrë:

“Posis Mestylu, i biri i Flavia Delusë, e bija e fisnikut Mucat, prej qytetit Alban”.

Kjo shpreh dhe atë që shkruan Hahn (për qytetin e albanëve që tregon Ptolemeu) se emërtimi është Ἀλβανός πόλις (Albanos Polis), “qyteti Alban” (pra është shkrim i ndarë në dy fjalë). {Reise durch die Gebiete des Drin und Wardar, f. 13}

Ajo që na intereson ne, dhe që është e sigurt, është shprehja “DOMO ALBANO POLI” që do të thotë “prej qytetit Alban”, “që është nga qyteti Alban” etj.

Qyteti Alban, nga vjen emri ynë kombëtar ishte në rrënojat e sotme të kalasë së Qytetit (në Valikardhë), në anën lindore të luginës së Bulqizës, studim i botuar në shtypin ditor më 29 tetor 2022.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fytyrat e protestës: Këta janë 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  • Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare
  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar

Komentet e Fundit

  1. Dulla on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  2. Gani USA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. MODERATORI on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  5. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?