Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja Koçiu: 17 spitale autonome deri në 2027-ën, do të shtojmë edhe 60 qendra shëndetësore 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministrja Koçiu: 17 spitale autonome deri në 2027-ën, do të shtojmë edhe 60 qendra shëndetësore 
AktualitetShendetesi

Ministrja Koçiu: 17 spitale autonome deri në 2027-ën, do të shtojmë edhe 60 qendra shëndetësore 

Published: December 8, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nga paneli për shërbimet publike në Kongresin e Partisë Socialiste është ndalur te kantieret e reja që do të nisin vitin e ardhshëm në infrastrukturën shëndetësore.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu deklaroi zgjerimin e autonomisë spitalore për të tjera struktura spitalore në vendin tonë, pas modelit të parë nisur me Spitalin Memorial Rajonal të Fierit.

“Janë krijuar më në fund kushtet për të vënë në zbatim të gjerë modelin e administrimit të provuar me sukses në Spitalin “Memorial” të Fierit, i cili është një model i parë i zbatimit të autonomisë spitalore. Jemi gati të zgjerojmë këtë model edhe në QSUT, Spitalin e Shkodrës, Spitalin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Qëllimi ynë është që deri në vitin 2027 të kemi 17 struktura spitalore tërësisht autonome”, deklaroi Koçiu.

- Publicitet -

Gjithashtu informoi hapjen e kantiereve të reja ndërtimi për të përmirësuar më tej infrastrukturën shëndetësore.

“20 spitale dhe 340 qendra shëndetësore është bilanci i deritanishëm. Deri në 2025, i shtojmë kësaj liste 15 spitale dhe 60 qendra shëndetësore më shumë”, deklaroi Koçiu.

Ajo nënvizoi se ishin reformat e ndërmarra në mandatin e parë dhe të dytë të qeverisë , ato që në pikun e pandemisë mundësuan sistemin e shëndetësisë të funksiononte normalisht.

“Duke mësuar nga e shkuara, do të investojmë në forcimin e mëtejshëm të aftësive tona reaguese ndaj emergjencave, duke nisur nga dyfishimi i kapaciteteve testuese të Institutit të Shëndetit Publik. Falë investimeve madhore në Shërbimin Kombëtar të  Urgjencës, kemi shtrirë mbulimin e shërbimit në të gjithë territorin, duke përgjysmuar kohën e pritjes”, vijoi Koçiu.

Ajo tha se do të vijojnë më tej, me shtimin e numrit të autoambulancave.

Ministrja Koçiu deklaroi nga Kongresi i PS-së se mjekët janë në qendër të çdo reforme të ndërmarrë.

“Rikthyem dinjitetin e profesionit përmes rritjes së pagave me 70% nga pikënisja. Vitin e ardhshëm vijojmë me një rritje të re, pjesë e vizionit tonë për paga 100% më të larta.  Rrisim gjithashtu numrin e mjekëve. Shqipëria e vitit 2030 do të ketë  më shumë mjekë për çdo 1 mijë banorë”, deklaroi Koçiu.

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?