Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës.
Veliaj bën me dije se në 79-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një sërë aktivitetesh festive.
“Gëzuar 79-vjetorin e çlirimit Tirana jonë!
Nderojmë dhe respektojmë heronjtë që luftuan për lirinë e qytetit! Sot, jemi krenarë për Tiranën tonë – më e bashkuar dhe më e bukur se kurrë më parë”. Në këtë ditë të veçantë, Bashkia e Tiranës ka planifikur një sërë aktivitetesh festive”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.
Tirana shënon sot 79-vjetorin e çlirimit të saj.
p.k\dita