Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Messi flet për jetën e re: Këtu janë njerëz të mrekullueshëm, e meritojnë trofeun e parë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Messi flet për jetën e re: Këtu janë njerëz të mrekullueshëm, e meritojnë trofeun e parë!
AktualitetLifestyleSport

Messi flet për jetën e re: Këtu janë njerëz të mrekullueshëm, e meritojnë trofeun e parë!

Published: August 18, 2023
Shpërndaje

Leo Messi ka folur për herë të parë për shtypin amerikan. Legjenda argjentinase, fitues i Kupës së Botës Katar 2022 dhe shtatë herë fituesi i Topit të Artë si askush më parë, u transferua tek Inter Miami në mesin e muajit korrik.

Pas dy viteve jo fort pozitive te PSG në Francë. Ndërkohë që aventura në SHBA me skuadrën nga Florida ka nisur në mënyrë të shkëlqyer. 6 ndeshje, 9 gola dhe Interi në finalen e League Cup falë një Messi në super formë.

36-vjeçari nga Rosario zbulon se nuk ishte dëshira e tij për t’u transferuar te PSG në verën e vitit 2021. Pas një jete me fanellën e Barcelonës mbi supe dhe në zemër.

- Publicitet -

“Nuk doja të largohesha nga Barcelona, dhe as që doja të shkoja te PSG. Gjithçka ndodhi brenda natës. M’u desh të mësohesha me një vend që ishte krejtësisht ndryshe nga ai ku kisha jetuar gjatë gjithë jetës sime.

Si në aspektin e qytetit, ashtu edhe në atë sportiv. Ishte e vështirë, ndryshe nga ajo që po më ndodh tani këtu tek Inter Miami”, deklaron “pleshti”.

Përpara se të transferohej në MLS, Messi refuzoi një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite. Dhe zgjodhi kalimin në SHBA.

“Jam shumë i kënaqur për vendimin që mora. Erdha këtu për të vijuar të shijoj futbollin, diçka që e kam bërë gjithë gjithë jetës sime. Edhe familja ime ndihet për mrekulli këtu.

Po e shijojmë qytetin. Njerëzit na kanë pritur në mënyrë të mrekullueshme prej ditës së parë. Madje jo vetëm në Miami. Këtu ka shumë latinë, kjo e bën gjithçka më të lehtë.

Jam i lumtur, po shijoj këtë kapitull të ri të jetës sime, përvojën e të jetuarit në Shtetet e Bashkuara. Diçka që e kam pasur gjithmonë në mendje të bëj”, theksoi Leo Messi.

Në fund një koment për finalen e 20 gushtit kundër Nashville: “Do të ishte e mahnitshme të fitonim trofeun, apo jo? Për mua, tifozët dhe vetë klubin. Ne duam të jemi një pikë referimi dhe fitimi i një titulli do ndikojë të jemi të tillë.

Klubi është i ri (i formuar në vitin 2018), do të ishte fantastike për të gjithë ne nëse do të fitonim trofeun e parë”, përfundoi një prej futbollistëve më të mirë në histori.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?