Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbreti i Panairit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Mbreti i Panairit
KultureLajmi i fundit

Mbreti i Panairit

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Nga Edison Ypi

Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbret të Panairit të librit Mitat Frashërin, dhe u kry. Por Mitati ka vdekur. E helmoi Sigurimi.
Naim Frashëri, Fan Noli, Zef Serembja, Migjeni, që edhe ata e meritojnë të shpallen Mretër, edhe ata kanë vdekur.

Mbret i Panairit mund të qe fare mirë Lasgushi. Mirpo Lasgushi, që me panaire, kongrese, sympoziume, promuovime, s’u muar kurrë, zor se do pranonte. Për më tepër, Shtërgu i Fundit fluturoi “Dyke ikur nëpër natë, sipër malesh me dëborë”, dhe s’ka qen kufiri që e gjen pranë cilit Liqer a krua ka ndalur e po këndon.

- Publicitet -

Mbretëreshë e këtij Panairi Libri do e meritonte Lea Ypi. Halli se fenomenalja Lea Ypi s’ja ka ngenë. Po merret me kryeveprën e ardhshme që do çudisi botën, me librin për Gjyshen dhe Moralin. Këtë herë nuk është strukur në dollap të shkruaj libër pa u bezdisur. Po zbaton strategji tjetër. Ka vajtur te ca fafarefisër në fund të Botës, në Australi. Atje shkruan e shkruan për Shqipërinë duke parë nga dritarja kangurët e Australisë me kalamjtë e tyre në xhep. Më mirë që s’ësht Lea në Panair. Ypi për Ypi, do isha në konflikt interesi dhe s’do mund t’i bëja komplimentat e duhura.

Mrekullia vetë do ishte, dhe plotësisht titullin Mbret i Panairit do ta meritonte Sal Berisha me një libër me kujtime. Mes shum dejeve, ka dhe dell letrar Sala. Titulli dihet: “Nga Viçidoli te shqupi”. Aq fort do pëlqehej libri autobiografik i Salës, sa, me ta marrë vesh, Blinken do linte gjith bisedimet, Biden do braktiste krejt fjalimet, dhe atë dreq Non Grata që tingëllon si emër llotarie tip gërvisht e fito, do ja hiqnin urgjentisht. Mirpo Sala që të 10, librave të bardhë dhe kujtimeve të zeza tanipërtani s’ua ka ngenë. Është deri në fyt me Vulën, Siglën, Foltoren, Bravën, shqupin, SPAK-un, Klubin, Dhëndrrin.

Para ca ditësh Fevziu bëri një reportazh për Shtegun e Ngjyrave në Shishtavec. Aq fantastik ai reportazh, sa ta kishte bërë National Geographic dhe ta kishte dhënë BBC, treqint milionë njerëz anembanë botës do e shihnin. Edhe video reportazh edhe libër Panairi, dy kryevepra kaq afër e afër sikur s’kanë lezet. Para se qefliu i udhëtimeve në vendet e kanibalëve ta rrëmbejë kurorën e Panairit, le të ndreqi muzikat e reportazheve që i ka për ibret. S’janë mangët Përmeti, Labëria, Shkodra, Korça, për kabara, të qara, kanconeta, serenata, që ti dënosh duke u vënë muzikë amerikane apo franceze në sfond. Të cilat ndoshta janë të mira për atje ku janë, por jo për Shkodër e Dibër, Pukë e Mallakastër.

Ilir Ikonomi me gjithatë libër për Nolin e meriton plotësisht titullin e lartë Mbret i Panairit. Do gëzohesha shumë. Se e kam edhe mik dreqin. Me plot të drejtë u fol këto ditë për Ikonomin Murg e Prift njësoj si Noli. Ta marrim shtruar. Ta shpallim Ilir Ikonomin Mbret kur për Nolin të nxjerri volumin e dytë me titull Maratonomak.

S’ësht kollaj ta gjesh kush meriton të shpallet Mbret në këtë llumnajë që e quajnë Letërsi, dhe këtë lukuni që e quajnë Panair. Ama një Mbret apo një Diell diku e ka ky panair. S’ka qiell pa Diell. Do bënte ftohtë. Do mërdhifnim. S’do na shkonte mendja për Letërsi e panaire.

Mbreti pra, diku ndodhet, Mbret dikush është. Vështirë t’i vihet gishti. E çë se s’ja kemi lexuar ende librin. As prapa Hënës as në fund të detit s’kemi qënë. Por i njohim milimetër për milimetër. Ka shenja të tërthorta për të dalluar një Kryevepër.,

Ky Panair e ka një Mbret. Jo mbret dosido “Hidh në ferrë një rraqe të vjetër, të dalin njëqint mbretër”. Mbret me Kurorë, që shkruan dhe nuk ndjehet. Që nuk sorollatet posht e përpjetë, sa në kafene e mëhallë, sa në Fejsbuk e Instagram.

Një fakt kronike që u përputh me një iskër letrare shkruar kohë më parë, u bë sebep.
Koincidenca paratha atë që ndodhi. Jo dokrra. Çvendosje demografike ndërkontinentale. Ishte Profeci si ato që paralajmërojnë evente të ardhme të rëndësishme, Ditën e Kijametit, Fundin e Qytetërimit, riardhjen e Mesjetës.

Nuk ndodh çdo ditë. Ndodh një herë në një mijë vjet. Çartallosje në të tilla proporcione quhen Profeci. Dhe Murgu që i mban si thes mbi kurriz duke ikur në muzg, është shumë më tepër se Mbret, Noatradamus, apo magjistar, është Profet.

Mjafton e tepron për Mbret.
Origjina – Mbretëria e Kolonjës.
Besimi – Kaurr.
Profesioni – Murg.
Zeja – Shkrim e këndim.
Shenja të veçanta – Perfeksionist.
Koha – Ab Aeternum.
Emri Ben.
Mbiemri Blushi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?