Nga Bedri Islami
Pas bërjes publike të thirrjes së Sali Berishës nga Prokuroria e Posaçme, në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, shumë vetë kanë bërë pyetjen se çfarë do të ndodhë tani. Pyetja është e natyrshme, është pritur prej shumë viteve që të ndodhë pikërisht një gjë e tillë, mbi të gjitha e kanë pritur familjet e katër të vrarëve gjakftohtësisht pikërisht nën dritaret e zyrës së Kryeministrit.
Por, po aq sa është e natyrshme pyetja, aq e njohur është edhe përgjigjja: Asgjë nuk do ndodhë. Berisha do të dalë nga zyrat e SPAK-ut duke turfulluar si zakonisht, do lëshojë një mijë e një mallkime, akuza; deri ditën e premte shtabi i tij dhe gërmuesit e zellshëm do gjejnë “delikte” për hetuesit, prokurorët. Edhe nëse nuk gjejnë, do i sajojnë. Në dalje Berishën do e presin, si zakonisht, metingashët e tij, për të cilët vlera e katër vetëve është një hiç. Po kaq hiç edhe se ky njeri ishte në vitin 1997, ku rrodhi gjaku i 4 mijë vetëve nga shkatërrimi i shtetit.
21 janari është ngjarja më e turpshme e pluralizmit shqiptar. Jo më e rënda, sepse ka pasur të tjera edhe më të përgjakshme, por më e rënda, pasi, në këtë ditë shteti vrau me kurajon me të madhe, me bindje të plotë se duhej vrarë dhe me hidhërimin përse nuk vrau edhe 300 të tjerë. Por ata që shpresojnë se më në fund, të rënët e 21 janarit do të kenë qetësinë e tyre nga dënimi i vrasjeve, do të jenë të gabuar.
Kjo që po ndodh është vazhdim i lojës së re me rregulla të vjetra, ku përfundimi është i njohur: kush kërcënon, hap kartat, frikëson, i gatshëm të bëjë kërdinë, ka pas vetes falanga të njohura nga shteti, por të patrazuara. Ai i mbijeton edhe Prokurorisë Speciale dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kurse me Gjykatën, tallet.
Nëse dikush, 15 vite më parë, do të kishte menduar se ngjarjet e 21 janarit do të ishin ende një “enigmë” e njohur, e ditur nga të gjithë, por e padënuar dhe e pandëshkuar, ai me siguri do të trajtohej si qënie e veçantë, që nuk e paskësh ditur logjikën e ndëshkimit të krimit dhe pasojat e lënies në heshtje të tij.
Por e vërteta mbetet e njëjtë: po bëhen 15 vite që kur në mesin e bulevardit, para syrit të shefit të kohës së qeverisë, me bekimin e tij, në mos me urdhërin e tij, do të vriteshin katër protestues, krejtësisht pa faj, në momentin më të çuditshëm, kur, ose ishin vëzhgues kureshtarë, ose sapo kishin kthyer shpinën për të shkuar në familjet e tyre.
Ringritja e këtij krimi, për fat të keq, erdhi nga jashtë Shqipërisë, jo nga dëshira e shtetit, as e atyre që ikën nga pushteti e as e këtyre që vazhdojnë të jenë në pushtet – janë aty për shkak të atij gjaku që u derdh – por nga njëri nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare të drejtësisë, me këmbënguljen e familjarëve të të vrarëve.
Heshtja ndaj krimit ishte një krim i dyfishtë, vazhdon të jetë një gjëmë që rëndon tashmë mbi të gjithë klasën politike. Në të vërtetë ne kemi dy 21 janarë: atë që ndodhi pesëmbëdhjetë vite më parë, dhe ky është 21 janari i përgjakshëm; dhe këtë që është sot: ky është i turpshëm.
I përgjakshmi tashmë dihet në të gjithë hollesitë e tij; që nga përgatitja e demonstratës, marshimi i mijëra njerëzve nga të gjitha drejtimet drejt sheshit kryeministror, përleshja, pastaj realizimi i një skenari makabër, duke nisur që nga fillesa e goditjes, kundërgoditje e demonstruesve, tërheqja për të menduar për një ditë tjetër demonstrative, vrasja e katërfishtë, bërë kur gjithçka u mbyll, fshehja e provave, deklarimet brutale, sajesat me çadra pistoletë, për makinat me armë që prisnin tek “Taivani”, i thirruri i tashëm i Spak-ut që.thërriste si në mal për të goditur edhe 300 të tjerë.
