Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meta i kërkon Gjykatës lirimin nga qelia, avokati: Do të ndjekim të njëjtën rrugë si në rastin e Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Meta i kërkon Gjykatës lirimin nga qelia, avokati: Do të ndjekim të njëjtën rrugë si në rastin e Berishës
AktualitetKronike

Meta i kërkon Gjykatës lirimin nga qelia, avokati: Do të ndjekim të njëjtën rrugë si në rastin e Berishës

Published: January 17, 2025
Shpërndaje

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia. Përmes avokatit Genci Gjokutaj, Meta ka depozituar një rekurs kundër vendimit të 19 nëntorit 2024, që konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Meta qëndron në paraburgim teksa po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Në një deklaratë për mediat pas depozimit të rekursit, Gjokutja tha se ligjërisht Meta nuk duhet të qëndrojë në burg dhe kurdo që të thirret nga SPAK, do të japë shpjegime.

- Publicitet -

“Shpjegime në të cilën nuk ka asnjë penalitet. Është sqaruar procedimi për lobimin, kemi sqaruar deklarimin e pasurisë së zotit Meta dhe pastaj për Cez Dia një çështje që është bazuar në kallëzuar e dëshmitarë të rremë dhe prova të marra në kundërshtim me ligjin. Në këto kushte i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë për revokimin e masës së arrestit me burg. Ligjërisht Meta nuk duhet të qëndrojë në burg. Kurdo që të thirret nga SPAK do të japë shpjegime”, u shpreh Gjokutaj.

Duke sjellë në vëmendje rastin e Sali Berishës, Gjokutaj i bëri apel gjykatës që të tregojë integritet. Sipas tij beteja me drejtësinë do të vijojë edhe në Strasburg, pas shterimit të gjykatave në vend.

“Historia nuk është pozitive, Gjykata e Lartë duhet të tregojë integritet që nuk e ka treguar deri më sot. Në raste të tilla ata janë bërë gabime shumë të rënda si në rastin e Berishës që nuk e kanë lejuar të shkojë në Kuvend. Lajthitje të tilla që është një e kaluar nuk na bën pozitivë. ne do ta vazhdojmë këtë betejë. Është e njëjta rrugë që ndoqëm edhe me zotin Berisha. Do të ecim drejt shterimit të gjykatave të brendshme për t’iu drejtuar Strasburgut nëse do të jetë e nevojshme”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?