Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, babai i kandidat – deputetit: Më lini rehat!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, babai i kandidat – deputetit: Më lini rehat!
KronikeLajmi i fundit

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, babai i kandidat – deputetit: Më lini rehat!

Published: August 6, 2025
Shpërndaje

Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Fari Veliu, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Minatori u transportua në Spitalin e Bulqizës, por pa shenja jete. Burime nga stafi mjekësor i thanë BIRN-it se trupi i punëtorit kishte dëmtime të shumta dhe, pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është në pronësi të Jeton Danit. Ky i fundit është një emër i njohur në zonë, jo vetëm për aktivitetin minerar, por edhe për angazhimin politik në Partinë Socialiste. Në zgjedhjet e 11 majit, djali i tij, Murat Dani, kandidoi për deputet në listën e hapur të PS-së në qarkun e Dibrës.

- Publicitet -

I kontaktuar nga BIRN-i, Dani kërkoi të “lihej rehat” dhe refuzoi të fliste për ngjarjen ku humbi jetën minatori 66-vjeçar.

Veliu ishte një nga minatorët që, pavarësisht moshës dhe kushteve të rënda të punës, detyrohej të rikthehej në galeritë e kromit për shkak të pamundësisë për të siguruar jetesën vetëm me pension.

Ky aksident përbën ngjarjen e tretë me pasoja fatale në sektorin minerar në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti. Pak muaj më parë, një punëtor i ri humbi jetën teksa punonte në një fabrikë pasurimi kromi në Klos, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm pas disa javësh kërkimesh intensive, ku morën pjesë banorët e zonës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës. /BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  • Komediani i njohur britanik shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale
  • BKH, në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës
  • Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë
  • Protestat në Tiranë, ambasadorja e BE: Krijoni hapësirë për dialog

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  2. SHQIPTAR on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  3. Vl on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  4. fabricant abat-jour France on FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  5. Heu bre... on Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?