Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Messi e ka bërë zakon, gol nga stoli dhe fitore në MLS. Inter Miami del nga vendi i fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Messi e ka bërë zakon, gol nga stoli dhe fitore në MLS. Inter Miami del nga vendi i fundit
AktualitetSoftSport

Messi e ka bërë zakon, gol nga stoli dhe fitore në MLS. Inter Miami del nga vendi i fundit

Published: August 27, 2023
Shpërndaje

Lionel Messi po prezantohet me petkun e më të madhit të historisë në futbollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që kur iu bashkua Inter Miamit në muajin korrik, shtatë herë fituesi i Topit të Artë e ka ndryshuar rrënjësisht këtë skuadër, me të cilën fitoi brenda një kohe të shkurtër Kupën e Ligës (shtatë fitore radhazi).

Inter Miami, me Messin në formacion, fitoi gjithashtu ndaj FC Cincinatit në US Open Cup e tani i ka ardhur radha një ndërmarrjeje jashtëzakonisht të vështirë në MLS (Inter Miami renditet në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes me vetëm 21 pikë, 11 pikë larg zonës play off).

- Publicitet -

Në ndeshjen ndaj New York Red Bulls, Messi hyri si zëvendësues në minutën e 60-të për të debutuar në sezonin e rregullt në MLS. Inter Miami po udhëhiqte 0-1 me gol të Gomez në minutën e 37-të.

Pak para se të mbyllej takimi (89’), ai u dhuroi tifozëve të pranishëm në stadium shfaqjen që atë po prisnin të shikonin.

Pas një kombinimi me Cremaschin, realizoi në mënyrën më të thjeshtë të mundshme golin e tij të parë në MLS dhe të 11-tin në total me fanellën e Inter Miamit.

Fitorja ndaj New York Red Bull është hapi i parë drejt katapultimit në play off. teksa Inter Miami me këtë fitore la vendin e fundit dhe u ngjit një më sipër, teksa ka edhe 2 takime të prapambetura në kampionat.

For his first regular season goal for the club 🎉

Cremaschi ▶️ Messi!#RBNYvMIA | 0-2 pic.twitter.com/jyzfCqMKwQ

— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) August 27, 2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?