Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Merkel shkakton polemika në Gjermani, 55 mijë euro nga shteti për flokët dhe grimin. Nuk mbetet pas Scholz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Merkel shkakton polemika në Gjermani, 55 mijë euro nga shteti për flokët dhe grimin. Nuk mbetet pas Scholz
BoteKryesore

Merkel shkakton polemika në Gjermani, 55 mijë euro nga shteti për flokët dhe grimin. Nuk mbetet pas Scholz

Published: August 11, 2023
Shpërndaje

Edhe këtë vit, Angela Merkel nuk donte të hiqte dorë nga premiera e Bayreuther Festspiele në Bavari.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, ish-kancelarja u shfaq në një humor të shkëlqyer, mbi të gjitha me flokë perfekt dhe grim të ndritshëm.

Merkel kujdeset shumë për flokët dhe pamjen e saj. Aq sa që nga viti 2021 që la kancelarinë, ka shpenzuar gati 55 mijë euro për parukeri dhe grim.

- Publicitet -

Jo nga xhepi i saj sigurisht, por nga ai i qeverisë dhe i taksapaguesit gjerman.

Zbulimet e gazetës Tagesspiegel shkaktuan një farë polemike në Gjermani, çka detyroi kancelarinë e Berlinit të zbulojë dokumentet në lidhje me shpenzimet e saj.

Asnjë ish-kancelar, sipas gazetës, nuk ka shpenzuar aq sa Merkel pas largimit nga detyra.

Polemikën e shkakton pikërisht parukeria.

Ish-kancelarja duket se paguhet për shërbimet e një profesionisteje nga Berlini, një parukiere dhe stiliste e njohur, e cila jo vetëm që i bën flokët dhe grimin kur është në Berlin, por edhe e shoqëron në takimet e saj në Gjermani dhe jashtë vendit.

Fatura për vitin 2022 ishte 37 mijë e 780 euro, ndërsa në vitin aktual shpenzimi deri më tani ka qenë 17 mijë e 200 euro.

Mesatarisht 3 mijë euro në muaj që ish-kancelarja të duket e bukur.

Lidhja e Taksapaguesve Gjermanë kritikon ashpër kostot e tepërta për këto qëllime.

“Është e vështirë t’u shpjegosh atyre që paguajnë taksat se duhet të përballojnë edhe shpenzimet për grimierët dhe parukierët e politikanëve”, ka thënë presidenti Reiner Holznagel.

Sipas tij, këto “duhen reduktuar në gjërat e domosdoshme”.

Por Merkel nuk është e vetmja që përdor fonde publike për flokët dhe grimin.

Flokët dhe grimi duket se janë shumë të rëndësishme edhe për kancelarin aktual. Scholz, pavarësisht se ka shumë pak ose aspak flokë, në vitin 2022 ka shpenzuar thuajse 40 mijë euro për flokë dhe grim.

Kurse këtë vit janë tashmë 21 mijë e 808 euro të shpenzuara.

Një hetim parlamentar, i kryer disa muaj më parë ka zbuluar se në vitin e parë të qeverisë Scholz, shpenzimet totale për fotografët, parukierët dhe grimerët u rritën në 1.5 milionë euro.

Një shifër kjo, që rezulton në 80 për qind më shumë se në vitin 2021, viti i fundit i Merkelit në pushtet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  • Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  2. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  3. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. Detari on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?