Anila Denaj pas daljes nga SPAK
Pas rreth dy orësh, ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka përfunduar marrjen në pyetje nga prokurorët e SPAK për koncesionin e sterilizimit.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Denaj ka thënë se është pyetur si një person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion gjatë kohës që ka qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014.
Edhe pse i janë drejtuar pyetje të tjera për të mësuar më shumë rreth dëshmisë së Denajt në SPAK, kjo e fundit nuk ka preferuar që të mos japë detaje.
“Jam pyetur për informacion që kam dijeni gjatë kohë që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014 në kohën që ky koncesion ka qenë në diskutim. Ky nuk është momenti për të dhënë më shumë detaje”, tha Denaj.
Më herët, po për këtë koncesion është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqja si dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë për të parë mënyrën dhe kronologjinë e miratimit të këtij koncesioni, i cili është alokuar disa vite më parë nga ministria e Shëndetësisë.
Anila Denaj ka shërbyer si ministre e Financave nga janari 2019 deri në shtator të vitit 2021.
Prej kohësh, prokurorët e SPAK e kanë cilësuar koncesionin e sterilizimit, si një nga çështjet më të nxehta, të cilave u duhet dhënë një zgjidhje.
o.p. / dita

Bejini sallat keta te PS, se nga ana tjeter bejne aheng, shkojne me pushime me jahte Salianji, Fatmir Mediu, Xeni kercente vallen e Tropojes para 1 jave.
Te gjitha PPP ne shendetesi I kane shkaktuar deme kolosale financiare,etj vendor duke e shnderruar shendetesine ne biznes kriminal!
Te gjitha sherbimet shteterore,we duhet t’i kryente shteti vete ia ka dhene privateve se keshtu behet korrupsion me lehte!