Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri polak: Perëndimi t’i përgjigjet Putinit në gjuhën që kupton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministri polak: Perëndimi t’i përgjigjet Putinit në gjuhën që kupton
AktualitetBote

Ministri polak: Perëndimi t’i përgjigjet Putinit në gjuhën që kupton

Published: January 3, 2024
Shpërndaje

Polonia i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i përgjigjet Rusisë, pasi Moska kreu dy sulme masive ajrore në Ukrainë dhe Kievi u kundërpërgjigj me sulme në rajonet kufitare ruse dhe në Krimenë e pushtuar.

Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet ruse me dronë dhe raketa në dhe përreth Kievit, por edhe në Harkiv më 2 janar. Ushtria ukrainase kishte raportuar për sulme në shkallë të njëjtë edhe ditë më parë.

Më 3 janar, ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha se Perëndimi duhet t’u përgjigjet sulmeve “në gjuhën që presidenti rus, Vladimir Putin e kupton: ashpërsimin e sanksioneve në mënyrë që ai të mos mund të prodhojë armë të tjera me komponentë të kontrabanduar dhe duke i dhënë Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi që do t’i mundësonin të kryente sulme në vendet prej ku Rusia kryen sulme dhe në qendrat e komandimit”.

- Publicitet -

Ditë më parë, Putin ka thënë se shteti i tij do të “intensifikojë” sulmet ndaj Ukrainës, duke shtyrë ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të akuzojë Moskën se po kërkon që ta “asgjësojë” Ukrainën.

Gjermania “do të qëndrojë me popullin e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si Twitter. Rritja e sulmeve vdekjeprurëse, shumica e të cilave kanë për cak zonat e banuara, ka nxitur ambasadorin e Francës në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, të deklarojë se është pesimist për rrjedhën e ngjarjeve në Ukrainë.

Sipas tij, situata në Ukrainë është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë. Më herët gjatë 3 janarit, dronët ukrainas sulmuan Krimenë, gadishullin që Rusia e aneksoi ilegalisht më 2014, dhe dy rajone ruse në kufi me Ukrainën.

Autoritetet ruse nuk kanë raportuar për viktima nga sulmet në rajonet kufitare. Por, javën e kaluar, si pasojë e sulmeve, që Moska ka thënë se janë kryer nga Ukraina, në rajonin rus të Belgorodit u vranë 25 persona.

Ukraina po i bën thirrje aleatëve perëndimorë që të përshpejtojnë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, të raketave me rreze të gjatë veprimi, dronëve luftarakë, në mënyrë që t’iu kundërpërgjigjet sulmeve ruse.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?