Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më thirri Berisha në zyrë, u habita”, dëshmia në SPAK e ish-drejtores së AKKP
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Më thirri Berisha në zyrë, u habita”, dëshmia në SPAK e ish-drejtores së AKKP
AktualitetKronike

“Më thirri Berisha në zyrë, u habita”, dëshmia në SPAK e ish-drejtores së AKKP

Published 22 Tetor, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të tjera dëshmi jepen në dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se Berisha ka ndikuar në krijimin e kushteve që dhëndri i tij të përfitonte Kompleksin Partizani.

Dëshmia e Justina Boriçit, ish-drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përgjatë gushtit të 2006-ës deri në qershor të 2007-ës, përforcon akuzën.

“Në deklarimin e datës 26.09.2023 shtetasja Justina Boriçi, deklaron se:

“…Unë jam emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në muajin gusht 2006 deri më 27.06.2007…. Në muajin gusht të vitit 2006 më ka thirrur kryeministri Sali Berisha, i cili më ka bërë të ditur se isha emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Unë kam qenë anëtare e Partisë Demokratike, kam qenë e organizuar, dhe nëpër mbledhje isha njohur edhe me kryeministrin Sali Berisha…. kryeministri e dinte se kush isha.

Sqaroj se në korrik 2006 unë u emërova nga Ministria e Bujqësisë, drejtoreshë e Qendrës së Transformimit (QTTB) ku ishte bashkuar Instituti, Instituti i Zooteknisë dhe Instituti i Foragjerëve,…. Pas kësaj, pas një muaji, pra në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Më tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se më kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave…”.

Shtetësja Justina Boriçi emëron më pas drejtoreshën e Zyrës Rajonale të AKKP, shtetasen Dhurata Hoxha (Çela), me urdhrin nr. 203 datë 09.10.2006. Në deklarimin e datës 26.09.2023, shtetasja Justina Boriçi deklaron se:

“…Unë nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa më kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk më kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri, por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të saktë…”.

Gjithashtu nga shtetasja Justina Boriçi emërohen edhe punonjës të tjerë që kanë kryer veprime në përgatitjen dhe kthimin e pronës familjes Begeja dhe familjeve të tjera. Kështu rezulton se shtetasi Altin Ceni ka filluar punë sipas urdhrit nr. 246 datë 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik. Me urdhrin nr. 248 date 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, rezulton se është emëruar në detyrën përgjegjëse në sektorin juridik shtetasja Tetis Lubonja.”, thuhet mes të tjerash në dosjen e SPAK.

a.c./dita

Adea Cano 22 Tetor, 2023 22 Tetor, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 01 dhjetor 2023
  • Kisha Katolike kërkoi ndalimin e simboleve komuniste, Pëllumb Xhufi: S’është roli i saj, të marrë shembull nga Vatikani
  • Kisha Katolike në Shqipëri rihap debatin për simbolet komuniste
  • Hovenier: NATO dhe ushtarët amerikanë në Kosovë janë të aftë të përballen me çdo kërcënim
  • “Shpresoj mos ketë paguar shumë…” A ra pre e një mashtrimi moderatorja e njohur?

Komentet e Fundit

  1. Phoenix në Toka është e sheshtë dhe Rama do bëhet komandant i NATO-s
  2. Andis në Toka është e sheshtë dhe Rama do bëhet komandant i NATO-s
  3. Andis në Fatmir Mediu kërkon ndjesë për Gërdecin pas 15 vjetësh, por shton se nuk duhet ta dënojnë
  4. Andis në FOTO: “Ai ishte një njeri në udhëkryq, nga t’ia mbante, nga Lindja apo Perëndimi?”, një rrëfim amerikan për Enver Hoxhën dhe Shqipërinë e nëntorit ’44
  5. Andis në Qeveria vendos ‘të zgjidhë qesen’ për pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?