Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mediu pas seancës në GJKKO për ‘Gërdecin’: Ajo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mediu pas seancës në GJKKO për ‘Gërdecin’: Ajo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake
AktualitetKronike

Mediu pas seancës në GJKKO për ‘Gërdecin’: Ajo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake

Published: May 15, 2024
Shpërndaje

Pas seancës në GJKKO për Gërdecin, ish-ministri i Mbrojtës Fatmir Mediu, ka folur para mediave ku është shprehur se procesi ndaj tij është politik, ndërsa kërkon që të kryhet një akt ekspertim i ri.

Mediu tha se prej 16 vjetësh po i bëhet një persekutim personal e familjar në kundërshtim me ligjin.

“Mendoj se gjyqin politik e ka bërë politika. Nëse SPAK ka ardhur te ideja e bilanceve të dënimeve politike, nuk mendoj se është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake”, tha ndër të tjera ai.

- Publicitet -

“Do ju them që sot prej 16 vjetësh vazhdon një persekutim sa personal dhe familjar në kundërshtim me ligjin, me deklarime politike, se Mediu ka qenë shkaktar për Gërdecin. Dhe sipas akuzës unë duhej të dija se ku ishte Gërdeci, ca bënin ushtarakët, kush ishin rojet, si bëhej demontimi etj.

Ata që kanë mbështetur këtë qëndrim, që sot janë në pushtet, kur prokuroria i ka thirrur në akuzë, nuk njohin as bashkëpunëtorët e tyre dhe nuk mbajnë përgjegjësi për firmat që kanë hedhur. Ndërkohë që unë dhashë dorëheqjen, ishte akt moral, por nuk mund të keqpërdoret për interesa dhe manipulim politik të këtij procesi.

Po ju them, KLSH dhe Auditi janë bërë kontrolle në min. e Mbrojtjes dhe nuk kanë gjetur asnjë shkelje. Për çfarë më akuzon mua Prokuroria, të cilën e merr copy paste nga këta ekspertë të paligjshëm dhe të pa licencuar, që kompania SAC nuk është regjistruar në tatime dhe ka shmangur pagesën 4 mijë euro. Unë nuk kam qenë inspektor tatimesh. Është thënë se nuk ka leje mjedisi kompania, Unë jam bërë në 2019 ministër Mjedisi dhe nuk kam qenë inspektor.

Nëpërmjet ekspertëve të paligjshëm thuhet që ka zgjedhur SAC nuk llogarisin as ligj prokurimesh publike, as vendime të qeverisë e as procedura dhe as përgjegjësi kontrete që përcakton ligji për zgjedhjen e kompanisë në një procedurë që zgjati 16 muaj.

Ministria ka dhënë urdhër, nuk ka lidhur kontratë. Në një seancë ne sqaruam dhe provuam me shkresa dhe fakte që ministri nuk kishte dije dhe as kishte zgjedhur Gërdecin.

Pse nuk pranojnë të bëjnë një akt ekspertimi, pse duhet një proces i ndërtuar ,mbi një provë të falsifikuar? Sepse duan proces politikë, bëjnë gjueti shtrigash.

Asnjë nga ata që ka bërë urdhrin 550 nuk janë dënuar. Çfarë qenka kjo ministri, me një ministër, pa strukturë civile dhe ushtarake.

Mendoj se gjyqin politik e ka bërë politika. Nëse SPAK ka ardhur te ideja e bilanceve të dënimeve politike, nuk mendoj se është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake”, tha Mediu.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?