Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mitsotakis pranon martesat e të njëjtit seks, revoltohet kisha greke
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mitsotakis pranon martesat e të njëjtit seks, revoltohet kisha greke
AktualitetBote

Mitsotakis pranon martesat e të njëjtit seks, revoltohet kisha greke

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mesa duket po përballet me një nga sfidat e tij më të mëdha, pas premtimit për legalizimin e martesës të së njëjtit seks duke ndezur kështu debat të ashpër në vendin e krishterë ortodoks. Mitsotakis pranoi se përmes aftësisë së tij bindëse do të çojë përpara këtë reformë, ndërsa po kundërshtohet nga opozita.

“Unë dhe të gjithë ata që besojnë në këtë legjislacion, duhet të bindim deputetët tanë dhe më pas ata që mund të kenë ende qëndrim negativ. Ajo që do të ligjësojmë është barazia në martesë, që nënkupton eliminimin e çdo diskriminimi bazuar në orientimin seksual. Nuk është diçka rrënjësisht e ndryshme nga ajo që vlen në vendet e tjera evropiane”, deklaroi kryeministri në fillim të vitit 2024, në një intervistë, citon The Guardian.

Ndërhyrja në këtë reformë nga lideri grek, pas mandatit të dytë, tregoi se sa e ndjeshme mbetet çështja e të drejtave të homoseksualëve në Greqi. Në një shoqëri që konsiderohet si një nga shoqëritë më konservatore të Evropës, Mitsotakis, jo vetëm po përballet me mosmiratimin e kësaj reforme, por edhe me rezistencën e fortë nga kisha ortodokse.

- Publicitet -

Klerikët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se miratimi i martesës të së njëjtit seks do të ishte hapi i parë drejt komunitetit LGBTQ+ që merr të drejtat prindërore, deri në shpërbërjen e shoqërisë greke.

“Fëmijët nuk janë as kafshë shtëpiake, as aksesorë. Asnjë modernizim social nuk mund të zëvendësojë nevojën e natyrshme të fëmijëve për baba dhe nënë”, deklaroi kisha. Po ashtu e ka konsideruar homoseksualitetin një abuzim me trupin dhe një mëkat të madh. Ndërkohë kryeministri grek është kundërpërgjigjur:

“Ne nuk do ta ndryshojmë ligjin për prindërimin. Çiftet e të njëjtit seks ashtu si njerëzit e drejtë mund të vazhdojnë të birësojnë fëmijë. Ideja e grave që shndërrohen në makineri për prodhimin e fëmijëve sipas kërkesës nuk do të ndodhë”.

Mitsotakis ka pranuar gjithashtu se martesa e të njëjtit seks duhet kohë për t’u pranuar si propozim, apo edhe kur legjislacioni të kalojë në parlament. Aktualisht më pak se 100 nga 158 deputetët e partisë së tij ka të ngjarë të mbështesin projektligjin. Një sondazh i kryer këtë javë, tregoi se 49% e të anketuarve kundërshtojnë martesën e të njëjtit seks, me 35% pro.

p.c. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?