Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen
Aktualitet

Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen

Published: September 17, 2026
Shpërndaje

Interpelanca e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiut, në Kuvend u shoqërua me debate dhe ndërprerje nga radhët e opozitës. Në disa momente, diskutimet në sallë detyruan nënkryetaren e Kuvendit, Evis Kushi, të ndërhynte për të vijuar seanca.

Në fjalën e saj, Spahiu u ndal te çështjet që lidhen me shërbimet shëndetësore, duke marrë si shembull shërbimin e dializës dhe mënyrën e ofrimit të tij ndër vite.

“Kjo është interpelanca e parë pasi kam marrë detyrën. Dua të ndalem në çështjet për interpelancë. Po marr si shembull dializën: përshembull në 2004-ën shërbimi ka qenë shumë i kufizuar dhe shumë pacientë shkonin drejt Maqedonisë së Veriut. Prandaj ndërtimi i kapaciteteve publike ka rëndësi të jashtëzakonshme”, deklaroi ministrja.

- Publicitet -

Spahiu hodhi poshtë gjithashtu interpretimet për një kalim të shërbimeve nga një operator privat te një tjetër, duke theksuar se synimi, sipas saj, është garantimi i vijimësisë së shërbimit për pacientët.

“Pas përfundimit të kontratës shteti merr administrimin për këto shërbime. S’bëhet fjalë për kalimin nga një operator te tjetri, apo për të përgojuar gra e vajza që kanë punuar me mua në 100 orët e para të punës. Marrja në administrim publik nuk është qëllim në vetvete, por pacienti të mos e ndjejë ndryshimin si pasiguri. Pacienti duhet të vazhdojë të marrë shërbimin, pa ndërprerje, dhe me përgjegjshmëri institucionale”, tha ajo.

Ministrja foli edhe për mënyrën e organizimit të shërbimeve dhe theksoi se ndryshimi i emërtimit nuk nënkupton, sipas saj, krijimin e një strukture të re private.

“Ndryshimi i emërtimit nuk nënkupton krijimin e një institucioni të ri privat, por shoqëri ekzistuese me kapital 100% shtetëror, nuk kemi transferim të kompetencave publike te një subjekt privat”, u shpreh Spahiu.

Në vijim, ajo iu përgjigj edhe kritikave për emërimet dhe stafin, duke deklaruar se do të kërkojë që në administratë të qëndrojnë njerëzit që punojnë dhe përmbushin detyrat.

“Harrojeni që në një pozicion pune do vendoset një burrë, një grua, kushdo qoftë që nuk e ka ritmin tim, do jem javë për javë me ju në interpelancë për të treguar që njerëzit e punës nuk duhen bojkotuar”, deklaroi ministrja.

Spahiu e mbylli fjalën e saj me një zotim për angazhimin në sistemin shëndetësor dhe vendosi një afat për realizimin e një prej objektivave të saj.

“Sistemi shëndetësor është aset kombëtar, burimet e këtij aseti kombëtar ju politikanët i keni degjeneruar për arsyet tuaja dhe njerëzit punëtorë që i keni përgojuar për interesat tuaja personale do jenë në krahun tim deri në minutën e fundit edhe sikur një javë të rri në këtë detyrë. Çdo orë të punës do të jem në shërbim të qytetarëve. Nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës unë do të jem aty. Në 2027-ën ose do sjell Pet Scan-in ose do jap dorëheqjen. Mos u merrni me emra grash se do të mbeteni burra me damkë”, tha Klodiana Spahiu në Kuvend.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U arrestuan 3 ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit
  • Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen
  • “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  • FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  • VIDEO: Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit bllokojnë rrugën me kosha mbeturinash

Komentet e Fundit

  1. 3D on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  2. Pensionisti on Shqiptaria në zi, Beogradi në festë
  3. demo on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  4. Kureshtari on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  5. katarakti on Nga bashkimi te dështimi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?