Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trazira në aeroportin e Vlorës, punonjësit e Pacollit përplasen me ata të Ademit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Trazira në aeroportin e Vlorës, punonjësit e Pacollit përplasen me ata të Ademit
KronikeLajmi i fundit

Trazira në aeroportin e Vlorës, punonjësit e Pacollit përplasen me ata të Ademit

Published: May 18, 2026
Shpërndaje

Mëngjesi ka nisur me trazira në aeroportin e Vlorës për shkak të përplasjes së punonjësve të dy kompanive, “2A Group” të Valon Ademit dhe “Mabco” e Behgjet Pacollit.

Sipas burimeve, “2A Group” nuk lejon hyrjen e punonjësve të Pacollit në kantier. Njëkohësisht, këta të fundit kanë bllokuar hyrjen e aeroportit dhe nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve.

Ismet Pacolli nga kompania “Mabco” thotë se dy kompanitë gjenden në gjykatë dhe është drejtësia që vendos për vijimin e çështjes. Sipas tij, punonjësit e kompanisë ‘Mabco’ dhe nënkontraktorëve të tyre janë telefonuar mbrëmjen e kaluar dhe njoftuar se nuk duhet të vinin në punë ditën e sotme. Megjithatë duke mos pasur komunikim zyrtar, punonjësit janë prezantuar në punë, por nuk janë lejuar të hyjnë brenda ambienteve të aeroportit.

- Publicitet -

Bëhet fjalë për punonjësit që punojnë brenda terminalit, në ambientet e jashtme dhe zjarrfikëse. Afati i këtyre firmave që u ndaluan për përfundimin e punimeve është fundi i muajit maj, i cili është shtyrë edhe për 3 muaj, pra gushti është afati përfundimtar. Sipas Ismet Pacollit, s’ka pasur asnjë lajmërim zyrtar për situatën, e cila prek punonjësit.

“Ne kemi problemin me nënkontraktorët që janë të pafajshëm. Nuk kanë lidhje nënkontraktorët me kontratat e ‘VIA’-s dhe ‘Mabco’-s. Ata duan të bëjnë punën e tyre dhe për ta bërë, e kanë afatin deri në fund të muajit. Prej fundit të muajit iu nevojiten 10 ditë për t’i nënshkruar situacionet e tyre dhe dërguar faturat për pagesë. Ata kanë hallin e tyre e po ashtu edhe unë, çka bën që mes ‘Mabco-s dhe ‘VIA’-s apo shtetit, ka kush i drejton ato punë”, tha ai duke shtuar se ndalimi është bërë nga disa punonjës të “VIA”-s.

Kërkesa e “Mabco” është dakordësimi me kompaninë për të vijuar punën.

“Ne kërkojmë prej VIA-s që ata që kanë bërë bllokadën të vijnë këtu ose ne në zyrat e tyre, të flasim si njerëz. Ata duhet të kërkojnë prej eprorëve që nënkontraktorët të lejohen të hyjnë brenda”, u shpreh Pacolli.

Kjo është përplasja më e fundit nga konflikti i nisur muaj më parë nga dy ortakët e shoqërisë “VIA”. Shkak për konfliktin është çështja e kuotave të aksioneve.

Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Ademit shkonte nga 2 në 49%, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB. Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi veton që çdo kontratë pezullohej, dhe këtë vendim e regjistroi si “Mabco” e jo në fakt si “VIA”.

Menjëherë pas kësaj kompania e Ademit i kërkoi gjykatës pezullimin e veprimeve të ortakut tjetër deri në një vendim të dytë. Gjykata e pranon dhe bllokon veprimtarinë e “Mabcos” që të marrë vendime në asamble. Më pas Apeli, në janar e ndryshon pjesërisht duke vendosur një sigurim padie, që pezullonte, deri në përfundim të gjykimit, të drejtën e votës së “Mabco Constructions”, vetëm për vendimet që lidhen me tjetërsimin e 47% të aksioneve të aeroportit, që pretendohen nga ortaku tjetër, Valon Ademi i kompanisë “2A Group”.

Ndërkohë rezultoi se “Mabco” e Pacollit kishte marrë një kontratë kredie prej 100 milion eurosh nga Delphos, një fond investimesh guackë. Për këtë, Ademi hapi një tjetër çështje në gjykatë, duke kërkuar “pezullimin e çdo veprimtarie të ortakut dhe të drejtës së votës, dhe nisjen e procedurës së përjashtimit të ortakut nga shoqëria”.

Gjykata e Apelit vendosi t’i njihte ortakut të “2A Group” të drejtën e administrimit, “duke parandaluar tjetërsimin e kuotës të ortakut “2A Group” dhe mos lejimin e marrjes së administrimit të propozuar me një statut të paligjshëm, me qëllim firmosjen e kontratës me “Delphos” për tjetërsimin e aeroportit, nga përfitues të panjohur, për të cilët shtetit shqiptar nuk do të kishte juridiksion për ta kontrolluar e ngritur padi ndaj kësaj kontrate të kamufluar si kredi”, deklaruan mbrojtësit ligjor të “2A Group”.

Palët vijojnë përplasjet gjyqësore për shqyrtimin në themel, në Shkallë të parë, të dy çështjeve të hapura mes tyre.

