Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbyllen votimet në Malin e Zi, pjesëmarrje e kënaqshme, partitë gati për rezultatet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbyllen votimet në Malin e Zi, pjesëmarrje e kënaqshme, partitë gati për rezultatet
AktualitetRajoni

Mbyllen votimet në Malin e Zi, pjesëmarrje e kënaqshme, partitë gati për rezultatet

Published: June 11, 2023
Shpërndaje
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Sipas mediave të huaja, kanë votuar 56.4% votues, rreth 18% më pak se në vitin 2020.

Në Podgoricë ka pasur një konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit në qendrën e votimit 73A. Parregullsitë janë publikuar nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMI) dhe Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT). Në këtë qendër votimi është konstatuar se në listën e votuesve, në hapësirën e nënshkrimeve, gjendet nënshkrimi i një votuesi tjetër.

Në garë janë 15 parti dhe koalicione, duke filluar nga grupet pro-perëndimore deri te ato që janë pro-serbe dhe pro-ruse. Këto  zgjedhje kanë ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm në opinion, pasi nga rezultati i tyre varet zgjidhja e krizës politike që po mbretëron në skenën e zgjedhjeve të gushtit 2020.

Në garë dhe dy koalicione të partive shqiptare

Këto janë zgjedhjet e para pa ish presidentin Milo Gjukanoviç.

Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistave (PDS) për të parën herë hyn në zgjedhje pa liderin e saj Millo Gjukanoviç, i cili pas tri dekadash është tërhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale humbi zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviç.

Një ndryshim i madh ndodhi tek koalicioni i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili në zgjedhjet e kaluara formoi shumicën aktuale parlamentare. Ky koalicion politik është ndarë tashmë në tre parti të pavarura dhe sipas të gjitha anketimeve do të ketë një rënie të theksuar.

Sipas analistëve malazezë dhe të anketimeve të ndryshme pritet të kryesojë lëvizja “Evropa Tani”, e cila u formua në mesin e vitit të kaluar dhe të cilës i përket edhe presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Ndërkaq, si forcë e dytë në këto zgjedhje pritet të dalë Partia Demokratike e Socialistëve.

Dy partitë që pas zgjedhjeve të vitit 2020 së bashku me Frontin Demokratik përbënin shumicën në nivel shtetëror, Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit me mandat të përkohshëm Dritan Abazoviç, dhe Demokratët kandidojnë së bashku.

Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy koalicione të partive shqiptare: Forumi Shqiptar me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni i Aleancës Shqiptare me deputetin me përvojë Genci Nimanbegu.

Nga këto zgjedhje dalin 81 deputetë, dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Ethem Lalaj on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  4. Izraeli i merr te gjitha on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  5. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?