Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Metamorfoza’, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Metamorfoza’, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
AktualitetKronike

‘Metamorfoza’, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 6 të arrestuarit

Published: August 31, 2023
Shpërndaje

Apeli i Posaçëm ka miratuar masat e arrestit me burg për 6 të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali e Edmond Preka do të vijojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Gazetari Ermal Vija raporton se ndaj ish shefit të Operacionales, i arrestuar për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor, Gjykata ka vendosur mospranim të ankimimit me pretendimin se nuk është bërë në kohë. Avokati i tij mbrojtës, Bledar Meminaj thotë se kjo është bërë në shkelje të ligjit.

- Publicitet -

“Është bërë e udhës që gjykata e Apelit, dhe gjyqtarja Saida Dollani, si një gjyqtare monokrate ka disa praktika që janë hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë, ku interpreton në mënyrë jo të rregullt dispozitën ligjore sa i përket afateve të ankimit dhe i mohon të drejtën palëve për t’u ankuar në një gjykatë më të lartë, që është një e drejtë procedurale dhe është një shkelje flagrante”, tha avokati.

Ai thotë se do t’i drejtohen me një kërkesë KLGJ-së dhe ILD-së për këtë shkelje.

Kujtojmë që nga hetimet për këtë dosje, janë shpallur në kërkim dhe 9 persona të tjerë, mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion pas zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rëndojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.

Hetimet nisën në 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet holandeze, belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin “Enchro Chat” dhe “SKY”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?