Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mexhelisi politik e mediatik është kthyer në një çmendinë”, Rama u përgjigjet kritikëve për Luiza Gegën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Mexhelisi politik e mediatik është kthyer në një çmendinë”, Rama u përgjigjet kritikëve për Luiza Gegën
KryesorePolitikeShoqëri

“Mexhelisi politik e mediatik është kthyer në një çmendinë”, Rama u përgjigjet kritikëve për Luiza Gegën

Published: August 25, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment të gjatë, duke iu përgjigjur të gjithë kritikëve për kampionen shqiptare të Europës, Luiza Gega. Qeveria dhe kryeministri u kritikuan për shfaqjen e tyre pasi Gega u shpall kampione, ndërkohë që për të ka munguar më herët mbështetja.

Lidhur me këtë, Rama shprehet se “mexhelisi politik e mediatik shqiptar është kthyer në një “çmendinë”, që përditë çmend dynjanë!”.

Kryeministri ka renditur sipas tij faktet që sot sportistet po mbështeten. “Sot unë dua të këmbëngul tek faktet! Pa asnjë shpresë se do të dalë kush e t’i kërkojë falje Luiza Gegës, se për falje lexuesve as bëhet fjalë. Por me bindjen që sidoqoftë, faktet u duhen atyre që kanë ende respekt për veten e për të vërtetën e mbështetur mbi fakte”, shkruan Rama ndër të tjera.

- Publicitet -

Reagimi i plotë:

TRIUMFI HISTORIK I LUIZA GEGËS SI PASQYRË E MEXHELISIT TONË SOCIAL-POLITIK

Në një botë ku faktet janë gjithnjë e më të shpërfillura dhe mllefet e inatet gjithnjë e më shumë alternativë e fakteve, mexhelisi politik e mediatik shqiptar është kthyer në një “çmendinë”, që përditë çmend dynjanë!

Kjo s’është diçka e re dhe s’do t’i shkruaja këto rreshta, sikur të mos isha mahnitur nga çmenduria që plasi sheshit bashkë me triumfin historik të Luiza Gegës. Shenjat e para të çmendurisë u panë qysh në fillim, kur nisën edhe zërat që uronin Luizën për të sharë qeverinë. Qeveria e poshtër e kishte braktisur e syrgjynosur deri në Afrikë, vajzën e shkretë të jetimores së sportit shqiptar – ndërkohë që në fakt Luiza është mbështetur nga kryebashkiaku i Tiranës, për t’u stërvitur në lartësinë mbi 3 mijë metra të Kenias, ku stimulohet rritja e rruazave të gjakut.

Por shpërthimi çmendurak mori dhenë, kur kampionia e re e Europës u prit në kryeministri, për t’u nderuar siç i takonte pas një triumfi të paparë në historinë e sportit shqiptar. Kampionët e urrejtjes profesionale, modele të mbrapshta publike, që ushqejnë mllefin dhe yshtin inatin anonim të rrjeteve sociale, u lëshuan me tërbim në ekrane e portale, duke e komentuar ngjarjen si pengmarrje të Luizës për propagandë apo deri si shitje të shpirtit të saj tek regjimi!…

Foli më shumë se njëherë kampionia me gojën e saj, për si dhe sa shumë kanë ndryshuar gjërat, si është mbështetur sporti dhe ajo vetë vitet e fundit, e qysh mbështetja financiare ia ka bërë më të lehtë rrugëtimin e saj drejt majës. Madje ajo, vajzë e rrallë, me një mirësjellje mbresëlënëse, nuk harroi të dërgonte mesazhi falenderimi nga Mynihu, kur në fakt falenderimet i takonin vetëm e vetëm asaj. Po ku  kanë veshë të dëgjojnë ata që edhe Amerikën duan ta mbrojnë nga ambasadorja amerikane, jo më Luiza Gegën nga unë!

Halli i madh këtu është se e keqja, e cila ka marrë formën e vorbullës marramendëse të lajmeve të rreme, fabrikimit të fakteve alternative, gjobave mediatike e sulmeve politike, të përziera me garuzhden e vjetër të egërsisë provinciale, ka dalë jashtë të gjithë kufijve të njerzillëkut më bazik. Helmimi i përditshëm i gjakut të shoqërisë është kthyer në rutinë dhe faktet trajtohen si opinione, ndërsa opinionet imponohen si fakte me inat, mllef e urrejtje të pangushëllueshme. Kur thua të vemë ndonjë rregull ligjor, se ky ortek llumi do të fundosë çdo vlerë njerzillëku e normë bashkëjetese shoqërore, duke e varrosur si qen të ngordhur, mundin e prindërve e përpjekjen e shkollës për edukimin e fëmijëve, të ngrihen e të thonë jo! Duhet veç vetërregullim, po se si e qysh do të ndodhë ky vetërregullimi nuk ta thotë dot kush! Nejse, s’është ky qëllimi i këtij shënimi të gjatë.

