Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paraqiti ditën e sotme vendimet e qeverisë. Balluku bëri me dije se projekt vendimi i shpalljes së procedurave të dokumentacionit së kompensimit për shoqërinë e transportit ndërqytetas dhe qytetas do të vazhdojë edhe për 3 muajt e ardhshëm si pjesë e projektit antikrizë.
‘Mbledhja e qeverisë, 5 pika disa prej të cilave kanë të behën me aktet e shpronësimeve, si rruga e arbrit apo projekti i qafë plloçës.
Akti më i rëndësishëm, është projekt vendimi për shpalljen e procedurave të dokumentacionit së kompensimit për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas.
Kjo paketë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor, një paketë antikrizë duke patur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe 98% në Republikën e Shqipërisë. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë.’- tha Balluku.
Balluku foli edhe për ndikimin e Bordit të Transparencës në luhatjet e çmimeve të hidrokarbureve. E pyetur nëse duhet shkrirë Bordi i Transparencës Balluku u shpreh se Bordi nuk ndikon në rritjen apo uljen e çmimeve të karburanteve, por i vendos ato sipas bursës. Ministrja u shpreh se u referohemi bursës PLANT.
Kujtojmë së në paketën e parë të rezistencës sociale, në pikën 4 thuhej se qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse duke derdhur shumën prej 500 milionë lekë, ose 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në këtë formë udhëtarët nuk preken nga ndryshimi i çmimit.
‘Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.’- thuhej në vendimin e qeverisë.
a.m/dita
