Nga Migena Aleksi
Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos në TikTok. “Pres të më vizitojë Edi Rama” – ka thënë ai sapo hyri në shtëpinë me kamera.
Ja pra. Më në fund opozita e gjeti skenën e duhur për betejën e saj historike: Big Brother VIP.
Pas dështimeve në Kuvend, rrugë dhe konferenca shtypi, “revolucioni demokratikas” kalon zyrtarisht në prime-time, mes nominimeve, zarfeve të zinj dhe debateve se kush i la pjatat pa larë.
Mesazhi është i qartë: nëse nuk rrëzohet Rama me votë, nëse nuk rrëzohet me drejtësi, nëse nuk rrëzohet me protesta, ndoshta rrëzohet me… televotim.
Figura opozitare, që dje fliste për korrupsion, sot do të flasë për strategji loje, aleanca në shtëpi dhe “si ndihem emocionalisht”.
Nga denoncimi i aferave te rrëfimi i fëmijërisë së vështirë, një tranzicion i natyrshëm për një opozitë që ka ngatërruar politikën me audiencën e shout.
Ironia është kjo: opozita që ankohet se pushteti e ka kthyer shtetin në shou, vetë futet në shoi. Pastaj çuditet pse nuk merret seriozisht.
Big Brother është ideal për këtë mision:
nuk kërkon prova, nuk kërkon programe, nuk kërkon koherencë..Mjafton të jesh “autentik”, të shpërthesh emocionalisht dhe, nëse ke fat, të qash pak para kamerës.
Në këtë format, korrupsioni nuk luftohet, harrohet për dy orë, derisa të dalë reklama. Pushteti? Ai fiton pa u lodhur. Sepse kur kundërshtari yt shndërrohet në personazh televiziv, ti pushon së pasuri opozitë reale.
Në fund, kjo nuk është as tragjedi, as komedi. Është simptomë. Simptomë e një opozite që nuk beson më se mund të fitojë me ide, institucione dhe drejtësi ndaj provon fatin me klikime.
Demokracia, ndërkohë, mbetet… jashtë shtëpisë. Ajo, fatkeqësisht, nuk ka “prime-time”.
—
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Te ish futur Sala. Do kishte kuptim.
Nje shemtire shqiptare.Nje shemtire e turmave katundareske ,Ky program llum tregon mjerimin e televizioneve shqiptare qe mbahen me Lotet e rrugeve,me supervizimet e vizimet,Me sinjalistiken,Llogjistiken dhe stilistiken e tenderave qe paguhen nga taxat e popullit..Per keto bufallalleqe banale sherben korrupsioni Qeveritar,te kapur ne pergjimet e Bandes Balluku dhe banda AKSHIT.Me kete tip dallkau DO LODROJNE KAFSHET. Me kete majmun ulurites pe Korce do argetohen turmat pa tru,.Breza qe lindin dhe rriten si kafshe pylli pa kulture,pa kulturen e Librit,pa tingujt hyjnore te Evropes Klasike.
Nje malok drogaxhi,kontrabandist kafeje ne Shqiperine pa shtet te Berishe malokut ngriti nje Televizion,si nje HAN lagje ku mblidhen karvanxhijte kuajt,mushkat,gomeret,ku lepihen pijanecet,kurvat,zhurmaxhijt,dhe mizat.Maloku shkoi ne picket te malokes,mu ne halet te Lanes,sepse sic thoshte burri kryeministreshes Balluku,,enderronte shpejtesite Kozmike,.
Sa mban qeni breke,na la prapa gjytrymen grua qe numuronte laviret e te shoqit dhe di te numuroje me gishta edhe fitimet qe sjellin GJOBAT NE SHERBIM TE QEVERRISE.
Me keto gjoba Ne taxapaguesit duhet te ndrrojme kanalet mos na cfaqen llumi i llumit te shoqerise,qe zhgrryhen si derrat ne lluce ne nje Grope septike qe quhet Big Brother.
Hani Muco,Pini Muco!
Ky BB verte do te jete I rralle, me Vrenozin protogonist dhe Muniken komentatore, por edhe u fundit nqs duane te ndryshojne botekuptimin e rinise
Sa qenka entuziazmuar apo merzitur (nuk del qarte) kjo Migena aq e pa varur neper shkrimet qe sajon sa nuk ke ku ta kapesh, me hyrjen ne Big-Brodher – vip te nje anetari te opozites aq te famshem ne rrjetet sociale (sic thote ajo) por qe nuk ka asnje post e funksion partiak !
E gjith shqipria eshte ber nje BB
Demua : …..”paguhen nga taksat tona”…..
Desha të di për kuriozitet , demo , çfarë taksa paguan ti me plakën tënde si familje ? Si pensionist , ti dhe plaka jote paguani minimalen e minimales së taksave . Kam njerzit e mij pensionistë në Shqipëri dhe e di mirë sa taksa paguajnë , madje edhe korrentin që harxhojnë , një pjesë të mirë ja paguan shteti .
Dashi,,Pasi te lexojne kete pamflet fshikullues te demos per nje nga Bakallate me te peshtira te katundarise televizive,portalet dhe TV e shumta do ta mbyllin kete program BB,qe i ka dale boja me kohe.
Penda e demos eshte nje pende e fuqishme ne nivel kombetar dhe Europian.Rreken ta imitojne plagjatoret e shumte,por kopja u mbetet nje shemtire.Demon e kane cmuar personalitete te kultures dhe gazetarise si Teodor Keko,Gaqo Veshi,David Stewart,Gazeta Lidhjes Shkrimtareve Drita,qe ja botonte fejtonet Demos nga 1984 deri ne 91,kur shkruanin Ismail Kadare dhe Dritero Agolli,,Revista me prestigjoze e BE per Evropen Lindore East European Reporter.Keta zagaret katundare, vinin rrotull tek lokali Lidhjes,i pesh peshin Remzi Lanit dhe Teodor Kekos,,Pse botoni shkrimet e demos?
Maloket Mehmet Elezi Sali Berisha vinin rrotiull si hije te zeza nga cmira.
Prandaj mos u ha me demon,se demo eshte pende e vjeter me boje pelikan,,I neverit prozhektoret bojna bojna te Edi Rames dhe klownat karagjoze te spektakleve te llumit.
Taxat qe paguan demo nuk ja paguan Qeverria.I paguan pensioni demos,.Se sa behen e sa kushtojne do ti llogaris kur te kem nge.
Unë mendoj se ky është truk i Ramës për të fashitur opozitarizmin. Prite kur të futet edhe Skarypioni ndonjë ditë dhe të mbetet Dita si peshku pa ujë pa njërën prej mendjeve të veta më të ndritura.