Sot unë dua të këmbëngul tek faktet! Pa asnjë shpresë se do të dalë kush e t’i kërkojë falje Luiza Gegës, se për falje lexuesve as bëhet fjalë. Por me bindjen që sidoqoftë, faktet u duhen atyre që kanë ende respekt për veten e për të vërtetën e mbështetur mbi fakte.

E PARA, sot nuk ka më protagonistë të braktisur të sportit, po ka sistem shpërblimesh për protagonistët, miratuar me vendim qeverie kohë më parë dhe në bazë të të cilit:

Për vitin 2021 kanë përfituar shpërblim në bazë të rezultateve në arenën ndërkombëtare 14 protagonistë, 7 sportistë dhe 7 trajnerët e tyre. Ndërsa për vitin 2022 kane përfituar 44 vetë, 22 sportistë dhe 22 trajnerët e tyre, për rezultate të larta ndërkombëtare. Gjithashtu, për herë të parë, janë dhënë shpërblime edhe për kampionë Ballkani, ndër ta edhe për Luiza Gegën.

E DYTA, sot nuk ka më shpërblime spontane për ata që nderojnë flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare dhe nuk ka më as harresa, për të paguar detyrimet që burojnë nga vendimi përkatës i qeverisë. Bashkëngjitur vendimi, të cilin jam i bindur që urrejtësit profesionistë të ekraneve e të portaleve, të cilët e duan me zor çdo gjë në Shqipëri sa më zi, e që edhe triumfin e Luiza Gegës e përdorën si zift për ta derdhur mbi armikun politik, nuk do ta lexojnë https://qbz.gov.al/…/024170e9-1ddf-429b-b0f6-8705f4bd33ff

E TRETA, sot nuk ka më vetëm shpërblime për rezultatet më të larta, po edhe trajtim të përhershëm për kampionët ndërkombëtarë shqiptarë, përfshirë edhe shqiptarët e Kosovës! Bazuar në një tjetër vendim qeverie të disa viteve më parë,  “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”,   janë punësuar si më poshtë nga Ministria e Mbrojtjes:

1.Atletja Luiza GEGA.

  1. Peshëngritësi Briken CALJA.
  2. Xhudistja Nora GJAKOVA.
  3. Xhudistja Distria KRASNIQI.
  4. Xhudisti Indrit ÇULLHAJ.
  5. Atleti Ilir KËLLEZI.
  6. Peshëngritësi Ilirian SULI.

E KATËRTA, sot nuk ka më ndalesë në rrugën e progresit, që nënkupton edhe përmirësime e korrigjime të vazhdueshme të punës sonë, në shërbim të vendit dhe njerëzve të këtij vendi. Ministria e Mbrojtjes ka propozuar disa kohë më parë ndryshime ligjore, të cilat do të mundësojnë përfshirjen e kampionëve ndërkombëtarë në rangun e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe krijimin e një strukture speciale, ku ata do të angazhohen si mentorë të ushtarëve tanë, me pagën sipas gradës, në shërbim të atdheut deri në daljen e tyre në pension. Këto ndryshime i shërbejnë njohjes së kontributit të sportistëve në promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Ligji është në fazën e bashkërendimit me institucionet e linjës, pasi është përmbyllur konsultimi publik dhe në mes të shtatorit do të hyjë në procedurën parlamentare.

Sportistët e punësuar aktualisht pranë Ministrisë së Mbrojtjes, që do të përfitojnë nga ky ligj gradën e kolonelit janë:

  1. Luiza GEGA – “Kolonel”
  2. Briken CALJA – “Kolonel”
  3. Nora GJAKOVA – “Kolonel”
  4. Distria KRASNIQI – “Kolonel”

DHE E FUNDIT, kur flitet për sportin të gjithë jemi në borxh, me këtë vend dhe rininë e këtij vendi, por ama kur flitet me fakte për mbështetjen për sportin, nuk ka asnjë krahasim të imagjinueshëm, se të mundshëm jo e jo, mes këtyre viteve të qeverisë sonë dhe të gjitha viteve të tjera bashkë. Pa ekzagjerim, as dita me natën nuk dallojnë kaq shumë sa këto dy periudha për sportin. Natyrisht do të kishim dashur të bënim më shumë më shpejt, por kur kujtoj se nga jemi nisur, them lavdi Zotit që ia kemi dalë të bëjmë sa kemi bërë. Ndërkohë që patjetër, padiskutim, edhe në sport dallimi mes ku jemi dhe ku duhet e duam të jemi është ende shumë i madh.

Si përfundim, jam i bindur që as tërë këto fakte nuk do të hedhin dot dritë mbi shpirtrat katran, ku merr jetë urrejtja profesionale e mendjembrapshtëve që e përndjekin këmba-këmbës këtë vend, qysh nga dita e krijimit të alfabetit shqip. Por s’kemi ç’bëjmë tjetër përveçse të marrim shembull nga Luiza Gega:

Të vrapojmë më shpejt🇦🇱

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    August 25, 2022 at 11:28 am

    TE VETEMEN RRUGE SHPETIMI QË KE: TI LIKE FLORIRI E SALI !?
    Trajtim sanitar te detyruar ne Q E L I !

