Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ndërministror për Tokën, është miratuar zyrtarisht “Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028”, një plan konkret dhe i zbatueshëm pune, që vendos hapat për transformimin digjital të sistemit të pronësisë në Shqipëri.
Ky udhërrëfyes u prezantua nga Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, znj. Lorena Goxhobelli, e cila theksoi rëndësinë e këtij angazhimi për të ndërtuar një administratë më efikase, më transparente dhe të orientuar plotësisht drejt qytetarit.
– Çfarë sjell digjitalizimi i plotë dhe regjistrimi fillestar?
• Rrit besueshmërinë e të dhënave të pronësisë
• Siguron akses më të shpejtë dhe më të saktë në të dhëna për qytetarët dhe institucionet
• Ul mundësinë për abuzime dhe manipulime me dokumentacionin e pronësisë
• Përmbush kriteret e integrimit europian, në veçanti standardet e BE për administrimin e tokës
• Siguron plotësimin me tituj pronësie dhe regjistrimin e tyre në regjistrin kadastral
– Çfarë digjitalizohet?
Dokumentacioni tekniko-ligjor, kartelat e pronësisë dhe hartat kadastrale – të cilat përbëjnë bazën themelore të të dhënave kadastrale në vend. Këto janë dokumente të domosdoshme për të vërtetuar dhe mbrojtur të drejtën e pronësisë.
-Çfarë është Regjistrimi Fillestar dhe pse është i domosdoshëm?
Regjistrimi Fillestar është një proces i domosdoshëm për plotësimin me titull pronësie dhe regjistrimin e pronës në regjistrin kadastral. Këtij procesi do t’i nënshtrohen 274 zona kadastrale në të cilat nuk është kryer më parë një regjistrim i tillë. Objektivi kombëtar është përfundimi i plotë i regjistrimit fillestar brenda vitit 2028.
✅ Deri në fund të 2025: përfundon skanimi dhe arkivimi elektronik i të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor referues
✅ Deri në fund të 2026: përfundon digjitalizimi i kartelave të pronësisë dhe i hartave kadastrale
✅ Po në 2026: përmbyllet regjistrimi fillestar në 95% të zonave kadastrale të vendit
✅ Në 2028: përmbyllet regjistrimi fillestar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë
Goxhobelli theksoi se ASHK është e angazhuar ta zbatojë me sukses këtë plan, në bashkëpunim me institucionet publike, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe me fokus të pandërprerë tek qytetari.
Ky udhërrëfyes përfaqëson një hap vendimtar për të ndërtuar një sistem të integruar dhe të besueshëm të pronësisë – në funksion të qytetarëve, ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Per cilen prona e ka fjalen kjo zonja? A do te ndihmoje kjo rruge ne kompesimin e pronsreve me leke ose toke ne vende tjeter? Apo eshte mashtrimi i rradhes se gjigandit per vitin e arte 2028 ku shqipetaret do te hane me luge te arte? Po Zegjineja do te jete ne kete komision?
Po i rregjistruat ne kete regjisterin Dixhital, jo vetem pronat qe do ti humbisni, por do ju marrin dhe shtepite deri ne 2030-en. Mbajeni mend kete qe ju them. Kemi te bejme me nje klike kriminale, e cila urdherohet dhe manaxhohet nga nje klike tjeter Kriminale Globale. Po thurin nje operacion per grabitje masive nepermjet dixhitalizimit, sidomos ne Perendim. Mbani mend fjalet e plakut pederast Klaws Schwab te WEF? Ka thene tekstualisht keshtu. You’re going to own nothing and be happy.
Dixhitalizimi I kryer nga i ndjeri Artan lame, vertetoi toka ne emer te pronareve real.
Me pas keto toka kaluan ne emer me pronar ” shteti “. Si mundet shteti te tjetersoj
dhe te pronesoj tokat e pronareve reale..? Dixhitalizimi do te kryhet nga shteti per
te marre tokat nga vet shteti me obortaret e tyre. Beni kujdes se kjo do te sjell
pasoja te pa rikthyeshme per brezin tone dhe ata qe do te vijne pas nesh…
Pa stabilizuar çështjen e pronave nuk ka çfarë na duhet hyrja në BE.
Prona është e shenjtë, ky është ligji themeltar i kushtetutës në vendet demokratike. Të shkelësh këtë ligj do të thotë të shkelësh të drejtën themelore të njeriut, si mund të jetë një vend i tillë vend demokratik?
Në Shqipëri është bërë çdo ligj antiligjor, absurd, abuzues, spekulativ në lidhje me pronën dhe si pasojë të kësaj veprimtarie kriminale të pas viteve 1990kemi vetëgjyqësi dhe rritje të çështjeve gjyqësore në lidhje me pronën. Të futësh një vend në BE pa zgjidhur problemet e pronave, një vend ku pronari u bë ish_pronar do të thotë të lesh pa zgjidhur problemin themeltar të sistemit demokratik, do të thotë që ky vend të jetë në kaos, një vend pa shtet ligjor ku të sundojë mafja dhe krimi. Në cilin vend të Europës është luajtur me pronën si në Shqipëri, në cilin vend të Ballkanit ka ndodhur kjo katrahurë, ja konkretisht Kosova nuk ka probleme me pronën private, si ka mundësi të tjetërsohet pronari me një ligj absurd,atëhere mund pas ca vitesh mund të shërbejë si precedent ky ligj dhe kuvendi i Shqipërisë me të “çmendur” të tjerë të nxjerrë një ligj që prona të ndryshojë pronarin, çfare mund të ndodh, asgjë tjetër veçse një ngjarje tragjike si e vitit 1997.
Prandaj ligji 7501është ligj kriminal.
Ku ishte në ato vite e djathta shqiptare?
Sabri Godo dhe më pas Fatmir Mediu(Çami varfanjak shpirtëror, ordiner) u bë kont dhe shëtit nëpër Amerikë me vjedhjet e grabitjen e pronave të pronarëve dhe të shtetit shqiptar (pronë e brezave me djersën e popullit në sistemin socialist)
Si u pasurua Fatmir Mediu, nga i gjeti këto të ardhura përrallore?
Përfundimisht, ishte ligji 7501 që gatoi çorbën për të fituar ajo, që më pas u quajt oligarkia shqiptare.
Pasuria e brezave në socializëm dhe pasuria e tokës shqiptare shkuan në duart e grupeve të caktuar që sot quhen oligarkë.
Shqipëtarët duan drejtësi, nuk kanë nevojë të hynë në BE si me një shtet gjysmak, të sakatuar si mbas një lufte.
Kjo Goxhobelli mos eshte gje ajo qe akuzohej se po ye mos jepje ryshfet nuk mbaroje kurre pone ne kadaster e hipoteke ?