Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më shumë se 8 mld njerëz në Tokë, OKB: Rritja do vazhdojë deri në 2084! Çfarë pritet më tej
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Më shumë se 8 mld njerëz në Tokë, OKB: Rritja do vazhdojë deri në 2084! Çfarë pritet më tej
EkonomiLajmi i fundit

Më shumë se 8 mld njerëz në Tokë, OKB: Rritja do vazhdojë deri në 2084! Çfarë pritet më tej

Published: July 15, 2024
Shpërndaje

Më shumë se tetë miliardë njerëz aktualisht jetojnë në tokë. Por rritja po ngadalësohet. Pika kulmore e rritjes pritet të arrihet në vitet 2080, sipas një parashikimi të ri të OKB-së.

Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret sërish, në pak më pak se dhjetë miliardë njerëz. Kjo del nga parashikimi i ri i popullsisë së botës që Kombet e Bashkuara (OKB) e publikuan në Ditën Botërore të Popullsisë në Nju Jork.

Edhe Instituti Federal për Kërkimin e Popullsisë (BiB) në Gjermani i prezantoi disa tendenca. Sipas studiuesve, gratë në mbarë botën kanë mesatarisht një fëmijë më pak sot se në vitin 1990. Rënia e lindjeve ka prekur të gjitha rajonet në dekadat e fundit, thonë ata. Aktualisht, gratë në mbarë botën kanë mesatarisht 2.2 fëmijë.

- Publicitet -

Megjithatë, për shkak të inercisë së proceseve demografike, kjo do të zgjasë deri në vitin 2084 para se popullsia botërore të arrijë maksimumin e saj. Pas kësaj, numri në rënie i lindjeve pritet të kapërcehet nga numri në rritje i vdekjeve. Popullsia e botës jo vetëm që do të plaket, por edhe do të fillojë të tkurret.

Struktura e moshës është jashtëzakonisht e re në Afrikën Sub-Sahariane

Frank Swiaczny nga BiB e sheh Afrikën Sub-Sahariane – d.m.th. vendet në Afrikë që shtrihen në jug të Saharasë – si një rajon kyç për rritjen e popullsisë në dekadat e ardhshme. Ndërkohë që një numër në rritje vendesh po regjistrojnë numër më të lartë vdekjesh, niveli i lindjeve aty është ende mesatarisht 4.3 fëmijë për grua. Deri në fund të shekullit, ky rajoni do të vazhdojë të shënojë rritje popullsie, nga sot 1.2 në 3.4 miliardë njerëz, edhe nëse lindshmëria bie në dy fëmijë për grua.

Arsyeja e rritjes së popullsisë në Afrikën Sub-Sahariane qëndron në strukturën e moshës jashtëzakonisht të re, shprehet Jan Kreutzberg, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Gjerman për Popullsinë Botërore (DSW). Në këtë rajon të botës, ku më shumë se 40 për qind e njerëzve janë nën 15 vjeç, shumë vajza lindin fëmijë shumë herët dhe shpesh më shumë fëmijë sesa mund të kujdesen për ta. Përveç kësaj, në shumë raste, shtatzënia në adoleshencë nënkupton fundin e jetës shkollore, duke u privuar grave dhe vajzave mundësinë për t’u arsimuar dhe për të fituar të ardhura të pavarura.

Të drejtat e barabarta për gratë nuk janë vetëm thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të popullsisë në Afrikën Sub-Sahariane, thekson Catherina Hinz, Drejtore e Institutit të Berlinit për Popullsinë dhe Zhvillimin: “Vetëm nëse vajzat dhe gratë kanë qasje të barabartë në arsim, punë dhe kujdes shëndetësor, ato mund të bëjnë një jetë me vetëvendosje, sidomos kur bëhet fjalë për planifikimin familjar.”

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rroft Luli says:
    July 15, 2024 at 8:53 am

    NUK KAM Ç’TË KOMENTOJ KËTU.

    Reply
  • demo says:
    July 16, 2024 at 1:48 am

    Shoqata Vatra,lobi shqiptar ne SHBA duhet te kontektojne Trump,per ti treguar kush eshte Edi Rama.
    Te mos beje gafen te futet ne kurthin e Rames ne Sazan,se keshtu u korruptua edhe FBI.
    Rama kerkon te korruptoje Ameriken qe te vjedhe Shqiperine.
    Politika 30 vjecare e ketij xhambazi jane matrapazlluqet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “E kanë bërë edhe me ChatGPT”, Rama përgënjeshtron projektin në Porto Palermo
  • Ambulanca futet në ambientet e Gjykatës, njëri prej protestuesve të arrestuar shfaq probleme shëndetësore
  • “Pas kësaj pyetjeje nisi të sillet çuditshëm”, gazetari i BBC zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën
  • Demokracia nuk është një kontratë katërvjeçare
  • Revolucioni dhe Rotacioni

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  2. Deni on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  3. Tártari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Vrojtuesi on Letra e 11 organizatave drejtuar qeverisë
  5. Berlin on Revolucioni dhe Rotacioni

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?