21 janari i përgjakshëm ishte i përgatitur deri në detaje. Filmimet e bëra në korridoret kryeministrore, në të cilat dukej një njeri që ulërinte pse nuk po qëllohej janë ende diku; nuk besoj se të gjitha provat janë zhdukur. Një ditë koha e së vërtetës do të vijë dhe njerëzit do të flasin, por do të jetë një vonesë po aq e dënueshme sa edhe vrasja. Enigmat që janë zbardhur nuk janë asgjë në krahasim me ato që janë fshehur.
Njeriu që ngriti të gjithë skenën e goditjes është ende në Tiranë, i atashuar pranë parlamentit, qoftë si ekspert njëri e tjetri si deputet; ai që i miratoi këtë makabër është ende në lojën e politikës; mjekët që morën urdhërin për të deformuar të vërtetën, në mënyrën më çnjerëzore, janë ende aty, në spitale dhe si janë detyruar të bëhen pjesë e krimit, ku ta dish, ndoshta një ditë do të jetë pjesë e zbulimit të së vërtetës.
Për fat të keq, çfarë nuk ndodh askund në botë, të dy mjekët janë ende të tillë dhe nuk e di se si mund t’ju besohet jeta e të tjerëve, atyre që u bënë avokatë të vdekjes, më keq, të vrasjeve.
Në Shqipëri është edhe ish shefi i gardës së republikës, që të nesërmen doli me një sy të nxirë, por asnjë pamje filmike nuk e tregonte se ku dhe nga kush ishte nxirë ai sy. Të gjitha këto dihen. Ajo që mund të thuhet në të ardhmen do të jetë në faktin se kush i udhëzoi për të vrarë! Kush e donte dëshpërimisht gjakun e derdhur në rrugë? Nga kush e morën udhërin për të vrarë apo ishte vetëm e thjeshtë një notë dëshpërimi nga droja e pushtetit.
Dëshira e hershme e Berishës ka qenë vrasja. Nuk e ka provuar këtë për herë të parë: edhe në vitin 1997, si do të çiltërohej më pas truproja e tij kryesore, ishte i gatshëm të merrte një kallashnikov dhe të dilte në shkallët e presidencës “për të vrarë rebelët e jugut”.
Asaj nate, ndërsa gjithçka po zbardhej marramendshëm shpejt, megjithëse njeriu vrasës përpiqej fillimisht të fshihte të vërtetën e më pas të kërcënonte me vrasje të tjera, pyetja e parë që i kam bërë vetes, e si unë edhe shumë të tjerë: Përse qëlloi në momentin kur gjithçka po largohej?! Përse nuk qëlloi kur turma ishte e egërsuar ndaj policisë së tij, në pikun e momentit të shpërthimit të zemërimit?
Dy ishin shkaqet: në momentin e ashpërsimit ai ndjente frikën dhe kjo frikë shpëtoi nga vdekja dhjetëra njerëz që mund të ishin pasojë e çmendurisë së tij. Më pas, kur turma po largohej ai priti gjithë ankth se dikush do të futej në oborrin kryeministror, si futeshin dikur në arat e njëri tjetrit dhe aty do të vriste , gjithnjë me justifikimin se, ja ku i vrava, i zura në sinorin tim. Dhe, kur as njëra e as tjetra nuk po ndodhnin, ai tha urdhërin për të vrarë.
I doli nga koka e tij, ashtu befas, ia deshi qejfi, apo i thanë të vrasë? Tabulatet e shefit të asaj kohe të qeverisë, në ditënatën e 21 janarit askurrë nuk janë zbardhur. Askush nuk e di se me cilët ka folur ai, dhe, nuk do të ishte e pazakontë nëse në ato tabulate do të gjendeshin edhe thirrje nga larg. Ka qenë në natyrën e punëve të tij: edhe në shtator të vitit 1998, kur po shpërthente kryeministrinë, një telefonatë nga larg, përmes së cilit vinte zëri i një shqiptaro malazezi, e detyroi të kthehej. Kush i telefonoi Berishës dhe i tha: vrit. Mendja e tij apo një telefonatë nga larg?
21 janari është një ditë e zezë në pluralizmin shqiptar, që nuk ka lidhje rastësore me 2 prillin e vitit 1991. Është rastësi që as njëra e as tjetra, nuk po ndriçohen, duke i lënë në një terr të vazhdueshëm? Për 21 janarin, si edhe per 2 prillin, u ngritën komisione parlamentare, të cilat, edhe pse për vrasje, kanë qëndrime të ndryshme: karakteri njerëzor ende nuk ishte flakur në grumbullin e plehrimit politik, për më tepër, në qeverisje nuk ishte një monstër.
