Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me çfarë merret kompania lobuese e Massimo D’Alemës në Shqipëri dhe përgjigjia e Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Me çfarë merret kompania lobuese e Massimo D’Alemës në Shqipëri dhe përgjigjia e Ramës
Lajmi i funditPolitike

Me çfarë merret kompania lobuese e Massimo D’Alemës në Shqipëri dhe përgjigjia e Ramës

Published: June 3, 2024
Shpërndaje

Marrëdhënia e ngushtë e D’Alemës me Shqipërinë daton që nga koha e luftës në Kosovë, kur kryeministri i atëhershëm mbështeti bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Me kalimin e viteve ai ka intensifikuar gjithnjë e më shumë udhëtimet e tij në Tiranë dhe marrëdhëniet e tij me qeverinë e Edi Ramës. Këto marrëdhënie kanë bërë të mundur që ai të jetë biznesmen jo vetëm në shtëpi (Itali).

Report ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, D’Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri: në fakt, ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen.

Gazetari: Rama ka raporte shumë të ngushta me Massimo D’Alema

- Publicitet -

Ahmetaj: Massimo D’Alema nuk është politikan, por biznesmen.

Gazetari: Çfarë lloj biznesi bën?

Në fakt Massimo D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali ‘DL&M Advisor’ hapur në 2019 dhe në dy vitet e fundit ka faturuar thuajse 2 milionë euro, por në bilancet e këtij biznesi nuk ka asnjë referim për interesa të mundshme të ish-kryeministrit italian në Shqipëri.

Rama: Nuk kam folur kurrë për biznes me Massimo D’Alemën gjithmonë kemi folur për politikë dhe për Shqipërinë, pastaj ai është një njeri i lirë mund të bëjë çfarë të dojë.

Duke konsultuar regjistrat e Dhomës se Tregtisë se Shqipërisë, zbulojmë që vitin e shkuar, Massimo D’Alema ka themeluar në Tiranë një shoqëri që ka selinë pikërisht këtu (në Tiranë- Teatri i Operas dhe Baletit) në një godinë të periudhës së pushtimit fashist në Shqipëri ku ka zyrat edhe Instituti Italian i Kulturës.

Kompania shqiptare e D’Alemës quhet A&I. Ish-kryeministri është pronar i vetëm dhe si objekt social ka konsulencën institucionale të bizneseve që duan të ndërkombëtarizohen. Pra konsulencë dhe lobim, por nga dokumenti nuk marrim informacione të tjera e për këtë nuk na mbetet gjë tjetër përveçse ti drejtohemi pronarit të biznesit.

E takojmë në Sallonin e Librit, në Torino ku bën një prezantim hyrës rreth Karl Marksit gjatë prezantimit të librit të Luciano Camfora mbi filozofin gjerman.

Gazetari: Mirëmbrëma jam Giorgio Mottola nga Report, nuk di nëse kujtoheni për mua. Doja t’ju pyes se çfarë do të mendonte Marksi për aktivitetin e lobimit në favor të kapitalizmit financiar?

D’Alema: Nuk kam asgjë për të thënë!

Gazetari: A mund t’ju pyes pse keni themeluar një kompani lobimi në Shqipëri vitin e kaluar? A&I? A mund të ma jepni një përgjigje?

D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.

Një pistë mbi të cilën ne të punojmë na e ofron ish zv/kryeministri shqiptar Arben Ahmetaj:

Ahmetaj: Thënë mes meje e tej nuk dua të flas për D’Alemën sepse për mua ai është i madh. Biznesi i tij janë kriptovalutat.

Ahmetaj: Bën lobistin për kompani kriptovalutash.

Pra, sipas Ahmetaj, Massimo D’Alema bën lobim në favor të shoqërive që merren me kriptovaluta, një informacion ky që duke mos patur akses në dokumentet e bilancit dhe klientëve të biznesit të tij në Shqipëri, mbetet i vështirë për tu verifikuar. Kështu detyrohemi të rikthehemi tek D’Alema.

