Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrat mblidhen në Pragë: Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ministrat mblidhen në Pragë: Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
BoteLajmi i fundit

Ministrat mblidhen në Pragë: Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?

Published: May 31, 2024
Shpërndaje

Më 30 dhe 31 maj në Pragë të Çekisë janë mbledhur ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s për të vendosur se kush duhet ta udhëheqë aleancën transatlantike në vitet e ardhshme. Jens Stoltenberg i Norvegjisë i cili mori detyrën në vitin 2014, do të largohet nga pozita si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s më 1 tetor. Aleatët pothuajse janë dakordësuar për një emër, por thuhet se ende ka pengesa në rrugë. Ndërkohë, vendimi i tyre vjen në një moment kyç për aleancën më të madhe ushtarake, pasi ajo po përballet me kërcënimin e një Rusie gjithnjë e më luftarake dhe një presidencë të dytë nga Donald Trump në horizont.

Si e zgjedh NATO Sekretarin e saj të Përgjithshëm?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është nëpunësi më i lartë civil i aleancës dhe zgjidhet me konsensus të anëtarëve të paktit ushtarak. Historikisht, ai kryeson komitetet kryesore të NATO-s, vepron si zëdhënës dhe rekruton staf ndërkombëtar. Në praktikë, përzgjedhja e tij bëhet përmes kanaleve diplomatike joformale, por gjetja e një kandidati të përshtatshëm nuk është e lehtë.

- Publicitet -

Kush janë kandidatët?

Një prej kandidatëve, është Mark Rutte, kryeministër i Holandës që nga viti 2010. Kandidatura e tij ka fituar mbështetje nga 29 prej 32 anëtarëve të aleancës, duke përfshirë edhe atë nga SHBA-ja. Pas muajsh bisedimesh, ish-shefi i spiunazhit Dirk Schoof me sa duket do të emërohet kryeministër i Holandës, që do të thotë se Rutte mund të largohet brenda disa javësh nga pozita. Por, ai nuk është i vetmi kandidat.

Kandidatët e tjerë përfshijnë presidentin rumun Klaus Iohannis, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe ish-ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace. Megjithatë, disa janë të shqetësuar se emërimi i Rutte si kreu i NATO-s, i cili është shumë anti-rus, mund të përshkallëzojë më tej tensionet.

Ndërsa Rutte duket i preferuari, për përzgjedhjen e tij ka disa pengesa. Midis tyre është Hungaria dhe lideri i ekstremit të djathtë, Viktor Orban, i cili e sheh Perëndimin si nxitës të luftës dhe ka vënë veton ndaj ndihmës së BE-së për Ukrainën. Madje, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka konfirmuar se nuk do ta mbështesë Rutte.

Mbledhja në Pragë mund të jetë “politikisht e vogël” për ta zgjidhur ngërçin brenda aleancës. Shpresat janë të përqendruara në një samit të NATO-s në Uashington gjatë muajit korrik, pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes në mes të qershorit. Shtyrja e një vendimi deri pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit e bën të mundshme që ai të përfshihet në një seri më të gjerë vendimesh për postet kryesore të BE-së.

Supozohet se Iohannis do të drejtojë Komisionin Evropian, megjithëse kjo punë ka më shumë gjasa t’i shkojë presidentes aktuale, gjermanes Ursula von der Leyen, raporton Euronews. Gjithashtu, Kallas mund të jetë zgjedhja e Estonisë për komisionere të BE-së, apo të përfundojë në krye të shërbimit diplomatik të bllokut. Të gjithë sytë janë nga zgjedhjet amerikane që do të zhvillohen në nëntor, me disa që kanë frikë se rezultati mund të dëmtojë tërësisht aleancën transatlantike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • reti11 says:
    May 31, 2024 at 2:18 pm

    Orban eshte nje qelbesire, qe enderron rrënimin e Ukrainës, me shpresen se monstra e kremlinit do i hedhe ndonje copë territor Ukraine.
    Hungaria duhet dëbuar si nga BE ashtu edhe nga NATO

    Reply
  • demo says:
    May 31, 2024 at 7:23 pm

    Oeban mund te duket si nje autoritar prorus e proserb,,por populli Hungarez ka hesape me Serbine .Eshte gjithe Ajo Vojvodine qe Serbizohet cdo dite dhe Orbani me Hungarezet e kane lene ne dore bte serbeve pa kerkuar as Autonomine.
    Ne 1981 Vojvodina dhe Kosova u ngriten per te drejta te barabarta ne Jugosllavi,Kerkuan Republike.Sot Vojvodina eshte suprimuar krejt,gek nuk ben nga frike e serbeve.Kete te shikoje Orban.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?