Komisioni parlamentar i ngjarjeve të 21 janarit është pa dyshim turpi më i ndjeshëm i një parlamenti të 35 viteve të fundit, por kur mendon se cilët ishin në atë turbullirë, nuk çuditesh për asgjë.
21 janari ka edhe anën e tij tjetër, të cilën e theksuam që në krye të herës: të turpshmen. Tani dihet që provat u fshinë që asaj nate, por ato ishin provat qeveritare. Veç tyre ka patur e ka edhe sot mjaft prova të tjera: disa nga të cilat duket sikur ulërasin për të qenë të efektshme. Por nuk janë. Turpërimi i 21 Janarit nuk lidhet me ish-qeveritarët. Ata nuk bënë turp, ata bënë krim. Bënë krim ata që vranë, bënë krim ata që e fshehën: që nga ministrat e deri tek mediat pro qeveritare, të cilat u bësh njësh me krimin.
Turpërimi lidhet me qeverisjen e sotme. Lidhet me atë çfarë bënë drejtuesit e kësaj qeverie për të ndriçuar një të vërtetë të frikshme dhe për të cilën ishin betuar dhjetra herë se do ia arrinin.
Më shumë se gjithë qeveria e tashme bëri një familje e vetme: ajo e Aleks Nikës.
Qeveria e sotme, për fat të keq, asnjëherë nuk e mori seriozisht hetimin dhe gjetjen e së vërtetës. E gjitha që është bërë deri më tani lidhet me anën e jashtme të asaj që fshihet më pas: vizitat tek familjet e të vrarëve, lulet e ceremonitë, zbusin një dhimbje, por nuk e vrasin dhimbjen.
Është njerëzore të shkosh dhe të qëndrosh me vajzat e Aleks Nikës, me të gjithë ata që mbetën pa prindër e pa djemtë e tyre, të kujdesesh për të mbuluar një plagë, e cila nuk shërohet. Është e dobishme të kujdesesh për jetën e atyre që mbetën pas, por këtë mund ta kishte bërë edhe shoqëria civile, edhe njerëz të veçantë, edhe të afërm apo edhe të panjohur.
A do të jetë dosja e 21 janarit një çështje e mbyllur? A jep besim veprimi i tanishëm i Prokurorisë Speciale, thjeshtë nga fakti i thirrjes në këtë institucion i ish shefit të qeverisë së kohës? Ndoshta jam i gabuar, por 21 Janari, Gërdeci, grusht shteti i shtatorit 1998, urdhërat për të goditur banorët e Jugut të Shqipërisë, shkatërrimi i shtetit, masakrimi i industrisë, loja me çekun e bardhë firmat piramidale, viti 1997, vrasjet e 2 prillit dhe rënia e shtetit – të gjitha këto, për fat të keq janë mbuluar në një varr të përbashkët.
Të premten pasdite, me siguri, si ndodh rëndom, Berisha do të dalë në një konferencë shtypi dhe do të batërdisë SPAK-un, reformën, BKH, e gjithçka do i dalë përpara.
Kaq do të jetë e gjitha.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ky nuk lexohet me.Eshte bere si Mark Dodani kur fliste per Bese,Nder,Fis e kanuuuu.
Si nuk beri gje kjo qeveri?Beri dhe shume biles.Komandantin e grupit te zjarit e gradoi kryettar partie,kryetar bashkie dhe se fundmi deputet.Pa e vrare ndergjegja asnje qe minimumi te sqaronte anetaret e ps pse e beri kete gje.Pak te duket kjo ?
Foto qe shoqeron shkrimin eshte pak ti thuash makabre. Eshte HORROR. Nuk e di nese gazeta, ashtu sic ka nje linje editoriale, te kete edhe ate etike.
Megjithate, ky eshte ilustrimi me i qarte (edhe pse horror) se regjimi i sotem kriminal socialist i ka rrenjet te ngulitura ne gj.akun e ketyre kater kurbaneve te shkrete.
Nje krahasim i thjeshte, po teper domethenes:
– Para se te vinin ne pushtet, Partia e Punetoreve te Gjermanise e ndryshoi emrin ne Parti Nacionalsocialiste, dmth NAZISTE.
– Para se te merrnin pushtetin, nazistes organizuan nje proteste te pergjakshme, ku u vrane 4 protestues( interesante , apo jo?!)…
– Pikerisht, duke shfrytezuar “martirezimin” e ketyre kater kurbaneve, propaganda e tyre mori hov, deri sa moren pushtetin. Pastaj gjithcka eshte histori, sic thuhet…
Ngjashmeria eshte spooktaculare, po perdor kete loje fjale nga anglishtja ( spook, dmth e frikshme), me menyren sesi kriminelet socialiste moren pushtetin ne vitin 2013.
