Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
Lajmi i funditRajoni

Mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin

Published: December 4, 2024
Shpërndaje

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian sërish nuk kanë arritur të bien dakord për hapjen e Kapitullit të 3 në negociatat me Serbinë, raporton ‘RTS‘ duke cituar burime diplomatike në Bruksel.

Edhe takimi i tretë në nivel ambasadorësh nuk ka sjellë konsensusin e nevojshëm. Hungaria, që mban presidencën e radhës së BE-së, ka bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.

Koha për një marrëveshje është gjithnjë e më e kufizuar, pasi konferenca ndërqeveritare për hapjen e kapitullit, nëse mbahet, duhet të zhvillohet midis datave 16 dhe 20 dhjetor. Sipas burimeve diplomatike, qëndrimet e vendeve anëtare nuk kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme nga diskutimet e mëparshme.

- Publicitet -

Në takimin e fundit, shtatë vende, përfshirë vendet baltike, ato skandinave, Holandën dhe Kroacinë, refuzuan propozimin e Hungarisë për të nisur procedurën për hapjen e Kapitullit të 3.

Si arsye kryesore për refuzimin, ato përmendën mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet ndaj Rusisë, orientimin e paqartë gjeopolitik të Beogradit, problemet në sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën.

Nga ana tjetër, vendet që mbështesin hapjen e kapitullit theksojnë se duhet pranuar vlerësimi i Komisionit Evropian, sipas të cilit Serbia ka përmbushur kriteret teknike. Ato argumentojnë se ky hap do të dërgonte një mesazh pozitiv për rajonin dhe do ta afronte Serbinë më shumë me BE-në. Disa prej tyre paralajmëruan se, nëse nuk arrihet marrëveshje për Serbinë, nuk do të pranojnë hapa për vendet e tjera që aspirojnë integrimin.

Dokumenti “non-paper” me hapat e planifikuar

Sipas burimeve diplomatike, Serbia ka dorëzuar një dokument të quajtur “non-paper” ku renditen hapat që synon të ndërmarrë në afat të shkurtër për të inkurajuar hapjen e Kapitullit të 3.

Ndër masat që priten të merren në fillim të dhjetorit janë: nisja e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të REM-it (Rregullatori i Mediave Elektronike), rishikimi i listës së votuesve sipas rekomandimeve të ODIHR-it, vendosja e vizave për shtetasit e vendeve të treta në përputhje me politikën e vizave të BE-së dhe operacionalizimi i plotë i tubacionit të gazit me Bullgarinë.

Sipas burimeve të RTS-së, diskutimi i ardhshëm për hapjen e kapitullit pritet të zhvillohet më 11 dhjetor. Koha për të arritur një marrëveshje po mbaron, pasi konferenca ndërqeveritare ku do të hapet kapitulli është planifikuar të mbahet midis 16 dhe 20 dhjetorit.

Në qarqet diplomatike përmendet edhe mundësia e mbajtjes së një “konference ndërqeveritare politike”, ku delegacionet e Serbisë dhe BE-së do të shkëmbenin mesazhe politike, ndërsa hapja zyrtare e kapitullit do të shtyhej për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Hapja e fundit në negociatat me Serbinë ndodhi në dhjetor 2021. Tani në rendin e ditës është Kapitullit i 3 “Konkurrenca dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, që përfshin tetë kapituj, pesë prej të cilëve janë hapur më herët sipas metodologjisë së vjetër.

Në pritje për t’u hapur janë kapitulli 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Mediat, kapitulli 16 – Politika Tatimore dhe kapitulli 19 – Politika Sociale dhe Punësimi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • loni says:
    December 4, 2024 at 4:51 pm

    Mbeshtetja qe i ben Hungaria nje shteti si Serbia, e cila anon me teper nga Rusia sesa nga Europa, vetem se kryeministri i Hungarise ka miqesi me Vucicin, nuk me duket se kemi te bejme me nje Europe te bashkuar, por me shtete qe veprojne sipas interesave te tyre, pa mare parasysh ligjet Europiane, te cilat ja kerkoje me ngulm Shqiperise.

    Reply
  • Detari says:
    December 4, 2024 at 10:27 pm

    @loni

    edhe sqiperia ka mbesthetje nga babai juaj Turqia pra pse mos te kete mbeshtetje Serbia nga fqinjet e tyre?

    Reply
  • TRENI says:
    December 4, 2024 at 10:33 pm

    Po sikur Serbia nuk ka dalje ne det, nga na doli ky dekari mavri, i dashur me serbet.

    Reply
  • Detari says:
    December 4, 2024 at 10:41 pm

    te shava babane dhe fute koken

    Reply
  • TRENI says:
    December 5, 2024 at 11:03 pm

    SHQIPTARET JANE AUTOKTONE TE GADISHULLIT ILIRIK.

    Ti dekar mavri katran ke baba turk osman,
    dhe tin mana mavri nga kontinenti afrikan.
    URGJENT para pasqyres mavri katran grek!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?