Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Brendshme reagon për largimin e Ardi Veliut nga AMP: Do të mbajë detyrë tjetër shtetërore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministria e Brendshme reagon për largimin e Ardi Veliut nga AMP: Do të mbajë detyrë tjetër shtetërore
AktualitetKronike

Ministria e Brendshme reagon për largimin e Ardi Veliut nga AMP: Do të mbajë detyrë tjetër shtetërore

Published: October 23, 2023
Shpërndaje

Pasi u dha lajmi për dorëheqjen nga posti drejtues i AMP-së i Ardi Veliut, ka reaguar zyrtarisht Ministria e Brendshme. Në njoftimin zyrtar thuhet se Veliu do marrë një tjetër detyrë shtetërore, ndërkohë në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do të jetë Dritan Dorda deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme:

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu ka paraqitur sot dorëheqjen nga detyra, tek Ministri i Brendshëm.

- Publicitet -

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e falënderoi z. Veliu për punën e bërë deri tani në krye të AMP-së, rezultatet e arritura në kuadër të procesit të vetë-pastrimit të strukturave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nga 1 janar deri sot, ka referuar pranë SPAK dhe Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm 207 raste për 295 subjekte, ndër ta 253 oficerë policie si dhe 42 shtetas.

Në këtë periudhë janë arrestuar 23 oficerë në flagrancë. Me masë sigurie janë 72 raste, ndër ta, 61 oficerë policie dhe 11 shtetas. Në masën “Arrest në burg” janë 24 raste, ndër ta, 18 oficerë policie dhe 6 qytetarë. Me masën “Arrest në shtëpi” janë 6 oficerë policie dhe 1 qytetar, me masën “Pezullim i ushtrimit të detyrës në shërbim publik” janë 34 oficerë policie.

Gjithashtu janë dhënë 24 masa disiplinore administrative, pas hetimeve disiplinore të AMP-së, ndër ta, 4 oficerë me masë disiplinore “Përjashtim nga policia”; 3 oficerë “Shtyrje e afatit të gradimit” për dy vjet; për 5 oficerë policie “Shtyrje e afatit të gradimit” për një vit, si dhe për 9 oficerë “Shtyrje e afatit të gradimit” për nëntë muaj.

AMP i ka dhënë rekomandim Agjencisë Kombëtare të Informacionit të Klasifikuar për heqjen e Certifikatës së Sigurisë për 19 subjekte. Zoti Veliu ishte emëruar në krye të AMP në shtator 2022, detyrë që e mbajti deri ditën e sotme. Drejtimin e Agjencisë, deri në fund në zgjedhjen e drejtuesit të ri, do ta mbajë Dritan Dorda, Zv.drejtor i Përgjithshëm i AMP-së. Ju bëjmë me dije se Ardi Veliu do të vijojë të japë kontributin e tij, në një tjetër detyrë shtetërore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret ne SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria
  • BE po “eksporton” azilin jashtë Evropës, Amnesty International sulmon marrëveshjen Itali-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Propaganda dhe realiteti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  2. Buda on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  3. Xoni on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  4. Liria on Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin
  5. Zeqineja on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?