Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më 20 maj 2024, Trump del para gjyqit. I rrezikohet kandidimi për President
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Më 20 maj 2024, Trump del para gjyqit. I rrezikohet kandidimi për President
AktualitetBote

Më 20 maj 2024, Trump del para gjyqit. I rrezikohet kandidimi për President

Published: July 21, 2023
Shpërndaje

Gjykatësja federale, Aileen Cannon në Florida caktoi 20 majin e vitit të ardhshëm si datë gjyqi për ish-presidentin Donald Trump, lidhur me akuzat për mbajtjen e paautorizuar të qindra dokumentave sekrete pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Data duket të jetë një kompromis mes kërkesës së prokurorëve që gjyqi të fillonte në dhjetor dhe kërkesës së avokatëve mbrojtës për ta shtyrë gjyqin për një kohë të pacaktuar, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Nëse mbetet kjo datë, ky gjyq do të pasonte një tjetër gjyq në Nju Jork ndaj zotit Trump, lidhur me akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit në lidhje me një pagesë në këmbim të heshtjes për një aktore filmash pornografike.

- Publicitet -

20 maji i 2024, po ashtu nënkupton, se gjyqi do të mbahet në fazat e avancuara të garës republikane për emërimin e kandidatit për president, kur ndoshta mund të jetë bërë e qartë se cili do të jetë ky kandidat, megjithëse emërimi zyrtar do të bëhet në verë në Konventën Kombëtare Republikane.

Duke e shtyrë datën e gjyqit disa muaj pas11 dhjetorit, siç kishte kërkuar Departamenti i Drejtësisë, gjykatësja Cannon sqaroi se “data e propozuar nga qeveria ishte e përshpejtuar në mënyrë të pazakontë dhe në kundërshtim me garantimin e një gjykimi të drejtë”.

Ajo ra dakord me avokatët mbrojtës se numri i provave që duhet të analizohen përpara gjyqit, përfshirë informacionin e klasifikuar, është “voluminoz”.

“Gjykata konstaton se interesat e drejtësisë të cilës i shërben kjo kohë janë më të rëndësishme … se sa një gjykim i përshpejtuar,” shkruan gjykatësja.

Zoti Trump mund të përballet me procese të tjera gjyqësore vitin e ardhshëm. Ai njoftoi këtë javë se kishte marrë një letër që e informonte se ishte objekt i një hetimi të veçantë nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, një tregues se akuzat mund të shpallen së shpejti.

Prokurorët në shtetin e Xhorxhias po kryejnë nga ana e tyre një hetim tjetër ndaj zotit Trump për të ndryshuar rezultatin e votës në atë shtet, që ai e humbi. Prokurorja e rastit ka sinjalizuar se pritet së shpejti të shpallë vendimin e saj për akuzat.

Gjyqi për dokumentet sekrete në Florida bëhet në bazë të një akt-padie me 38 akuza, ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, ku akuzohet ish-presidenti për mbajtje të qëllimshme të dokumenteve të klasifikuara, përfshirë të dhëna tepër sekrete, në rezidencën e tij private në Mar-a-Lago dhe për konspiracion me ndihmësin e tij, Walt Nauta, për t’i fshehur ato nga hetuesit, që kërkuan kthimin e tyre. Si zoti Trump edhe zoti Nauta kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Serbia arreston 2 gra për spiunazh, i akuzon se i dhanë SHISH-it dhe Agjencisë së Kosovës informacione për agjentë të BIA-s
  • Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt takim me Ramën
  • Drejtori i Policisë Korçë thirret në SPAK për dosjen e Ergys Agasit
  • Të dhëna tronditëse në SHBA, 100 persona vuajtën mbi 4100 vite në burg gabimisht
  • Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Komentet e Fundit

  1. Shqiperia e Shqiptareve on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. cuf dabjoni on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Studenti on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  4. Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret on Pushteti i padukshëm
  5. E on E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?