Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja Balluku inspekton punimet në aksin Palasë-Dhërmi, segmenti 2 hapet për automjetet brenda pak ditësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministrja Balluku inspekton punimet në aksin Palasë-Dhërmi, segmenti 2 hapet për automjetet brenda pak ditësh
AktualitetLajmi i fundit

Ministrja Balluku inspekton punimet në aksin Palasë-Dhërmi, segmenti 2 hapet për automjetet brenda pak ditësh

Published: July 10, 2023
Shpërndaje

 

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në aksin Palasë-Dhërmi, segmenti 2, i cili pritet të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve brenda pak ditëve.

Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se punimet po ecin me ritme të shpejta, në mënyrë që rruga të vihet në përdorim të pushuesve.

- Publicitet -

“Këtu punohet me ritme të shpejta pasi ne duam që ta hapim gjatë këtij sezoni. Po flisnim edhe me ndërtuesin, edhe me punëtorët këtu që ka një presion shumë të madh nga pushuesit. Sigurisht se kur ti shikon një rrugë të shtruar ku ti mund të kalosh dhe mendon se duhet të bësh gjithë kurorën nga sipër, por ne duhet të përfundojmë dhe gjithçka duhet të jetë në parametrat e duhur të sigurisë rrugore, kështu që do të duhet pak durim, por rëndësi ka që e kemi këtë rrugë totalisht të hapur. Duhet thënë që këtu ka qenë paksa e vështirë, duke pasur parasysh që ka pronat e bregdetit, kanë një rëndësi të veçantë për pronarët e truallit dhe presin që ti zhvillojnë ato. Kështu që është dashur një bashkëpunim i mirë me banorët e zonës për të pasur mirëkuptim. Pjesa e trasesë që duket jashtë projekti është një pjesë që ne e kemi punuar dhe e kemi bërë gati për të bërë pedonalen, aty ku të gjithë mund të shëtisin gjatë ditës apo natës, duke pasur parasysh që dhe njerëz që duna të bëjnë sport, të bëjnë vrap, por edhe një korsi biçikletash për të gjithë ata që dëshirojnë që ta bëjnë këtë pjesë që është panoramike edhe me biçikletë”,  theksoi ministrja.

Evis Berberi, drejtor i ARRSH, u shpreh se aksi ka një gjatësi 4.5 kilometra dhe kjo rrugë klasifikohet në kategorinë C,2.

“Segmenti i parë, të cilin e hapëm vitin e kaluar ishte 2.5 kilometra dhe tani kemi 2 kilometrat e tjerë të të gjithë aksit. Është një aks 4.5 kilometra në total, me një gjerësi 12 metra kurorë të rrugës dhe me 9 metra asfalt. Është një rrugë e kategorisë C,2 me një reliev panoramik dhe gjithashtu kemi pasur dhe dy vepra arti, urën në hyrje të Palasës dhe kemi pasur dhe një urë të vogël afër kilometrit të dytë”, theksoi ai.


p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 07 nëntor 2026
  • Shën Votuesi!
  • Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Komentet e Fundit

  1. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. Kreshnik Martini on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Saliu. on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  5. Ethem Lalaj on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?