Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mjekët “ngelin” në klasë! Studimi i ISHP: Pneumologët nuk njohin burime të ndotjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mjekët “ngelin” në klasë! Studimi i ISHP: Pneumologët nuk njohin burime të ndotjes
AktualitetKronike

Mjekët “ngelin” në klasë! Studimi i ISHP: Pneumologët nuk njohin burime të ndotjes

Published: November 5, 2024
Shpërndaje

Në një kohë kur ndotja e ajrit shfaqet si një faktor rreziku për kancerin, diabetin, sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskularet , mjekët pneumo-alergolog në spitalet rajonale, poliklinika, apo universitete kanë mungesë njohurish në lidhje me ndotësit e ajrit.

Ky konkluzion vjen nga një studim që ekspertët e ISHP kanë realizuar me anë të një pyetësori drejtuar një grupi mjekësh në Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Vlorë dhe Sarandë. Të dhënat e mbledhura tregojnë se vetëm 21.4% e mjekëve e kategorizojnë  pluhurin dhe stuhitë e pluhurit si burime të ndotjes së ajrit. sa i përket ajrit të brendshëm, shumica e mjekëve ranë dakord se tymi i cigares është një ndotës i zakonshëm por ata nuk njohin shumë burime të tjera të ndotjes së ajrit.

“Rezultatet tregojnë një mangësi në njohuritë e mjekëve në lidhje me shumë burime të ndotjes së ajrit duke përfshirë: pluhurin, erën e parfumit, qirinjtë, fshesat me korrent, freskuesit e ajrit, cigaret elektronike.”

- Publicitet -

Një mjedis tjetër ku mjekët e vlerësuan gabim ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit, është vendi i tyre i punës. Puna në spital dhe në klasë janë të dyja mjedise ku ndotja e ajrit mund të jetë e bollshme. Një studim i kryer në Arabinë Saudite për të vlerësuar cilësinë e ajrit të brendshëm zbuloi se nivelet e grimcave në një spital universitar ishin më të larta se udhëzimet e përcaktuara për cilësinë e ajrit.

Për më tepër, ndotja e ajrit të brendshëm mund të ndikohet nga mbipopullimi i secilit vend, karakteristikat e ndërtesës zakonet dhe aktivitetet e vizitorëve. Kur bëhet fjalë për ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit, ata besojnë tek rritja e rrezikut të  kancerit, astmës dhe alergjive por kanë pak njohuri për efektin që ka ndotja e ajrit në sëmundjen e arterieve koronare, obezitetin dhe pagjumësinë.

“Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë nevojën për edukim të vazhdueshëm rreth ndotjes së ajrit për mjekët dhe zhvillimin e udhëzimeve se për çfarë saktësisht duhet të pyesin pacientët në vlerësimin e ekspozimit të tyre.”

Studimi tregoi se vetëm 64% e mjekëve pyesin në mënyrë rutinë pacientët e tyre për ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Imami shqiptar në Zvicër shkarkohet pas zbulimit të deklaratave homofobe dhe lidhjeve me Hamasin
  • Biznesmeni me kompani me humbje pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën
  • Kur nuk duhet të shqetësohemi për njollat e bardha në bukën e fortë
  • Policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  • Izraeli, i përçarë: Eisenkot ka mandatin, ekuacion i ndërlikuar me partitë arabe

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Fraksion i dosjes ‘Veliaj’? Moderatori i njohur TV paraqitet në SPAK
  2. Fjala on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Rebeluesi on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Dursakja on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  5. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?