Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori Meidani do të shkarkohet pas mbështetjes për studentët në Shkup? Ministria e Jashtme mohon lajmet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ambasadori Meidani do të shkarkohet pas mbështetjes për studentët në Shkup? Ministria e Jashtme mohon lajmet
Lajmi i funditRajoni

Ambasadori Meidani do të shkarkohet pas mbështetjes për studentët në Shkup? Ministria e Jashtme mohon lajmet

Published: May 20, 2026
Shpërndaje

Një qëndrim i ambasadorit shqiptar, Denion Meidani krah protestës së studentëve shqiptarë për të lejuar provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe, bëri që në media të artikulohen lajme se ministri Ferit Hoxha do ta largojë nga posti. Prej ditës së djeshme, në disa media është shkruar se Hoxha ka marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar VLEN, ndaj ambasadorit Meidani.

Në media thuhet se nisur nga ankesat e ardhura, po diskutohet një ndërprerje përpara kohe e mandatit të Meidanit në Shkup dhe zëvendësimi i tij me ambasadorin tonë në Prishtinë Petrit Malaj.

Por, Ministria e Jashtme i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i quajtur tërësisht të pabazuara. Ministria e Punëve të Jashtme thekson se çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë.

- Publicitet -

“Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.

Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore.

Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.

Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme”, thuhet në reagim.

Pas publikimit të lajmeve, qytetarë të shumtë janë angazhuar për nisjen e një peticioni për moslargimin e Meidanit si ambassador i Shqipërisë në Shkup. Të paktën 1300 firma janë mbledhur në peticion, përmes së cilit i kërkohet kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Hoxha që të mos largohet Meidani duke vlerësuar edhe rolin e tij për komunitetin shqiptar atje.

“Ne, qytetarët shqiptarë të Maqedonia e Veriut, shprehim shqetësimin tonë lidhur me informacionet për largimin e mundshëm të ambasadorit Denion Meidani.

Pas shumë vitesh, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë ndjerë praninë e një ambasadori që ka qenë afër qytetarëve, ka komunikuar drejtpërdrejt me komunitetin shqiptar dhe ka treguar interes real për problemet, sfidat dhe të drejtat e shqiptarëve këtu.

Ne besojmë se zëri i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë nuk duhet të dobësohet dhe as të heshtet. Përfaqësimi diplomatik duhet të jetë në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo që jetojnë”, thuhet në peticion.

Përmes peticionit kërkohet:

Transparencë lidhur me çdo vendim për largimin e ambasadorit;

Ruajtjen e një përfaqësimi aktiv dhe dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut;

Vlerësimin e punës dhe angazhimit që ambasadori Denion Meidani ka treguar ndaj komunitetit shqiptar.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut meritojnë të kenë një zë që i dëgjon, i përfaqëson dhe i mbështet.

Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, u emërua ambasador në Maqedoninë e Veriut në shkurt 2024.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • V. K. says:
    May 20, 2026 at 11:22 am

    – Me çfarë i mbrojti? Me pushkë e penë?

    – Jo.

    – Po me se?

    -Me angazhim “zerios” në rrjetet asociale.

    – Bravo. Cuba tä çartun si Mejhani do vatani.

    Reply
  • demo says:
    May 20, 2026 at 12:59 pm

    Po ky eshte ambasador i Shqiperise,nuk eshte ambasador i Maqedonise?

    Reply
  • Pellazg says:
    May 20, 2026 at 1:11 pm

    Imagjino se cvend jemi. Marim urdhra edhe nga shteti I kartonit. Pra jemi neve letter, e Macedonia karton. O zot sa te kapur Jane politikanet tane, e mbi te gjitha :zoti Palloshi:

    Reply
  • Anonymous says:
    May 20, 2026 at 2:00 pm

    Tani seicili ka te drejten si shqiptar qe te gjykoje:
    A eshte diplomaci kur Ministri i quan “idiote” shqiptaret qe kerkojne te drejtat e tyre kushtetuese ne Maqedonine e Veriut, apo kur Ambasadori Meidani mbeshtet keto te drejta per bashkekombasit e tij?
    Diplomacia nuk eshte servilizem.

    Reply
  • Ppsh says:
    May 20, 2026 at 3:35 pm

    E megjithate do shkarkohet
    Marifwti eshte si ta paraqesim si veteshkarkim

    Reply
  • demo says:
    May 20, 2026 at 4:36 pm

    Zoti Meidani.Ti je bir i nje Familje te kulturuar,i nje babai shume te ditur dhe te ndershem,qe nuk te ka mesuar Cfare Uji i i dhe gomarit?Ate Zanat e ka mesuar e mbese e Beqos,i biri Bardhul Agasit,por jo ti. Kur ishe Drejtor Tatimesh,kape mullare me hekur skrap te KURUMIT pa dogane,.I bllokove,i tatove sipas ligjit,,Te erdhi mandati shkarkimit nga Ustabashi,Ramabashi,qe e vertit SHERIANE.Po Ti djali i Rexhep Mejdanit nuk zure mend. Mbron te drejtat e shqiptareve si Ambasador i Shqiperise! Po kryeminister ne Tirane eshte Rame Pashici,kryeministri i Serbise!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    E kane shpallur gazetaret gjewrmene ketu e 10 vjet,nuk e pasake kuptuar Ti Denion Meidanii?
    Ketu nuk ka vend per te Ndershem,patriote,te drejte e te ditur.
    Ne kete vend o do behen te gjithe bushtra,kurva,hajdute,korruptuar,korruptonjes,Atdheshites Tradhetare si Edi Rama,ose heee,ne Emigracion.

    Reply
  • 55 says:
    May 20, 2026 at 9:18 pm

    Tani Salehi e Ramuti nuk jane vetem, me ta jane edhe shulët.
    Ç’nuk çerjetove, o Shqiperi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?