Gazetari: A është e vërtetë që merreni me kriptovaluta në Shqipëri? Kështu na kanë thënë. Në fakt për biznese që merren me kriptovaluta? Me jepni një përgjigje, po ju kërkoj një ballafaqim lidhur me disa informacione që kam.

D’Alema: Përgjigja është jo!

Gazetari: Po si ka mundësi që keni themeluar këtë shoqëri konsulence në Shqipëri? Pse pikërisht në Shqipëri?

D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.

(Gazetari largohet nga truprojat)

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Sillni Ahmetajn në Shqipëri! says:
    June 3, 2024 at 10:14 am

    Kur drejtësia mungon, ndodhin paradokset! Ahmetaj është i akuzuar për korrupsion, por drejtësia nuk mund ta sjellë në Shqipëri dhe të zbatojë ligjin njësoj si për të tjerët! Pra, mos zbatimi i ligjit nga drejtësia sjell paradoksin që ky i akuzuari Ahmetaj bilbiloset në “arrati” dhe ngateron politikën jo vetëm në Shqipëri, por edhe Itali! Këtij i them “Supermen” dhe jo “Derr në pyll” dhe të gjitha këto falë Drejtësisë së shtrëmbëruar që nuk e di se përse është e tillë!

    Reply
    • Aldrinp says:
      June 3, 2024 at 12:38 pm

      O kurve e Rames, me cfare merret Dalema ne Shqiperi?
      A i ka dhene toka ne bregdet Ramuti si shperblim per kredo politike?
      Po Vllahutin a ka prona ne Shqiperi?
      Po Grenell ka pjese ne Aferen e Sazanit me Kushner?

      Reply
      • pilo Lala says:
        June 3, 2024 at 2:53 pm

        Vicidolasi ben coment, me nje tufe pyetjesh, ti ngaterroje akoma shume njerezit.
        Asnje opinion, asnje mendim per artikullin, vetem ca shashka ne forme pytjesh ta ngaterroje akoma me shume problemin.
        Qe ne fillim startohet me sharjet “o kurva e Rames”

        Reply
  • Aldrinp says:
    June 3, 2024 at 4:47 pm

    Startohet a dhiari i mutit? Po si e flisni englishten kaq rrjedhjshem , kush jua ka mesuar, Rilindjoti Ramut?
    Tufa e pyetjeve jane tre pyetje o kurve e Rames.
    Shikoji pergjigjet e Rames sa ka shkruar.. Si kafshe, si halldup..

    Reply
  • Spak says:
    June 3, 2024 at 6:43 pm

    Nje shprehje e Shkodraneve ” a je budall a ban vete”? Edhe gazetari i RAI ishte si nje gazetar i paguar i Saliut ne SYRI TV ose Lubonja, ose Bushati apo SHkullaku apo dhe Ylli Rakipi! Gazetare budallenj dinake! Gazetari Italian ishte me nivel shume te ulet te inteligjences edhe pse dukej qarte qe ishte i paguar nga Saliu! Rithemelimi dhe gazetaret e blere nga Saliu jane qenie te peshtir

    Reply
  • mali says:
    June 3, 2024 at 7:25 pm

    Spak me solle ne kujtese se pse si shprehesh ti shpreheshin ithtaret e Sali Berishes.
    Me vjen keq o Spak po keto gjera tregojne qe edhe Rama eshte ne ato ujra te Berishes.
    Po shkruaj shkurt.
    Sali Berisha pagoi nje zyre avokatie ne Paris te luftonte DASh.Po paguan ne londer ,idioti, zyra avokatie mafioze qe ta grijne nga parate duke e ditur ata qe keto para jane pa djerse.
    E njejte gje me Ramen.
    Shpik komisione leshi anti-korupsion dhe paguan kompani leshi,mafioze per t’i xhvatin para budalla Rama qe te luftoje korupsionin ne qeverine e tij.
    Nuk besoj qe ne PS ta hane sapunin per djathe.
    Per sot boll.Neser ka perendia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?