Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Rama thotë që shqiptarët ia kanë borxh Italisë se i ka mikpritur”, çfarë shkruajnë mediat greke për marrëveshjen Rama-Meloni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Rama thotë që shqiptarët ia kanë borxh Italisë se i ka mikpritur”, çfarë shkruajnë mediat greke për marrëveshjen Rama-Meloni
Lajmi i funditPolitike

“Rama thotë që shqiptarët ia kanë borxh Italisë se i ka mikpritur”, çfarë shkruajnë mediat greke për marrëveshjen Rama-Meloni

Published: November 7, 2023
Shpërndaje

Nënshkrimi ditën e djeshme në Romë nga kryeministrat Giorgia Meloni dhe Edi Rama i një marrëveshjeje që parashikon ndërtimin e kampeve në Shqipëri për emigrantët afrikanë që mbërrijnë në Itali ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave në Greqi.

“Marrëveshja parashikon dy kampe të mëdha me një kapacitet total prej 36 mijë personash në qytetet bregdetare të Shqipërisë veriperëndimore, Lezhë dhe Shëngjin, që do të funksionojnë pranverën e ardhshme. Siç deklaroi Meloni kampet do të jenë nën juridiksionin dhe administrimin italian dhe do të bëhet regjistrimi dhe menaxhimi i mëtejshëm i emigrantëve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama e justifikoi nënshkrimin e marrëveshjes si plotësimin e borxhit të Shqipërisë ndaj Italisë, e cila priti mijëra emigrantë shqiptarë në eksodin e madh të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist në 1991.

- Publicitet -

Nënshkrimi i marrëveshjes u raportua nga mediat italiane dhe shkaktoi reagime të ashpra në Shqipëri, ku opozita kërkon një konferencë të menjëhershme në Parlament nga kryeministri Edi Rama. Marrëveshja ka dominuar në debatin publik që prej ditës së djeshme dhe mediat shqiptare kanë shënuar reagime dhe protesta të forta negative”, shkruan media greke Protothema .

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë pa asnjë konsultë apo njoftim marrëveshjen me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri.

Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore.

Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t’i jap fonde shtesë vendit tonë për emigrantët e shpëtuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Cajupi says:
    November 7, 2023 at 12:58 pm

    Shqiperia po shkon drejt afrikanizimit per ta “pasur mire me Evropen”, per shpetuAR LEKUREN e politikaneve te degjeneruar e te korruptuar.
    Po ne populli c’bejme? Do te behemi bashkefajtore ne kete katastrofe kombetare?

    Reply
  • Xha jaho says:
    November 7, 2023 at 1:26 pm

    Nuk po na rruhet shume se cfare shkruan protothemaqis.

    Reply
  • Ledhi says:
    November 7, 2023 at 2:05 pm

    Shqipëria nuk i ka borxh ndokujt. Te tjerët i kane borxh Shqipërisë dhe shume te madh.
    Shqipëria ka mirëpritur e shpëtuar 20’000 ushtare italiane te dorëzuar ne L2B dhe jo laramanë jo-europianë.
    Shqipëria nuk është as pronare e problemit te emigranteve dhe as pronare e problemit europian me ta.

    Reply
  • ¿? says:
    November 7, 2023 at 2:11 pm

    Me ket punen e te rrumes po ia kalon shkelqyeshem Edvini me gjithe ju berberet qe kujdeseni per te rrumen.

    Reply
  • Dembabadem says:
    November 7, 2023 at 2:23 pm

    Po te ishte se kampi do ngrihej afer shtepis se Edi Rames nuk e di a do ishte kaq “zemergjere”

    Reply
  • Erdogan says:
    November 7, 2023 at 2:34 pm

    Po te kishe Ko……..e zoti me comentin Xha jaho luftoje pusht-uesit Osmane be qofte se jini Myslimane “Skiptare”.
    Ashtu sic luftuan Populli Greke i Epirit,Ilyrise,Maqedhonise (jo ajo sllave e njohur nga imperialistet Angloamerikane),Ionise ku eshte sot Turqia tuaj me ne krye Heronjte Arvanitas.
    Prandaj nuk you ka ne llogari asnje.
    Jini bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 7, 2023 at 5:52 pm

    Rama borxhin e ka me SHBA sepse korruptoi FBI dhe prandaj po luan servilin duke zbathur breket te vetofrohet me oferta dhe propozime antikombetare,

    sepse:

    HERET A VONE DO TE PERBALLET ME DREJTESINE NE SHBA, JO VETEM QE KORRUPTOI FBI ME DERIPASKEN E PUTINIT, POR EDHE SI PJESE E PASTRIMIT TE PARAVE TE KARTELIT TE DROGES SINALOA NE MEXIKE

    dhe:

    Prandaj po perpelitet si nje zagar qe i shkon pas atij qe mund t’i hedhi nje kocke shpetimi,

    njashtu:

    Si Hashim Thaci qe ishte gadi t’i falte Vucicit Veriun e Kosoves, po keshtu ne mareveshje mafioze ne terrin e nates kur Edi Rama e keshillonte si t’i shpetonte prangave te Hages qe zagaret enveriste e mallkojne si “Dhome mesjetare inkuizicioni”

    Reply
  • Ledjon says:
    November 7, 2023 at 6:46 pm

    O Legen….ASNJEHERE ne bot .Ti ndoshta Ke komplekse ne tru osé lek ne xhep per KETE marvrshje,por populli nuk ta Ka borxh

    Reply
  • Tim Morina says:
    November 7, 2023 at 6:56 pm

    O Intelektual ,qenke më të vertetë intelektual shumë i zoti…ju priftë mbarë tutje ..,se nuk po shifke më largë se hunda

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    November 7, 2023 at 8:06 pm

    Rracista grek a jeni xholoza ju, pse nuk e bajm edhe na, por me grekun kjo sdo ishte ba kurr!

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2023 at 4:28 am

    Greqia eshte shteti me rracist ne rajon.

    Reply
  • Dani says:
    November 8, 2023 at 7:38 am

    Eshte normale qe greket dhe disa shtete te tjera europiane jane alarmuar per faktin e thjeshte se po u ikin nga duart miliona euro. Brukseli u ndan buxhet te majme shteteve qe presin emigrante dhe ketu eshte thelbi i lojes.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 8, 2023 at 9:46 am

    Dani:

    Mos u ngut me deduksione budalli sepse Greqise BE po i ofron vazhdimisht miliarda euro per te mbajtur emigrantet qe vijne nga Turqia dhe korofillaket e Micotakis nuk pranojne asnje cent, nga ana tjeter Erdogani ka pervehtesuar si kulceder miliarda euro dhe dollare nga Bota Demokratike por nuk eshte shikuar ndonje perparim ne tallazet me emigrante nga Turqia drejt BE qe do te thote se edhe Shqypnia nuk do te beje perjashtim, kjo puna e emigranteve te Melonit eshte si ajo puna e qindra tonelatave te:

    E ARMEVE KIMIKE LUFTARAKE TE ASADIT

    qe:

    Edi Rama ra dakord me John Kerry-in e Obames per t’i flakur ne Dajt duke i reklamuar si “karamele bamiresie” madje qe do te paguheshin nga SHBA me miliona dollare per katunare dhe fshatare arnaute dru me pre, kur jo vetem Greqia, por te gjitha vendet e rajonit e kishin refuzuar kategorikisht kete oferte “bujare”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?