Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbyllja e Gjykatës së Tropojës, avokatja Guska: Populli i thjeshtë do e vuajë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mbyllja e Gjykatës së Tropojës, avokatja Guska: Populli i thjeshtë do e vuajë!
KronikeUncategorized

Mbyllja e Gjykatës së Tropojës, avokatja Guska: Populli i thjeshtë do e vuajë!

Published: May 2, 2023
Shpërndaje

Gjykata dhe Prokuroria e Tropojës, prej ditës së sotme është zhvendosur në Kukës, duke shënuar edhe nisjen e implementimit të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Dhoma e Avokatisë Kukës dhe sipas Sekretares Aurora Guska, përveç kostos së shtuar tani banorët e Tropojës nuk do të kenë akses në drejtësi por edhe zvarritje të proceseve gjyqësore të cilat sipas saj janë të pafundme. “Jo vetëm populli i Tropojës por edhe populli dhe Hasi kanë vuajtur mungesën e gjyqtarëve. Tashmë populli i Tropojës nuk do të ketë më akses në drejtësi, për t’u bërë një kallëzim penal nuk do ketë ku t’i drejtohet Gjykatës. Që do të thotë se populli i thjeshte do i duhet të bëjë tre orë rrugë. Kjo është një masakër, duke e ditur mirë që Kukësi është qarku më i varfër. Do zvarriten çështjet. S’bëhet më fjalë për afate, ne interesohemi për caktimin e datave. Populli i Tropojës nga sot s’ka më akses”, tha Aurora Guska, sekretare e Dhomës së Avokatisë Kukës.

Sipas avokates Guska, problem tjetër do të jetë edhe shkrirja e Gjykatës Administrative në Shkodër, që pritet të ndodh në muajin korrik. “Ne si qark, për çdo çështje administrative i drejtoheshim asaj. Tani do shkojmë në Tiranë, nuk dihet fati i kërkesave të qytetarëve”, tha ajo. Guska, ndër të tjera thotë se mos kryerja në kohë e proceseve gjyqësore ka sjelle e do sjellë në vijimësi edhe mbipopullimit në paraburgime.

Me hyrjen në fuqi të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore, në Gjykatën e Kukësit janë transferuar plot 139 dosje të Tropojës. Bashkë me dosjet janë zhvendosur edhe 2 gjyqtarë të Tropojës. Aktualisht Gjykata e Kukësit ka 4 gjyqtar, 2 të Kukësit dhe 2 të Tropojës ndërkohë që mungojnë 3 të tjerë pasi në organikë ka 7 gjyqtarë.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima

Komentet e Fundit

  1. Cudi e madhe on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Abc on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Tirana 1967 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. anti25642654censurë on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?