Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miratohet VKM-ja për dërgimin e forcave shqiptare në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Miratohet VKM-ja për dërgimin e forcave shqiptare në Gaza
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për dërgimin e forcave shqiptare në Gaza

Published: July 31, 2026
Shpërndaje

Shqipëria ka nisur konkretizimin e angazhimit të saj në misionin ndërkombëtar për ruajtjen e paqes në Gaza, duke ndërmarrë hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak.

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë projektligjin për angazhimin e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, i cili parashikon që numri maksimal i personelit të Forcave të Armatosura që mund të marrë pjesë në mision të jetë 40 ushtarakë.

Sipas dokumentit, misioni i kontingjentit shqiptar do të përfshijë mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare, monitorimin dhe raportimin e situatës së sigurisë, si edhe detyra të tjera në përputhje me mandatin e misionit, në kuadër të Bordit të Paqes.

- Publicitet -

Projektligji parashikon gjithashtu që ushtarakët pjesëmarrës, përveç pagës mujore, të përfitojnë dieta për ditët e qëndrimit në operacion, në masën që do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Më herët gjatë ditës, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se përfaqësia shqiptare do të nisë fillimisht me katër oficerë shtabi.

Pas mbledhjes së qeverisë, Nufi tha se projekt-akti do t’i dërgohet Kuvendit për miratim dhe se vendimi është në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Republika e Shqipërisë do të ketë një përfaqësi në Gaza duke filluar fillimisht me katër oficerë shtabi. Me vajtjen e këtyre katër oficerëve të shtabit në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese do të vlerësohet më pas edhe kush do të jetë niveli konkret i trupave që do të dërgohen në Gaza, duke përfshirë këtu edhe vendndodhjen konkrete ku këto trupa do të dislokohen”, u shpreh ministri.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?