Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Jashtme e Kosovës promovon librat e Shaban Muratit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministria e Jashtme e Kosovës promovon librat e Shaban Muratit
AktualitetRajoni

Ministria e Jashtme e Kosovës promovon librat e Shaban Muratit

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

Ministria e Jashtëme dhe Diasporës e Kosovës organizoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës promovimin e dy librave të rij të diplomatit dhe studjuesit të njohur Shaban Murati “Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare” dhe “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”.

Në praninë e punonjësve të ministrisë së jashtëme, të përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe të përfaqësuesve të institucioneve qeveritare, shkencore, akademike, arsimore dhe mediatike, fjalën e hapjes e mbajti zëvendësministri i jashtëm i Kosovës. Kreshnik Ahmeti.

Në fjalën e tij zëvendësministri i jashtëm theksoi se “fati i kombit tonë është që kemi njohës me dije të thellë e përvojë të gjatë, siç është rasti me ambasadorin Murati. Sepse, sado që krizat të shtyejnë drejt urgjencës, janë pikërisht ato të cilat përcaktojnë dekadat që vijnë dhe zgjidhjet duhet të jenë të mirëmenduara.

- Publicitet -

E këtu, intervenimet e Shaban Muratit, nëpërmjet analizave të tij të botuara qoftë nëpërmjet librave, sikurse këto që po i promovojmë sot, apo nëpërmjet shkrimeve ditore e javore, janë të domosdoshme. Botimet e ambasadorit Murati do të institucionalizohen edhe në Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës”.

Përshëndeti edhe Drejtori i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtëme të Kosovës, Prof.Dr.Beqir Ismaili, që vuri në dukje se veprat e ambasadorit Murati përbëjnë një gamë të gjerë të njohurive shkencore, historike dhe diplomatike dhe pasurojnë mendimin shkencor kombëtar.

Botuesi i librave, Alket Veliu, Kryetar i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” tha se “ambasadori është ndër figurat publike më të spikatura shqiptare në mbrojtje të interesave kombëtare. Atë e shqetëson çeshtja kombetare në çdo qelizë të saj, pa e ndarë në interesa krahinore. Për Ambasadorin interesat kombëtare janë të panegociueshme dhe ka kurajon t’i thotë shqetësimet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në kohën e duhur”.

Profesor Donik Sallova, i cili referoi për librin “Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare”, tha se “Libri që po promovojmë sot, synon që përmes rrëzimit të filozofisë tabuizuese të elitës politike të ndihmojë në përmirësimin e shoqërisë shqiptare, e cila nuk qëndron jashtë fokusit të kritikës së tij.

Si një popull që është vonuar në shumë procese historike, dhe siç thotë autori, edhe ka gabuar përgjatë historisë, e ka të nevojshme reflektimin e thellë për të ndryshuar, si kompensim i revolucionit të munguar në historinë tonë kombëtare. Prandaj, libra si ky të autorit e mendimtarit kombëtarist Shaban Murati janë një pedagogji e domosdoshme kombëtare per shoqëritë si e jona”.

Profesor Shqiprim Pula, i cili referoi për libri “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”, tha: “Nuk do e përmblidhja librin në tërësinë e tij nëse nuk do të theksoja dhe lavdëroja për një punë të shkëlqyeshme të ambasadorit për të pasqyruar qartë dhe duhur rolin shtetëror dhe rrugëtimin, që duhet ndjekur pa dëmtuar interesin kombëtar e shtetëror.

Ky libër ndihmon shumë në orientimin e studjuesve, politikbërësve, diplomatëve e edhe publikut në kuptimin diplomatik e politik, si rezultat i hulumtimit intensiv të ngjarjeve në këtë pjesë të Europës”.

Dr.Elvis Hoxha, drejtor i Institutit Politik të Studimeve Humane , i cili referoi për të dy librat, theksoi se “Librat e ambasadorit Shaban Murati janë një rast i veçantë. Librat e ambasadorit na japin mundësinë me ripa në hapësirën e pak ditëve ngjarje të disa dekadave, madje me besnikërinë e kronologjisë.

Besoj se në kushte të tjerë, ambasadori nuk do të na propozonte kronika analitike, por vetëm monografi mbi temat. Në kushtet tona, z. ambasador na vë në letër atë çka i mungon kujtesës institucionale, kujtesës historike, kujtesës gjeopolitike dhe kujtesës në lidhje me të drejtën ndërkombëtare. Nga fusha ime do të preferoja të lexoja monografi, por nga këndi i ndërgjegjes publike aktuale, e ndaj tërësisht këtë qasje.

Do të thoja se dy librat ndryshojnë në optikën e tyre: “Antitabu” është ditar historiko-politik, ndërsa “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci” është ditar gjeopolitik”.

Veprimtarinë e pasqyruan edhe mediat kombëtare te Kosovës. Pas veprimtarisë, zëvendësministri i punëve të jashtëme, Kreshnik Ahmeti, priti në selinë e Ministrisë së Jashtëme dhe Diasporës të Kosovës diplomatin Shaban Murati, me të cilin shkëmbyen mendime për zhvillimet më të reja në rajonin tonë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
  • Kujdes me financat, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot
  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec

Komentet e Fundit

  1. !!? on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  2. nje shqiptar on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  3. 1thundrak on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  4. 1thundrak on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  5. 1thundrak on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?