Përveç përplasjes civile, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe Nelson Çelën, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Të tre ata janë nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Po ashtu, SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë muaj pasi kreu i mëparshëm i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani e njoftoi në Kuvend se procedurat e koncesionit ishin në hetim paraprak, pasuesi i tij, drejtuesi aktual i SPAK Klodian Braho ka marrë të pandehurit e parë, në kufijtë e parashkrimit të ndjekjes penale.

Burime për Report Tv kanë konfirmuar se u janë komunikuar zyrtarisht akuzat e shkeljes së barazisë në tendera 3 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që marsin e vitit 2021 shpallën fituesin për koncesionin 35-vjeçar konsorciumin e kompanive Mabco Construction të Behgjet Pacollit, firma turke YDA dhe 2A Group e Valon Ademit.

Lajm në përditësim…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Vlora 97 says:
    May 18, 2026 at 7:56 am

    Aty ku futet karagjozi Shurrelit vetem intriga dhe sherre pasojne

    Reply
    • 3D says:
      May 18, 2026 at 2:22 pm

      Doli edhe një tjeter Hajdin Sejdia shteti duhet vepru për dëmet që i shkaktohen nga këto grupe krimi

      Reply
  • Realisti says:
    May 18, 2026 at 7:58 am

    Ne Durres i zhyten godinat
    Ne Vlore po theren per aksionet
    Ne Zvernec dhe ne Rrjoll po vriten njerzit me policin e shtetit per te mbrojtur oligarket

    Hajde shtet te rofsha bathën

    Reply
    • Mali says:
      May 18, 2026 at 3:32 pm

      Epo dhe ky eshte persheshi Belindes sigurisht, tjetri me 2% aksione don te behet i pari fisit aty, po sigurisht ketu fshihen afera te tjera,,,, po haram e pacin nese juleshojne pe mafias

      Reply
  • Xheku says:
    May 18, 2026 at 7:59 am

    Pun malokesh koqevar

    Reply
    • K R says:
      May 18, 2026 at 7:59 am

      Mjaft me fjalor percarës veri jug

      Reply
      • Xheku says:
        May 18, 2026 at 8:00 am

        Nuk e kam me veriun.
        Edhe Lumi Vlores malok t trash ka plot

        Reply
        • xxx says:
          May 18, 2026 at 2:01 pm

          Sigurisht e ke me Veriun madje me Kosoven prej nga jane dy biznesmenet e aeroportit. E ke shkruar e zeza ne te bardhe. Ju bandat e edvinit vrisni naten e qani diten

          Reply
      • Anonymous says:
        May 18, 2026 at 2:18 pm

        Ky Pacolli sikur me qenë shok me Hajdin Sejdinë shteti duhet bërë padinë deri te konfiskimi i akcioneve por pajtohem se pas shembjes të sistemeve socialiste ata që u pasuruan ishin fshatarët dhe politikanët si dy shtresa të pa turp dhe që krijojnë rrjete krimi

        Reply
      • Anonymous says:
        May 18, 2026 at 9:05 pm

        Te on

        Reply
  • Asd says:
    May 18, 2026 at 8:17 am

    Nuk kane faj njerezit sepse pretendojne te drejtat e tyre. Shteti eshte i pari ne shkelje; Nuk bazohet ne ligj por ne urdhera qe vijne nga lart-poshte, nga zyra ne zyre. Pasi i dhjesin te gjitha dergojne policine edhe me te dhjere te zgjidhe problemet qe as gjykatat nuk i marrin dot persiper.

    Reply
    • hiqmu dreq ! says:
      May 18, 2026 at 1:08 pm

      Aeroporti i Vlores nje fjasko i Rames

      Reply
  • Vili says:
    May 18, 2026 at 12:53 pm

    Ne kete konflikt gjykata nuk ka kuptuar rolin e saj dhe ben veprime e vendime te pa kuptimta. Ne nje kompani private nuk mund te futesh duart e te vendoses per drejtimin e saj.
    Asnje gjykate ne bote nuk aresyeton e vepron keshtu. A pergjigjet kjo gjykate per demin ndaj kompanise dhe publikut.

    Reply
    • Patriot says:
      May 18, 2026 at 6:27 pm

      Aeroporti i Vlores = Aeroportin e Kukesit woman anti i njejte gjigandi i Surrelit

      Reply
  • demo says:
    May 18, 2026 at 1:20 pm

    Dyshja Rama Balukja e kane bere lemsh kete Aeroportin e Vlores.Si cdo pune ku nderehyjne dyshja e djallit.

    Reply
  • vlora says:
    May 18, 2026 at 4:00 pm

    Shteti (te kuptohemi jo qeveria) duhet te urdheroje gjykatesit te lene cdo pune e te meren me gjyqin e ketyre ortakeve dhe ti japin fund anarkise,po keshtu dhe prokuroria meqense ka nisur hetim ta perfundoje shpejt.Kjo nuk eshte nderhyrje ne drejtesi por ceshtje madhore shteterore se po vazhdoi me procedura simbas radhes kur te mbarojne gjyqet do jene shkateruar dhe godinat qe jane ndertuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Guacka e Zvërnecit
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?