Ashtu si pushteti nazist i nguli fort rrenjet ne gjakun e atyre kater te vrareve, edhe regjimi socialist ne Shqiperi i nguliti dhe mu si vampir ushqehet me te, ka 12 vite.
E kane ne filozofine e tyre makabre, ne gjendjen e tyre te sterrosur shpirterore, ne adn-n e tyre, qe pushteti merret me gjak; qe pushteti ngrihet mbi gjakun e te reneve, dmth kurbaneve!
Nje pyetje e thjeshte ne internet: si erdhen ne pushtet nazistet? – Pergjigja e thate: me strukturat e partise dhe propagande!
Ca te thuash me teper per keto qenie te perbindshme!
Zgjohu nga euforia shoku Bedri e shih te verteten qarte – ajo familja Nika u shty, sponsorizua e instruktua nga qeveria e tashme, pra u perdor si mashe prej saj per te mos djegur duart e veta (me shume se kaq nuk mund te bente qeveria e tashme)
Dhe kete kjo qeveria e tashme e beri se ishte ajo ne 21 janarin 2011 si opozita e djeshme qe i perplasi Nikajt me shoke atje tek gardhi i kryeministrise me premtimet se kur te vinte ne pushtet do ti bente Kryetare komunash a Kryepleq katundesh.
Postulati është: po nuk u largua Berisha nga politika, Shqipëria kështu do të jetë, një vënd me drejtësi të munguar. Populli është i zgjuar, duke mos e votuar, që të mos vijë në pushtet për herë të tretë. Por Drejtésia nuk ka bërë drejtësi dhe nuk jam i mendimit që Rama mund të bënte më shumë në këtë drejtim, duke patur parasysh që krimi mbulohet nga politika e opozitës.
Skarypioni u trondit. Kujdes ju te Dites, se vertet eshte koqethithes i përpindëshit të Viçidolit që i bën këto mynxyra, por ama ka edhe shpirt të ndjeshëm poeti dhe preferon të fusë kpkën në rërë si struci e të ngrejë bythën përpjetë.
Cdo dite qe kalon,me perforcohet mendimi se keto karakurva politikare jane bashke! Beni nje panorame te viteve 90-92 ,te gjithe ata qe kane veshur pardesy te bardha,kane qene,jane e me siguri do vazhdojne te jene drejtuesit e Shqiperise.
O Bedri , a nuk ishin ata te jugut qe u nisen me makina e autobuza qe u nisen nga jugu nen thirrjen e Nanos per te luftuar qeverine ? Si mund te thuhet qe Berisha hapi depot e armatimit kur te gjithe ushtaraket ishin komuniste dhe anetar te PS-es ,Si mund te flitet se Berisha paska krijuar firmat piramidale kur te gjithe drejtuesit e ketyre firmave duke filluar nga Arben Malaj Dhe firmat Xhaferri e Populli !?
Te vrasesh e te mos denohesh
Rralle ka ndodhur ne ndobje vend
Kan ber ndonje dit burg edhe kur kan qen super miliarder
Sa per t then
Kot sa per kuriozitet : a do merrje penen ti B. Islami e do shkruaje me te njejtin pathos te njejtin shkrim sikur sot me 12 nentor 2025 te paraqitet para kryeministrise e njejta skene si e 21 janarit 2011 ku kokpalare te sjelle nga zona elektorale deputetesh opozitare ti suleshin policise shtetit me gure e hunj e pas sulmit nja 4 vete te vriteshin me arme nga policia apo nga afer si te duash merre ?
Faktet nuk zhduhen. Te pakten, jo plotesisht. Nje specialist IT mund ta riktheje sistemin. Tabulatet e tjirrjeve telefonike NGA dhe DR|EJT i kane kompanite perkatese.
BOLL me perralla se na lodhet
Pyetjes nga publiku. Kane kaluar 8 vjet nga Rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e datës 15 shkurt 2017, e cila vë në dukje mjaft qartë rrugën që duhet të ndjekё Drejtesia Demokratike Shqiptare për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e qeverisë “Berisha” pas Gërdecit. Më 21 Janar shteti me në krye Berishën vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Pikёrisht Rezoluta nё Pikёn 26 shpreh keqardhjen dhe kёrkon ndaj autoriteteve kompetente, të cilat deri tani nuk kanë marrë masa për ndekje penale efektive në lidhje me vdekjet që ndodhën gjatë demostratës së 21 janarit 2011 ; u kërkon autoriteteve që të vendoset drejtësia, pa u vonuar, për viktimat e ngjarjeve të asaj dite!”