    Reply
  • Soza says:
    August 25, 2022 at 11:36 am

    Ndihma juaj e paçmueshme për Luizën ishte zhdukja e pjesës për atletikën në stadiumin kombëtar dhe rreshtimi politik i gjithë atletëve që u stërvitën atje duke heshtur.
    Po Sotiri, kampion botëror në hedhje kabashi, çfarë grade do të marrë?

    Reply
  • Satër says:
    August 25, 2022 at 11:47 am

    Lëre Luizën të gëzojë dhe mos e prek dhe ndot suksesin e saj! Qeverrisja jote është një dështim ! Jeni një fatkeqësi kombëtare njëlloj si sali berisha dhe ilir meta! Shpresojmë se ligji një ditë do të veprojë dhe do të sekuestrojë gjithshka që keni vjedhur!.

    Reply
  • LEON says:
    August 25, 2022 at 12:38 pm

    Nuk tu dogj bytha ty mor kryemafioz per Luiza Gegen.Vleresimi jot per Atletiken duket qe tek
    ASGJESIMI i Pistes Atletike te stadiumit Qemal Stafa,duke lene Luiza Gegen dhe shume Atlete pa stervitje.Eshte si te cmendesh pas Futbollit,duke zhdukurStadiumet dhe Fushat futbollit,per te ndertuar KARABINA BETONI. Hypokrizia eshte pjese e lekures tende.Puthjet e deuarve,perqafimet,fotografite,folklori populolor,jane pjese e peshtirrosjes tende.

    Reply
  • ilir says:
    August 25, 2022 at 1:48 pm

    Ik or palaco ,ti qe bere stadium kombetar pa piste olimpike se te duheshin metrat katrore per qender tregetare ne stadium.Maskara burre na merr dhe per idiote ti….!

    Reply
  • ..ju, lutemi . says:
    August 25, 2022 at 2:05 pm

    perkundrejt gjithe te shumediturve;
    egzistojne ne bote nderime te tilla ushtarake,
    per sportet civile ?
    pse duhet terhequr vemendja me shpikje te
    tilla ???
    njera mos eshte xhiudiste kosovare ?
    sidoqofte, po na injoroni me k’to lloje
    njoftimesh .

    Reply
  • !!? says:
    August 25, 2022 at 4:14 pm

    Qy individ është marrosur me të vërtetë.
    Në cilin shtet dhe ushtri të botës mund të jipen grada kolonel, kapter, gjeneral nga kryeministri apo presidenti njerëzve pa shkollën dhe pregatitjen përkatse ushtarake. Nuk ka kolonelë dhe gjeneral në botë pa mbaruar akademinë ushtarake. Vetëm i marrosuri Sali Berisha i qepi me lesh dhije tropojane spaletat e gjeneralit matematikanit Gazidede dhe e emëroj komandant forcash operacinale, vetëm të kesh mëndjen e Edi Ramës që të gradosh direkt e në kolonel Luiza Gegën duke u tallur me jerarqinë e gradave ushtarake në ushtrinë shqipëtaree dhe duke mender u dhjer kolonelllëkun dhe gradat oficerë si gjë pa vlerë oficerave të mirfilltë me akademi dhe duke i detyruar nënkolonelë, majorë, ……., nëntogerë bashkë me ushtarët që kur tu dal në rrugë kolonel Luiza Gega të ngren hapin dhe të nderojnë ushtarakisht kolonelen.

    Në qoftë se ka kolonelë dhe oficera të mirfilltë me dinjitet duhet ta hedhin poshtë me përbuzje këtë tallje që u bëhet nga kryeministri që ka nivelin e një gomari me gradën injorant për çështjet ushtarake për gradat dhe dinjitetin e tyre.

    Në qoftë se Luiza Gega është sportiste me dinjitet dhe malsore e mënçur ta kuptoj mirë që nuk mund të jetë kurrë jo vetëm kolonele por as ushtare e thjeshtë në kundërshtim me ligjet që rregullojnë mardhëniet jerarqike të gradave dhe funksioneve në ushtri dhe publikisht të mos pranoj gradën. Vetëm në qoftë është e marrosur si Edi Rama mund ta pranoj……..o zot i math na ruaj mëndjen insanëve………Luiza Gega kolonele….. për tu qeshur apo për të qarë …….gradë që ve në tallje suksesin e merituar e kësaj sportiste dhe

    a vërtet e ka gomari i startegjisë ushtarake me gradën injorant që me çmëndurin e tij të radhës, Njësitin elitë mediatik të kolonelve që nuk dallojnë thepin nga shtjekza të pushkës, kolonelë (si Gazidedja gjeneral pa Akademi, shkollë e praktikë ushtarake fare) të graduar nga ai, mbasi bëhen kampion në garat sportive, të ringrej ushtrine e dikurshme të shpartalluar nga vetë oficerat “demokrat” të Sali Berishës në vitin 1997 vetëm për të vjedhur pasuritë e panumërta të reparteve ushtarake dhe për të kthyer armatimin në skrap miljardash në thesin e tyre të kusarisë?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?