Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më ke goditur, do të të vras”, fqinji i alkoolizuar terrorizon djalin 12-vjeçar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Më ke goditur, do të të vras”, fqinji i alkoolizuar terrorizon djalin 12-vjeçar
Kronike

“Më ke goditur, do të të vras”, fqinji i alkoolizuar terrorizon djalin 12-vjeçar

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Emisioni “Stop” ishte në qytetin e Lushnjës. Një zonjë ankohet se fqinji përbën rrezik për fëmijën e saj 12 vjeç.

Denoncuesja: Urojmë që të arrijmë qëllimin, që jo vetëm të shpëtohet fëmija im, por në këtë rast do të shpëtojmë shumë fëmijë nënash, shumë bij nënash, sepse janë 12 vjec. Ai nuk ka fuqi të mbrohet.

Gazetari: Mos u shqetëso!

- Publicitet -

Denoncuesja: Kështu që, nuk e di, nëse do të më ndihmoni. E vetmja zgjidhje, te ju më vajti mendja, se nuk kisha, vetëm Zoti dhe ju, thashë. Nuk di më. Përderisa shteti nuk mendoi për  jetën e fëmijës tim dhe timen bashkë… Kam një problem madhor me një komshi këtu përballë lagjes sime, që ma kërcënon fëmijën, që prej muajit qershor, me pretekstin, që fëmija im, sikur godet në xhama, në dyer. Duke qenë se unë, nga Qershori, tre muajt e verës nuk jetoj fare këtu, sepse jetoj nga familja ime, me pushimet e mia, me punët e mia. Dhe ai, sa herë që unë vij te dera për të hapur oborrin, sikur na ruan, sikur na vëzhgon, direkt shkon te fëmija dhe i thotë: “Ti më ke goditur! Do të të vras! Do të të bëj…!” Prej kohës, që unë e kam denoncuar, që prej gati dhjetë ditë pothuajse, që unë shkoj në polici, bëj deklarata, bëj kallëzime, bëj denoncime, ai më kërcënon duke më thënë: “Do shikosh, se çfarë do të të gjejë, që nga dita që ke denoncuar”. Sa herë që na shikon, te djali drejtohet, për ta kapur, i drejtohet me dhunë, do të të bëj këtë, atë… kërcënime nga më të frikshmet. Kam edhe një vajzë rreth dhjetë vjeçe, por që është i fiksuar me djalin.

Ndërkohë kemi të bëjmë me një person, që është i alkoolizuar dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe psikologjike. Denoncuesja thotë se prej 10 ditësh ka shkuar në polici, ku ka bërë deklarata e kallëzime. Por jo vetëm që asgjë nuk është zgjidhur, por fqinji është bërë edhe më agresiv. Ai i vjen në derë dhe e kërcënon zonjën dhe djalin e saj.

Denoncuesja: Kush?

Fqinji: Komshiu.

Denoncuesja: Çfarë kërkon?

Fqinji: Hape derën!

Denoncuesja: Çfarë kërkon, thashë? Fol!

Fqinji: Nuk kërkoj gjë.

Denoncuesja: Po atëherë, çfarë kërkon te dera ime?

Fqinji: Hape derën!

Denoncuesja: Ore, do ikësh tani, apo të thërras policinë tani, prapë?

Fqinji: Të flisja me ty!

Denoncuesja: Do ikësh tani, apo të thërras policinë tani, prapë? Ik tani se…!

“Stop” e takoi qytetarin në fjalë dhe ai pranoi se pi raki, por thotë se e ngacmojnë fëmijët e lagjes.

Fqinji: Unë pi raki. Jam ndarë nga gruaja. Më ngacmojnë kalamajtë e lagjes, atje.

Gazetari: Të ngacmojnë kalamajtë? Çfarë të thonë ata?

Fqinji: Plakën time ma ngacmonin. Ma grisën rrjetën dhe dritaren. Çdo pasdite për pasdite vijnë atje, më gjuajnë me gurë.

Gazetari: Kush të gjuan, konkretisht?

Fqinji: Kalamajtë, ore!

Gazetari: Të lagjes?

Fqinji: Po, pra!

Gazetari: Ndonjë person, që e njeh ti?

Fqinji: Të asaj (fqinjës).

Fqinji: Ja, si iku me vrap ai! (Sheh në rrugë një fëmijë, që kalon rastësisht).

Gazetari: I tyre është?

Fqinji: I tyre, po! E pe si iku? Erdhi aty… nuk i njoh, thashë. Nervore, e di, kur kam unë? Kur më shqetëson njeri, atëherë! Unë tani po të tregoj, apo jo? Po, pra!

Pas shumë përpjekjesh, ai është dërguar te specialistët. Institucionet në Lushnjë, nuk e kanë trajtuar kurrë këtë rast siç duhet. Këtë herë urgjenca ishte e vetmja mënyrë e shpejtë për ta trajtuar. Pasi ai u bind nga emisioni “Stop” u bë i mundur transportimi për të marrë mjekimin e çastit, por jo të duhurin. Në mungesë të një mjeku toksikolog, pasi Lushnja nuk zotëron një mjek të tillë që duhet të trajtojë pacientët e tillë dhe në mungesë të mjekes psikiatre, e cila nuk ndodhej në punë, gjithçka mundej të bëhej ishte vetëm ky shërbim i çastit. “Stop” i bën thirrje të gjitha strukturave shtetërore të Lushnjes të kenë vëmendjen ndaj këtij rasti.

Gazetari: Jemi për të mirën tënde.

Fqinji: E di!

Gazetari: Kur e di, do e bësh këtë për ne. Do e bësh për mua? Ke nevojë për trajtim për momentin dhe do të të sjellim prapë këtu. Mirë? Do e bëjmë bashkë? Bravo, bravo, shumë bukur!

Infermieri: Çohu avash, se mos vritesh!

Gazetari: Bravo, ti je goxha zotëri! Hajde me mua, se më do mua!

Valentina Asabella, mjeke psikiatre, thotë se për rastin e qytetarit, bëhet fjalë për psikoza, që ndodhin post alkoolit. Ai duhet të trajtohet menjëherë.

“Tek një person që ka një alkoolizëm kronik dhe ka vite që abuzon me pijet alkoolike ka shumë mundësi që të shfaqen edhe probleme të shëndetit mendor të tilla si deluzionet e përndjekjes, që në këtë rast më shpjeguat që personi ka ide fiksuese në kokë. Në këto raste nëse personi si pasojë e varësisë alkoolike ka probleme të tilla që rrezikojnë jetën e personave të tjerë që janë përreth tij, personi duhet të marrë një herë një ndihmë në trajtimin psikiatrik, që i ofron edhe kufizimin në mosdëmtimin e vetes dhe të tjerëve dhe pastaj mund të flitet për një ekzaminim më specifik dhe pak më të butë të trajtimit në toksikologji dhe shërbimet që ofrohen nga mjekët toksikologë”, tha ajo.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  2. K R on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Dudumi on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  4. Shqiperia on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?