Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Merkel flet për marrëdhëniet me Putinin: Nuk kam pse të kërkoj falje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Merkel flet për marrëdhëniet me Putinin: Nuk kam pse të kërkoj falje
Bote

Merkel flet për marrëdhëniet me Putinin: Nuk kam pse të kërkoj falje

Published: 8 Qershor, 2022
Shpërndaje

Nga Patrick Jackson, BBC

 

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrojti qeverisjen e saj për mënyrën se si e ka trajtuar Vladimir Putinin, në intervistën e saj të parë të madhe që nga largimi prej postit.

- Publicitet -

Ajo tha se nuk ka asgjë për të cilën duhet të kërkojë falje në lidhje me reagimin e saj ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur ajo mbështeti sanksionet.

Ajo gjithashtu mbrojti kundërshtimin e saj- kur ishte në detyrë- ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Zonja Merkel është akuzuar se e ka lënë Gjermaninë të pambrojtur duke ndjekur marrëdhëniet e orientuara nga biznesi me Rusinë.

Gazsjellësi Nord Stream 2, që do sillte gazin natyror rus direkt në Gjermani, u ndërtua teksa ajo ishte kancelare dhe u pezullua nga pasardhësi i saj, kancelari Olaf Scholz, pak pasi Rusia të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt.

Nën presion për të vendosur sanksione të reja më të rrepta për pushtimin, Gjermania po përpiqet që të reduktojë varësinë e saj nga energjia ruse, pa dëmtuar ekonominë e saj.

Por zonja Merkel tha se Evropa dhe Rusia janë fqinjë dhe nuk mund të injoronin njëri-tjetrin. “Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar, pavarësisht nga të gjitha dallimet tona”, tha ajo.

Pushtimi është “jo vetëm i papranueshëm, por edhe një gabim i madh nga Rusia,” i tha ajo gazetarit dhe shkrimtarit gjerman, Alexander Osang në një intervistë të transmetuar nga televizioni ARD.

“Nëse do të kthehemi pas në shekuj dhe do debatojmë se cila pjesë e territorit duhet t’i takojë kujt, atëherë do kemi vetëm luftë. Ky nuk është një opsion”, tha ajo.

Ajo mbrojti sanksionet e vendosura ndaj Rusisë në përgjigje të aneksimit të Krimesë dhe rolin e Gjermanisë në ruajtjen e procesit të paqes të Minskut, që kishte për qëllim t’i jepte fund luftimeve në Ukrainën lindore në vitet 2014-2015.

Procesi i paqes, argumentoi ajo, i dha kohës Ukrainës për t’u zhvilluar si komb dhe për të forcuar ushtrinë e saj.

“Nuk kam pse fajësoj veten që nuk jam përpjekur mjaftueshëm”, tha ajo. “Nuk e kuptoj pse duhet të them se ishte e gabuar dhe prandaj nuk kam asgjë për të kërkuar falje”.

Ajo kishte kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në vitin 2008, ‘sepse donte të parandalonte përshkallëzimin me Rusinë dhe sepse vetë Ukraina nuk ishte gati’. “Nuk ishte Ukraina që njohim sot. Vendi nuk ishte i qëndrueshëm, ishte i mbushur me korrupsion”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit mbeti jashtë aleancës së NATO-s, pavarësisht ndihmës së gjerë të mbrojtjes nga Perëndimi që nga pushtimi, e ka përshkruar vendimin e Gjermanisë në vitin 2008 si një ‘përllogaritje e gabuar’.

Të martën, zonja Merkel, e cila u largua nga detyra gjashtë muaj më parë, tha se kishte respektin më të lartë për Zelensky-n dhe ishte e impresionuar nga guximi dhe pasioni me të cilin ukrainasit po luftonin për vendin e tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Kronikë Shkodër/ Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë bën heroizëm, shpëton dy turistët e huaj dhe mbytet vetë në liqen! Kërkime për gjetjen e trupit
  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Detari në E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  2. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  3. Ethem Lalaj në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. Gjek në Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
  5. Psikiatri në VIDEO: “O Edi”, e moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ça ke që bërtet!
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?