Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vëllai në pranga, motra arrest shtëpie, 2.7 milionë euro tokë në Himarë me dokumenta false
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vëllai në pranga, motra arrest shtëpie, 2.7 milionë euro tokë në Himarë me dokumenta false
KronikeLajmi i fundit

Vëllai në pranga, motra arrest shtëpie, 2.7 milionë euro tokë në Himarë me dokumenta false

Published: October 25, 2023
Shpërndaje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi sekuestrimin e 13.750 m2 tokë e vlerësuar 2.750.000 euro, në fshatin Gjilek të Bashkisë Himarë, pasi nga hetimet u provua se është regjistruar pranë ASHK Vlorë me dokumente të falsifikuara.

Pas hetimeve, gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ për shtetasin me inicialet E.M., dhe ‘arrest shtëpie’ për motrën e tij, shtetasen me inicialet L.M.

NJOFTIMI I PROKURORISE:

- Publicitet -

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi sekuestrimin e 13.750m2 tokë e vlerësuar 2.750.000 euro, në fshatin Gjilek të Bashkisë Himarë, pasi nga hetimet u provua se është regjistruar pranë ASHK Vlorë me dokumente të falsifikuara.

Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1051 të vitit 2021, me kërkesë të prokurorisë u vendos masa e sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin E.M. si dhe masa e sigurimit“Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për shtetasen L.M.

Nga aktet e administruara gjatë hetimit, rezultoi e provuar se këta shtetas plotësojnë elementët e veprës penale “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim si dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2, 190/2 dhe 287, paragrafi i 2 të K.Penal.

Për regjistrimin e pronës shtetasja L.M., inicioi një proçes gjyqësor administrativ pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, ku kërkoi regjistrimin e të gjithë sipërfaqes sipas dokumentit pronësor AMTP nr.9859. Në gjykimin administrativ, nga ana e shtetasve E.M. dhe L.M., janë përdorur dokumentet e falsifikuara, Formular nr.6 dhe AMTP.

Dokumentet e falsifikuara u përdorën në disa institucione nga ana e personave nën hetim, si; Këshillin e Qarkut Vlorë; Bashkinë Himarë; në procesin gjyqësor të zhvilluar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si dhe më pas pranë ish-ZVRPP Vlorë (sot ASHK). Nga hetimi u provua se, mbi pronën pas regjistrimit janë kryer veprime, ndarje, transaksione/shitje të shumta, duke kaluar pjesën më të madhe nga sipërfaqja totale 13.750m2, tek persona të tretë. Në kohën e kryerjes së veprimeve të mësipërme, shtetasi E.M. ka qenë në detyrën e topografit të Bashkisë Himarë.

Po kështu, nga hetimet rezultoi e provuar se pas regjistrimit pranë ish-ZVRPP Vlorë të sipërfaqes prej 13.700 m2, mbi këtë pasuri janë kryer veprime juridike me qëllim fshehjen/mbulimin e natyrës së paligjshme të pasurisë së përfituar me anë të dokumenteve të falsifikuara.

Një pjesë e kësaj prone ka mbetur në bashkëpronësi të shtetasve E.M., dhe L.M., Ndërsa nga sipërfaqja totale prej 13.750 m2, është shitur një sipërfaqe prej 7050 m2.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?