Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me snajper në makinë gati për të kryer vrasje, policia vihet në kërkim të 23-vjeçarit në Kurbin (Emri)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Me snajper në makinë gati për të kryer vrasje, policia vihet në kërkim të 23-vjeçarit në Kurbin (Emri)
KronikeLajmi i fundit

Me snajper në makinë gati për të kryer vrasje, policia vihet në kërkim të 23-vjeçarit në Kurbin (Emri)

Published: December 18, 2023
Shpërndaje

Një vrasje dyshohet se është parandaluar nga policia e Lezhës. Një 23 vjeçar i armatosur me snajper me fishekë në fole, gati për të kryer vrasje, rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë në pikën e kontrollit dhe u largua me shpejtësi. Policia vijon kontrollin e zonës për kapjen e 23-vjeçarit Orgest Mehi dhe bashkëpunëtorit të tij.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Orgest Mehi, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka rritur shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe në fshatin Gurëz ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë është vënë në pranga një tjetër bashkëpunëtor Mateo Dashi 21 vjeç banues në fshatin Gurrës, Kurbin dhe u shpall në kërkim shtetasi Gjergj Martinaj 30 vjeç banues në Fushë Kuqe, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtor të 23-vjeçarit Orgest Mehi, i shpallur tashmë në kërkim për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje.

- Publicitet -

Njoftimi i policisë:

I armatosur me snajper me fishekë në fole, gati për të kryer vrasje, teksa rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë në pikën e kontrollit dhe u largua me shpejtësi, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 23-vjeçarit.

Vihet në pranga njëri nga bashkëpunëtorët e tij dhe shpallet në kërkim një tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper me precizion të lartë me fishekë në fole gati për qitje dhe një çantë me fishekë për këtë armë.

Falë inteligjencës policore dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura së fundi dhe për të parandaluar ngjarje të tjera të mundshme kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, duke vlerësuar edhe informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Në mesnatë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, Kurbin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohet se po qarkullonte shtetasi që do të kryente vrasje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka rritur shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe në fshatin Gurëz ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për këtë rast, u vu në pranga shtetasi M. D., 21 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. M., 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtorë të shtetasit O. H., 23 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin (i shpallur në kërkim), për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Forcat e Sigurisë Kombëtare, ato të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e shtetasve O. H. dhe Gj. M.

Vijon puna hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?